Title : | Bota në kohën e terrorizimit | Other title : | Longitudes and attitudes : exploring the world after September 11 | Material Type: | printed text | Authors: | Thomas L Friedman, Author ; Edlira Shehu, Translator ; Virgjil Muçi, Translator ; Bashkim Shehu, Translator | Publisher: | Tiranë : Instituti i Dialogut dhe Komunikimit | Publication Date: | 2003 | Other publisher: | New York : Penguin Books | Pagination: | 393 p. | Size: | 22 cm | ISBN (or other code): | 978-99943-98218-- | Price: | 7.5 eur | General note: | Includes bibliographical footnotes
| Languages : | Albanian (sqi) Original Language : English (eng) | Descriptors: | September 11 Terrorist Attacks, 2001 Terrorism -Press coverage -New York (State) -New York United States - Foreign relations - 2001 United States -Politics and government -2001-2009 World politics - 1995-2005
| Class number: | 973.931 | Abstract: | Kohë përpara ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, vazhdimisht thosha se, të kesh rubrikën e çështjeve ndërkombëtare në New York Times, është puna më e mirë në botë - dhe me sa dija, gjëja më e këndshme që mund të bësh ligjërisht. Prej teje s'presin gjë tjetër veçse të bëhesh turist me një qëndrim të caktuar dhe, për këtë, të paguajnë. Dhe pas 11 shtatorit, s'kam ndërruar mendje, po që atëhere s'e them dot më se bëj një punë të këndshme. Ndoshta do shkonte më mirë përcaktimi "tërheqëse", sepse s'ekziston gjë më pasionuese se sa të jesh i lirë të eksplorosh dhe shkruash për subjektin më të rëndësishëm të karrierës sime. Qysh në krye, dy ishin meraqet që më nxitën të shkruaja artikujt e mij. I pari ishte dëshira që të kupoja plotësisht se cilët qenë të nëntëmbëdhjetë piratët vetëvrasës të ajrit që hynë furishëm në jetën tonë më 11 shtator, çfarë i shtyu të bënin atë që bënë dhe çfarë e shtynte një pjesë të madhe të botës arabe dhe myslimane t'i mbështeste në mënyrë pasive. Më dukej se nëqoftëse ne, si komb, s'do të jemi në gjendje t'i japim përgjigjen e duhur kësaj pyetje të rëndësishme - Kush ishin ata? - asnjëherë s'do mundemi ta ndjejmë veten përsëri të sigurt dhe asnjëherë nuk do të jemi në gjendje të marrim masat e duhura për ta mbrojtur veten nga një 11 shtator tjetër. Meraku i dytë ka të bëjë me dëshirën për të kuptuar dhe shprehur më mirë se kush jemi ne - ne, amerikanët. Jam përpjekur të shqyrtoj veçoritë që kemi si vend - veçori që na ndihmuan për ta kapërcyer këtë krizë, por që shpjegojnë gjithashtu pse ishim objektivi i zemërimit dhe i xhelozisë së të tjerëve. Ky libër është rezultat i këtij hulumtimi personal. Ai ndahet në tre pjesë. Pjesa e parë përfshin një prolog dhe njëmbëdhjetë shkrime të shkruara para 11 shtatorit; shpresoj se këto analiza do ta ndihmojnë lexuesin për të kuptuar më mirë kontekstin e 11 shtatorit dhe arsyen pse përqasja ime ndaj tij është e tillë. Pjesa e dytë përfshin praktikisht gjithë shkrimet që kam bërë 13 shtatorit 2001 deri më 20 prill 2003. Ato paraqiten sipas rendit kronologjik, ashtu siç janë botuar në New York Times. Ato që u shkruan jashtë vendit përmendin dhe emrin e qytetit ku ndodhesha. Pjesa e tretë përbëhet nga ditari që mbajta gjatë muajve të dhimbshëm e të trazuar menjëherë mbas 11 shtatorit, kur udhëtova nëpër botën arabe dhe myslimane. Meqënëse, si kronist, shkruaj vetëm dy herë në javë, me 740 fjalë për artikull, unë grumbulloj shumë më tepër material dhe kam shumë më tepër takime interesante nga ç'jam në gjendje të përfshi në shkrimet e... | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=14063 |
|  |