Title : | Shoqëria moderne dhe njeriu i lakuar | Material Type: | printed text | Authors: | Gëzim Tushi, Author | Publisher: | Tiranë : Instituti i sociologjisë | Publication Date: | 2008 | Pagination: | 454 p. | Size: | 21 cm | ISBN (or other code): | 978-99956-05-34-6 | General note: | Includes bibliographical footnotes
| Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Descriptors: | Social institutions - Social politics Sociological analyses
| Class number: | 306 | Abstract: | "Shoqëria moderne dhe njeriu i lakuar", është një sukses i autorit, një thellim i shkallës së tij të njohjes, studimit dhe interpretimit të dukurive sociale. Ai dallohet për trajtim të thelluar të ideve, prirjeve, shkaqeve që determinojnë shfaqjen e "sëmundjeve sociale". Nga faqja e parë deri në fund, libri është "dëshmi" e punës serioze, e aftësisë teorike, analitike dhe empirike të autorit, për të njohur, perceptuar, interpretuar dhe natyrisht edhe për të shkruar me kulturë, për "fenomenet" e shoqërisë tonë, të interpretuara përmes një konteksti dhe përgjithësimi të fuqishëm teorik. Koncepti i "njeriut të lakuar", të cilin autori e ka bërë temë qendrore të librit, ndihmon për të kuptuar realitetet e reja të shoqërisë dhe njeriut real, që nuk është më "drejtvizor dhe i njëtrajtshëm", tek i cili nuk mund të ndikohet më me slogane e gënjeshtra, nuk mund të ndërhyhet me "parime njutoniane", por "anshtajniane". Kjo temë nuk është temë vetëm e librit të Gëzim Tushit. Ai tashmë është bërë objekt i diskutimit elitar në sociologjinë dhe shkencat e sotme sociale. Njeriu modern është bërë qenie e komplikuar, i vështirë, i befasishëm, i paqëndrueshëm, i paparashikuar. Tek ai gjenden të koncentruara tipare dhe veçori të një personaliteti të vështirë, "dikotomik", në të janë sintetizuara tipare e veçori kontradiktore. Në thelbin e tij është "e mira" dhe "e keqja", aty brenda në "qenien" e tij bashkëjeton humanisti dhe egoisti, shoqërori dhe asociali, narcisti dhe altruisti, konkurrenti dhe smiranjozi, i ndershmi dhe batakçiu, pesimisti dhe optimisti, njeriu i lidhur me "martesën monogamike", por edhe me "lidhje seksuale poligamike" të paralelizuar me martesën, punëtori dhe vanitozi, i "orientuari" dhe i "çorodituri", prindi i mirë që di të luajë "rolin" e tij dhe ai që braktis fëmijët dhe prindërit e tij të moshuar në rrugë të madhe, që bën jetë profesionale korrekte, por dhe që është nën ndikimin e lëndëve psikotrope çoroditëse, si droga dhe alkooli. Lexuesi ka mundësi të vlerësojë jo vetëm librin, por dhe cilësinë e instrumentit njohës, veçoritë e "teleskopit sociologjik" të Gëzim Tushit, i cili ka mundësuar që të intervenojë, nga "distancat sociale" deri në "skutat e njeriut", nga hapësirat konfliktuale të shoqërisë, në botën shpirtërore të individit. | Contents note: | Shoqëria dhe njeriu modern
Bota moderne drejt globalizimit; Shoqëri e rezikut; “Dinjiteti pa kusht”, për njeriun!; “Agjencioni materialist” ose fuqia shkatërruse e mirëqënies; Gracka e “budallallëk material”; Moderniteti, frika dhe pasiguritë; Pse ka nevoj për “modifikim” shoqëria jonë?; Kur shoqëria po “smuret” shpirtërisht; Njeriu modern dhe “narkomanitë”; “Armiqt social”; Individi apo shoqëria?; Njeriu i “lakuar” ose sintagma “kush jam unë”?; Liria individuale, dhe “mekanizmi social”; Sjellje personale apo dhe sociale?; “Individi humbës”; Personaliteti, suksesi, “e mira sociale”; Pse janë të demoralizuar njerëzit?; “Anarkia e heshtur”; Liria, anarkia seksuale dhe paradigmat e vjetra; “Sovraniteti seksual” i femrës?; Manjakët seksual si “rezik social”; “Paragjykimet e pashprehura”; Nga morali i “hekurt” në relativizëm moral; Integrimi europjan edhe “sjelljet sociale limit”; Qytetrimi dhe dhuna; Koha moderne, nuk është “kohë Otellosh”; A mund të ndalet ruralizimi i jetës sociale?; Shtëpi moderne, apo “motel”; “Dialog i pakufizuar”; A ka “kosto morale” profesioni?; Pse ekspozohen të “mbathurat e palara” të shoqërisë?; Sociologjia, e dobishme apo e padobishme?; “Teleskopi” i sociologut; Hapësira publike dhe qytetari; “Standartet qytetare”; Kriza e humanizmit social; Kush është “publiku”?; Kujdes me “sëmundjet e pasionit”; Institucionet e “sigurisë morale”; Kohë e vështirë për prindërit dhe mësuesët!; Edukimi qytetar, mission i pandryshuar i shkollës moderne; “Autoriteti moral” i mësuesit dhe konfliktualiteti; Vanitozët; Partneritet, apo shoqëri e vertikalizuar?; Si e kalojmë të dielën?; Sa thelbësore është pamja e jashme e zyrtarit?; Vetvrasja: problem social dhe ekzistencial; Vetvrasja: si sëmundje sociale; “Kufiri skandinav” i jetesës; Si të frenojm dukurinë e vetvrasjes?; Vetvrasja si fenomen filozofik; Si të dalim nga situatat që shkaktojn vetvrasje?; Reth dënimit me vdekje; Familja shqipëtare e sotmja dhe e ardhmja, në vështrim sociologjik; Familja si problem sociologjik; Familja, martesa dhe “qytetrimi kompleks”; Familja shqipëtare – ne “reformim” apo në krizë?; Kiza të identitetit dhe komunikimit; Familja “njëbërthamore” si model social sundues; A ka alternative, ndaj martesës?; A do të jetë familja “institucion intim”; Martesa dhe komponenti biologjik i saj; Hiperfonia sociogizante e martesës dhe përshtatshmëria seksuale; Përkatësia familjare dhe problemi i priviligjit social; Dimensioni social i familjes moderne; Cila do të jetë “fytyra e ardhme” e familjes?; Disa role prioritete që do ti mbeten familjes shqipëtare; Gruaja shqiptarë dhe problemi i barazisë gjinore; Pozita e gruas dhe shoqëria; Roli shoqëror dhe seksual, dy role që nuk mund të ndahen; Dhuna ndaj femërës, si problem kompleks; “Grushti” i hekurt i traditës antifeministe; Shoqëria shqipëtare dhe problemi i barazisë gjinore; concept modern bashkëkohor për pjesëmarrjen e gruas në vendimmarje; Gruaja dhe vendimmarja; Barazia gjinore dhe partitë politike; Fuqizimi ekonomik i gruas; Personaliteti i femrës dhe problemi i ngacimimit seksual në vendin e punës; Të drejtat e gruas, legjislacioni , Mekanizmi institucional; Kujdesi social; Kujdesi shëndetsor; Arsimi dhe eliminimi i dallimeve gjinore; Gruaja dhe media; Kush e vendos kufirin për gratë; Politika sociale, individi dhe “kujdestaria e shtetit”
Shtet social, nuk do të thotë demagogji sociale; Politikë sociale, jo “industri mëshire”; Reformë, jo “aspiratë sociale”; Varfëria, ndihma e shtetit dhe individi “vetëndezës”; Shoqëria partikulare dhe padrejtësia sociale; Pushteti lokal dhe sfidat sociale; Rruga për ne Europë, kërkon “kohezion social” !; Shteti, qytetari i “asistuar” dhe media; Pse po “ftohet” familja?; Njerëzit në nevoj dhe “institucionet e sigurisë morale”; Për një shërbim social alternative” Partneritet i shtetit me aktore te tjere sociale”; Aftësi e kufizuar, por jo “denjitet i fyer”; Vullnetarizimi si “motor” i shërbimit social; Shoqëria “anti fëmijë”, një rezik eventuali “shoqërisë moderne”; shoqëria moderne dhe fëmijër; “Fëmijët kangur” një realitet i ri social në shoqërinë shqipëtare; Fëmijët dhe media; Të rinjtë, të moshuarit dhe solidariteti social; Punonjësi social dhe realiteti social; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=12746 |
|  |