Title : | Koha, ngjarjet, njerëzit : studime, artikuj, fejtone, publicistikë, intervista, portrete (1963-2013) | Material Type: | printed text | Authors: | Zejnullah Gruda, Author | Publisher: | (Author) | Publication Date: | 2014 | Pagination: | 521 p. | Layout: | ill. | Size: | 24 cm | ISBN (or other code): | 978-995-18-8054-1 | General note: | Includes bibliographical footnotes | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Descriptors: | Balkan Peninsula - Historical, political and juridical dimension - 1999 - Kosovo International law International relations
| Class number: | 341 | Abstract: | Libri që është në duar të lexuesit, përmban 55 punime të mia shkencore, profesionale ose publicistike apo prononcime nga fusha e së drejtës ndër - kombëtare dhe e marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe nga politika, historia arti, letërsia etj., që janë bërë në një hapësirë kohore prej afro gjysmë shekulli. Një pjesë e teksteve që janë në libër, nuk i takojnë sferës së interesit tim primordial, d.m.th. nuk i takojnë thjesht specializimit tim. Mirëpo, pavarësi-sht nga kjo, këto tekste që janë shkruar në një hapësirë kohore aq të gjatë dhe kanë qenë të shpërndara në një numër të madh të revistave shkencore ose shoqërore, në gazeta ose në audio-intervista, përbëjnë, nëse jo pjesën më të rëndësishme të punimeve të mia, të paktën pjesën më të dashur të angazhimit tim. Kjo për arsye se këto punime, më mirë se çdo gjë tjetër, tregojnë për ngjarjet dhe personalitetet që më kanë preokupuar, për simpatitë që kam pa-sur dhe për përcaktimet e mia personale klasore dhe ideologjike. Jam i lumtur që, pas shumë decenieve, mund të them se simpatitë dhe angazhimet e mia janë përputhur me rrymën dominuese të të menduarit. Këto shihen që nga punimi i parë kushtuar likuidimit të pavarësisë së Shqipërisë në prag të Luftës së Dytë Botërore, dhe vazhdohen në dy temat vijuese që i referohen interve-nimit kundër Revolucionit të Tetorit dhe Luftës Civile në Spanjë (1936-1939), e sidomos shkrimeve kushtuar viktimës më të famshme të fashizmit Federiko Garsia Lorkës dhe masakrës së popullsisë së Gernikës, që e ka përjetësuar Pablo Pikaso. | Contents note: | Procesi dhe likuidimi I pavarsisë së Shqiperisë me 7 Prill 1939; Disa aspekte nga marrëdheniet midis SHBA-ve dhe Kubës gjatë viteve 1959-1964; Intervenimi i jashtëm kundër republikës sovjetike në vitet e para të ekzistencës së saj; Lufta civile në Spanjë - Prelud I luftës së dytë botërore; Grenika e Pikasos-Midis historisë dhe artit; Federiko Garcia Lorka - Kush ta mori ty jetën; Letër (e vonuar) diplomati spanjoll Jose - Miguel Palacios; Sarajeva - Jerusalemi I dytë; Njegoshi dhe kunora e maleve-Gjenerues të urejtjes ndërfetare dhe ndërnacionale; Çka nuk di z.Kissinger; Veprimet e Serbisë në esencë dallohen nga veprimet e Gjermanisë naziste vetëm për nga numri; Njollat në historinë e re të Ballkanit e të Evropës; Politikat nacionaliste dhe vlersimet për krimet në Bosnjë e Hercegovinë; Dënimi dhe denacifikimi; Ngjashmërite dhe dallimet ndërmjet Gjermanisë dhe Jugosllavisë (Serbisë); Alija Izetbegoviq - Personalitet tragjik në krye të një populli që donin ta zhduknin; Shqiptarët - Populli i ndarë; Serbët kurrë nuk e kanë kuptuar karakterin shumëkombësh të ish-Jugosllavisë; Vetvendosja-çelës dhe mjet për shoqërinë e hapur; Zhvillimet politike në Jugosllavi dhe çështja shqiptare në fund të viteve ’70 deri në fillim te viteve ’80; Konflikti në Kosovë në dritën e së drejtës ndërkombtare të luftës; Mbi te ashtuquajturat “Te drejta historike” të Serbisë mbi Kosovën; Parimi etnik; Parimi “Uti possidetis”; Statusi i ardhshëm i Kosovës; Midis drejtësisë dhe politikës; Premisat themelore për zgjidhjen e statusit final të Kosovës; E drejta per vetvendosjes-rasti I Kosovës; Pavarësia, fundi i pazarllëqeve të turpshme që bëhen në llogari të Kosovës dhe popullit; Përpjekje e hapur e Serbisë për ti instrumentalizuar kombet e bashkuara për ruajtjen e sundimit në Kosovë; Decentralizimi - Midis zgjidhjes demokratike dhe preludit për ndarjen e Kosovës; Krijimi i shteteve të reja-çështje faktike apo juridike?; Llojet e njohjes së shteteve; Deshtimi i Serbisë për ta instrumentalizuar OKB-në; Sjelljet skandaloze të diplomacisë serbe; Përcaktimi në anën e forcave antifashiste shërbimi më I mirë I kauzës së popullit; Në asnjë dokument të KEBS dhe në asnjë normë të së drejtës ndërkombtare nuk thuhet se kufijtë nuk mund të ndërrohen në mënyrë paqësore; Vullneti i popullit-Bazë e çdo pushteti; Mbi të gjitha-atdhedashuria, dija, maturia, dhe ndershmëria personale; Respektimi i së drejtës së vetvendosjes nuk është çështje e vullnetit të mirë por obligimi nga e drejta; Çka mund të trashëgoje Kosova; Pak optimizëm për sukses nga bisedimet me Serbinë; Kosova ka me shumë argumente në gjykatën ndërkombtare të drejtsisë, sesa Serbia; Ç fardo vendimi i gjykatës ndërkombtare të drejtsisë që do të ishte kundër Kosovës do të ishte skandaloz; Simon Bolivari-Jeta kushtuar çlirimit dhe bashkimit të Amerikës latine; Tregimi për ‘Banditin’ Pancho Villa që kishte refuzuar të bëhet president; Xhavaharlal Nehry-njeriu që lidhi indinë me shekullin XX; Gamal Abdel Naser-Simbol i dinjitetit të popullit arab; Islami dhe e drejta ndërkombtare; Millosh Kopiliqi(Obiliqi)-Ndërmjet heroit dhe vrasësit tinëzar; Ndarja e pushteteve, ndërtimi i shoqërisë demokratike dhe shteti ligjor; Lëshimet në legjislacion për sherbimin e jashtëm; Diskriminimi i shqiptarve në fushën e punëve te jashtme në ish-Jugosllavi; Jo’’Ligji ndërkombtar`` por ‘’E drejte ndërkombëtare’’; Zhvillimi i universiteteve shqiptare në kontekstin e integrimeve evropiane ; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18977 |
|  |