Title : | E shkuara e një iluzioni : ese mbi idenë komuniste në shekullin XX | Other title : | Introduction à une politique de l'homme | Material Type: | printed text | Authors: | François Furet, Author ; Miliana Balla, Translator ; Ermal Hasimja, Translator ; Agim Lluka, Editor | Publisher: | Pejë : Dukagjini | Publication Date: | 2003 | Series: | Fryma No. 52 | Pagination: | 499 p. | Size: | 24 cm | ISBN (or other code): | 978-995-10-5036-4 | Price: | 8.00 euro | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : French (fre) | Descriptors: | Communism - History - 20th century Communism - History - Soviet Union
| Class number: | 335.4 | Abstract: | Regjimi sovjetik doli rrëmbimthi nga teatri i historisë ku kishte hyrë me pompozitet. Ai e ka sendërtuar aq shumë lëndën dhe horizontin e këtij shekulli sa, pas një kohëzgjatjeje kaq të shkurtër, fundi i tij formon një kontrast të habitshëm me shkëlqimin që pati për së gjalli. Kjo, jo sepse sëmundja agonike nga e cila ishte prekur Bashkimi Sovjetik nuk mundi të diagnostikohej, por sepse shpërbërja e brendshme fshihej njëkohësisht nga fuqia ndërkombëtare e vendit dhe nga ideja që i shërbente si flamur. Prania sovjetike në çështjet ndërkombëtare vlente si një çertifikatë e pranisë sovjetike në histori. Ndërkaq asgjë nuk ishte më e huaj për opinionin sesa perspektiva e një krize rrënjësore e sistemit shoqëror e ngritur në këmbë nga Lenin-i e Stalin-i. Ideja e një reforme të këtij sistemi gjendej kudo nga pak që prej një çerek shekulli dhe ushqente në të gjitha format një revizionizëm veprues, por gjithnjë respektues të epërsisë parimore të socializmit mbi kapitalizmin. As armiqtë e socializmit nuk mundën të imagjinojnë mundë-sinë e zhdukjes së regjimit sovjetik dhe "tretjen" e Revolucionit të Tetorit; aq më pak që kjo thyerje do të kishte në zanafillë nismën e partisë së vetme në pushtet. Megjithatë, universi komunist u zhbë vetë. Mund ta shohitn edhe nga një shenjë tjetër e tatëpjetës: nuk mbeten më veçse njerëzit, të cilët duke mos u mposhtur, kanë kaluar nga një botë në tjetrën, të rilindur në një sis-tem tjetër, ithtarë të tregut e të zgjedhjeve, ose të riqarkulluar në nacionali-zëm. Por nga përvoja e tyre e mëparshme nuk mbijetoi asgjë. Popujt që kanë dalë nga komunizmi duken si të përndjekur nga mohimi i regjimit në të cilin kanë jetuar, edhe pse kanë trashëguar doket dhe zakonet e tij. Lufta e klasave, diktatura e proletariatit, marksizëm-leninizmi, janë zhdukur në dobi të asaj çka ata supozohej se kishin zëvendësuar: prona borgjeze, shteti demokratik liberal, të drejtat e njeriut, liria e sipërmarrjes. Nga regjimet e lindura nga Revolucioni i Tetorit nuk mbijetoi asgjë përveç asaj që ata kishin mohuar. Fundi i Revolucionit Rus ose zhdukja e Perandorisë Sovjetike, zbulon një "tabula rasa" pa asnjë ngjashmëri me atë çka kishin lënë fundi i Revolucionit Francez ose rënia e Perandorisë Napolëoniane. Njerëzit e Termidorit kishin festuar barazinë qytetare dhe botën borgjeze. Deri në disfatën përfundimtare që i kishte asgjësuar të gjitha ato që ai kishte fituar gjatë ditëve fatlume Napolëon-i kishte qenë një një pushtues i pangopur, një iluzionist i ngadhënjimit. Por ditën kur i humbi të gjitha, ai la në Evropë një brazdë të gjerë kujtimesh, idesh dhe institucionesh nga të cilat ishin frymëzuar edhe vetë ata që e kishin luftuar. Në Francë ai kishte ndërtuar shtetin për shekujt e ardhshëm. Përkundrazi, Lenin-i nuk la trashëgimi. | Contents note: | Pasioni revolucionar; Lufta e parë botërore; Magjia e përbotshme e terorit; Besuesit dhe të çmagjepsurit; Socializmi në një vend të vetëm; Komunizmi dhe fashizmi; Komunizmi dhe antifashizmi; Kultura antifashiste; Lufta e dytë botërore; Stalinizmi, stad suprem i komunizmit; Komunizmit; Komunizmi i luftës së ftohtë; Fillimi i fundit; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=14166 |
|  |