
Edward Elgar Publishing UN iLibrary HeinOnline Directory of Open Access Books SAGE Journals ASTM Compass Arxiv
From this page you can:
Home |
Author details
Author Jeton Shasivari
Available item(s) by this author


Administrimi dhe denacionalizimi i vakëfit të bashkësisë fetare islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut me vështrim të posaçëm në rajonin e Tetovës / Muhammed Izeti
![]()
Title : Administrimi dhe denacionalizimi i vakëfit të bashkësisë fetare islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut me vështrim të posaçëm në rajonin e Tetovës : studime të Magjistraturë - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Muhammed Izeti, Dissertant ; Jeton Shasivari, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL Publication Date: 2019 Pagination: 100 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: Hyrje
Vakëfi dhe institucioni i vakëfeve kanë lozur një rol të rëndësishëm në jetën e përditshme në perandorinë osmane dhe në zhvillimin e jetës arsimore, kulturore dhe fetaro-shpirtërore të popullatës. Vakëfet së bashku me administratën osmane janë zgjatur edhe në viset ballkanike dhe si pjesë e saj edhe në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që asokohe ishte pjesë administrative e Vilajetit të Kosovës. Vakëfi është një e mirë e përgjithshme dhe bie nën kategorinë e vlerës së përhershme. Prona e lënë vakëf bëhet pronësi e Allahut dhe iu jepet në menaxhim njerëzve. Ndër veprat e bamirësisë më e mira, është ajo pasojat e së cilës janë më afatgjata, e ajo kohëzgjatje te vakëfi është e pakufizuar. Lënia vakëf është edhe një formë e veçantë e arritjes së njërit nga parimet më qenësore shoqërore-morale të Islamit, e kjo është sakrifikimi për të mirën e përgjithshme. Por, nuk duhet harruar se lënia vakëf ka qenë traditë edhe para Islamit, që është praktikuar nga profetët e Zotit, dhe nga ithtarët e tyre. Termi vakëf në hapësirën tonë shqiptare është i njohur, pa marrë parasysh se fjalori i gjuhës shqipe, këtij termi i kushton një rëndësi prej disa rreshtash: Vakëf... 1. Pasuri e patundshme, që ISHTE pronë e një xhamie, e një kishe, e një teqeje a e një manastiri; 2. Vend i shenjtë, sipas përfytyrimeve mistike fetare. Vakëfi dhe institucioni i vakëfit është një nga çështjet më akute ndër muslimanët. Shekulli i XX-të nuk mund të flasë për institucionin e vakëfit, përpos për atë se si është shkatërruar, konfiskuar dhe harxhuar ai; këtë për fat të keq e kanë ndihmuar edhe vetë institucionet që janë ndërtuar dhe ndihmuar në mënyrë materiale që të ekzistojnë pikërisht nga vakëfi. Sistemi komunist për këtë ka qenë kapak i çdo gjëje, kohë kur janë marrë vendime, janë miratuar ligje për marrjen, shpronësimin dhe shtetëzimin e vakëfit. Vakëfi në administratën osmane ka qenë i rregulluar me ligj, i cili kryesisht ka qenë i bazuar në ligjin fetar islam (sheriatin) dhe në trajtë të hollësishme janë kodifikuar të gjitha të mirat materiale të lëna vakëf. Si rrjedhojë, nuk është e mundur të studiohet asnjë aspekt i marrëdhënieve shoqërore dhe ligjore të përfshira në jetën shoqëroro-ligjore, politike dhe 1 Akademia e Shkencave e RPSSH, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980, f. 2016. ekonomike te perandorisë osmane nëse nuk kemi një qasje serioze për institucionin e vakëfit. Vakëfi, me një fjalë ka qenë shtyllë bartëse e jetës shoqërore në periudhën osmane dhe si pasojë rëndësia dhe pesha e tij ka vazhduar, për myslimanët, edhe në periudhat pas osmane, gjegjësisht me themelimin e komuniteteve myslimane në vendet prej të cilave është tërhequr shteti osman. Derisa klasa sunduese osmane me në krye sulltanin dhe sistemi shtetëror reptësisht i centralizuar, kryesisht merreshin me mënyrën ushtarake të jetesës, mirëmbajtjen dhe ndërtimin e organeve adminsitrative shtetërore dhe institucioneve të tjera, vakëfet përgjatë gjithë periudhës së sundimit osman mbetën burim i pashtershëm i zhvillimit dhe zgjerimit të ekonomisë, fesë, kulturës dhe arsimit në perandorinë osmane. Ekzistimi i vakëfeve të ndryshme vetëm e plotëson shumëllojshmërinë dhe ekzistimin e tyre në sistemin osman dhe jetën e përditshme të popullsisë që ishin qytetarë të këtij shteti. Gjatë shekujve të parë të sundimit osman në territorin e RMV- së, është i dukshëm dhe shumë i zhvilluar procesi i formimit të pronës së vakëfeve dhe pronave private (mulk) të mëdha, të cilat i fitonin ushtarakët e mëdhenj që ishin dëshmuar gjatë luftërave të mëdha dhe në përforcimin e sistemit shoqëror në përgjithësi, kryesisht të bazuar në parimet fetare islame. Kjo traditë e vakëfeve dhe ndikimit të tyre shoqëror ka vazhduar në tërë periudhën e sundimit osman , madje edhe në periudhat pas tërheqjes së shtetit osman nga këto troje. Por, tërheqja e shtetit osman ka rezultuar edhe me shpronësimin dhe konfiskimin e një numri të madh të vakëfeve të cilat kanë qenë të administruara , kryesisht, nga komunitetet fetare. Shpronësimet, gjegjësisht, uzurpimet dhe konfiskimet e vakëfit më masivisht janë bërë në periudhën e Jugosllavisë komuniste dhe si pasojë një numër i madh i pronave vakëfore të BFI-së janë konfiskuar nga ana e shtetit pa asnjë kompensim. Me rënien e sistemit komunist, domethënë pas viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, kanë filluar edhe lëvizjet e BFI-së për kthimin e pronave të cilat kanë qenë të konfiskuara dhe nacionalizuara. Me këtë ka filluar edhe një proces juridik i denacionalizimit dhe kthimit të vakëfeve Bashkësisë Fetare Islame në territorin e RMV-së. Qendra dhe fokusi kryesor i hulumtimit tonë janë vakëfet, llojet dhe shtrirja e tyre në territorin e RMV-së; mënyra e adminsitrimit të tyre si dhe procesi i denacionalizimit, me theks të veçantë në rajonin e Tetovës. Punimi përpiqet të nxjerrë në pah rolin juridik dhe shoqëror të vakëfit në këto vise si dhe problemet e denacionalizimit të të njëjtit në territorin e RMV-së. Si rrjedhojë, qëllimi është të nxirren rekomandime dhe përfundime të nevojshme në drejtim të kontekstit ligjor dhe analizës së paradigmës historike të këtij institucioni të rëndësishëm në jetën shoqërore në RMV. Falënderim i veçantë i takon mentorit tim të nderuar Prof.dr. Jeton Shasivarit i cili me këshillat dhe intervenimet e tij e mundësoi plotësimin dhe formësimin përfundimtar të këtij studimi. Gjithashtu falënderoj edhe anëtarët e komisionit Prof.dr.Emine Zendeli dhe Doc.dr. Sami Mehmeti të cilët me kontributin shkencor ndihmuan dukshëm në rritjen e standardit shkencor të punimit.Link for e-copy: https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_123013.pdf Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18804 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M8702-000086 M8702-000086 Izeti, M. 2019 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Alternativat e dënimit me burgim me theks të veçantë në Gjykatën Themelore të Strugës për periudhën 2010-2015 / Abidin Trena
Title : Alternativat e dënimit me burgim me theks të veçantë në Gjykatën Themelore të Strugës për periudhën 2010-2015 : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Abidin Trena, Dissertant ; Jeton Shasivari, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL Publication Date: 2017 Pagination: 78 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: ABSTRAKT
Qëllimi i këtij studimi është të analizohet shkalla e implementimit të masave alternative të dënimit kryesisht në Gjykatën Themelore të Strugës dhe atë për periudhën 2010-2015. Masat alternative janë lloje të reja të sanksioneve penale të cilat në mënyrë të kompletuar në legjislacionin e RM-së janë futur në vitin 2004. Me anë të këtij punimi është sjellur një pasqyrë rreth sanksioneve penale, masave alternative duke u përqendruar në Gjykatën Themelore të Strugës. Hulumtimi mbi alternativat e dënimit me burgim është realizuar nëpërmjet disa metodave dhe atë, metoda e deduksionit, induksionit, e intervistës, ajo analitike etj. Me anë të këtyre metodave është bërë analizë e ekzekutimit të masave alternative, ku të dhënat tregojnë se nga shumë masa alternative gjatë periudhës 2010-2015 vetëm dy të tilla janë shqiptuar në gjykatën e Strugës, dënimi me kusht dhe vërejtja gjyqësore. Ky studim është bërë me qëllim të hulumtimit mbi ekzekutimin e masave alternative në vend, duke shfaqur kështu mangësitë dhe përparësitë e aplikimit të tyre, njëkohësisht duke bërë edhe krahasime me vendet tjera në rajon e më gjerë. Një rëndësi paraqesin edhe përgjigjet apo rerzultatet e intervistave nga institucionet përgjegjëse si Gjykata, Prokuroria dhe Qendra për Punë Socilae, nga shohim më afër implementimin e këtyre masave nga Gjykata Themelore në Strugë. Poashtu, ky studim me të dhënat e nxjerrura mund t'iu ndihmojë edhe hulumtuesve të tjerë për t'u thelluar më tej në këtë temë e për të sjell projekte të reja. Fjalët kyçe: masat alternative, sanksionet penale, ekzekutimi i masave alternative, Gjykata Themelore e Strugës, burgimi, dënimi.Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21561 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M8702-000404 M8702-000404 Trena, A. 2017 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Aspektet krahasimore të gjyqësisë kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë me vështrim të posaçëm në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut / Nderim Jashari
![]()
Title : Aspektet krahasimore të gjyqësisë kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë me vështrim të posaçëm në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut : studime të Magjistraturë - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Nderim Jashari, Dissertant ; Jeton Shasivari, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL Publication Date: 2020 Pagination: 114 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: ABSTRAKTI
Tema të cilën e kam zgjedhur ta punoj, ka të bëjë me gjyqësinë kushtetuese, ku shumë pak është bërë një hulumtim nga ana e studiuesve në shqip për këtë lëmi të së drejtës. Ky studim besoj që në të ardhmen sa do pak tu shërbejë studiuesve të ri për këtë lëmi. Gjyqësia kushtetuese paraqet një ndër institucionet më të rëndësishme në ato shtete ku e zbatojn mbrojtjen e kushtetutshmërisë nga një organ i vetëm, pra Gjykata Kushtetuese. Sot, njihen dy forma të kontrollit dhe mbrojtjes së kushtetutshmërisë edhe atë: nga ana e gjykatave të rregullta-Gjykata Supreme dhe njihet si modeli Amerikan dhe modelin e centralizuar që realizohet nga një organ i vetëm: Gjykata Kushtetuese dhe njihet si modeli Evropian. Të trija vendet e rajonit: Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria aplikojnë formën e kontrollit dhe mbrojtjes në mënyrë të centralizuar nga Gjykata Kushtetuese. Gjyqësia kushtetuese është në kuadër të sistemit juridk të po atij vendi ku vendimet e saj janë të zbatueshme dhe të pa apelueshme. Si organ që miraton vendime përfundimtare në jurisprudencën e këtyre vendeve të rajonit kryen edhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të qytetarit, ku vendimet e saj në qoftë se janë në dëm të individit ka të drejtë ankese përpara Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut-GJEDNJ. Fjalët kyçe: gjyqësia kushtetuese, Gjykata Kushtetuese, mbrojtja e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit, aktivizmi gjyqësor, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.
ABSTRACT
The topic in which I have chosen to work has to do with the constitutional judiciary, where very little research has been done by scholars in Albanian on this area of law. I believe that this study will serve young researchers in this field in the future. Constitutional justice is one of the most important institutions in those states where they apply the protection of constitutionality by a single body, the Constitutional Court. Today, two forms of constitutional control and protection are recognized: by the regular courts-Supreme Court which is known as the American model and the centralized model implemented by a single body: the Constitutional Court which is known as the European model. All three countries in the region: North Macedonia, Kosovo and Albania apply the form of control and protection centrally by the Constitutional Court. Constitutional justice is within the legal system of the same country where its decisions are enforceable and unappealable. As a body that adopts final decisions in the jurisprudence of these countries in the region, it also protects human and civil rights and freedoms, where its decisions, if to the detriment of the individual, have the right to appeal before the European Court of Human Rights-ECHR. Keywords: constitutional judiciary, Constitutional Court, protection of human and civil rights and freedoms, judicial activism, European Court of Human Rights.Link for e-copy: https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_128142.pdf Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=19444 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M8702-000165 M8702-000165 Jashari, N. 2020 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Aspektet kriminologjike dhe kriminalistike të vjedhjeve me forcë në RM në periudhën 2010-2015 / Berat Neziri
![]()
Title : Aspektet kriminologjike dhe kriminalistike të vjedhjeve me forcë në RM në periudhën 2010-2015 : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Berat Neziri, Dissertant ; Jeton Shasivari, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL Publication Date: 2018 Pagination: 69 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes AppendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Contents note: HYRJE
Përmes këtij punimi të magjistraturës do të analizohet dhe elaborohet problematika e kriminalitetit kundër pasurisë në Republikën e Maqedonisësi dhe masat e duhura për luftimin e tij. Ky hulumtim që do të jetë e orientuar në drejtim të shpjegimit të funksionimit të institucioneve të policisë së Maqedonisë, në aspektin se sa ka arritur të përparoj në aspektin e parandalimit të këtij lloj fenomeni i cili vërehet cod dit e më shum në shoqeëi për të kontrolluar vjedhjet në të cilat hasim, e që janë të paligjshme dhe që paraqesin rrezik për shoqërinë dhe zhvilimin e mirëflltë të saj. Problematikën kyçe gjatë elaborimit të kësaj teme do të hasim në mes të bashkëpunimit me institucionet e këtij shteti të cilët edhe pse tregohen transparente, ato kur nuk mund të tregojn shifrat e sakta që d.m.th. se këtu ka edhe raste të cilat nuk paraqiten në polici dhe në të cilat raste është edhe ndikimi i faktorëve të tjerë të cilet kan ndikuar në mos paraqitjen e rasteve. Këtu, njëkohësisht do të shtjellohet aspekti kriminalistik dhe ai krimiologjik, ndërthurja mes tyre në mënyra të ndryshme që kanë për qëllim sigurinë e vendit dhe bashkëpunimi me organet shtetërore të sigurisë, duke u përpjekur të nxirret në pah funksionimin e metodave të duhura gjatë ushtrimit të detyrës dhe duke krahasuar disa nga pikat dalluese të këtyre lëndëve se si funksionojnë ato në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit kundër pasurisë.Link for e-copy: https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_106294.pdf Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18293 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M8702-000020 M8702-000020 Neziri, B. 2018 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Aspektet kushtetuese, ligjore dhe praktike të zgjedhjeve të gjashta lokale të tetorit 2017 në Republikën e Maqedonisë së Veriut / Adem Etemi
![]()
Title : Aspektet kushtetuese, ligjore dhe praktike të zgjedhjeve të gjashta lokale të tetorit 2017 në Republikën e Maqedonisë së Veriut : studime të Magjistraturë - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Adem Etemi, Dissertant ; Jeton Shasivari, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL Publication Date: 2023 Pagination: 94 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes AppendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: ABSTRAKTI
Në Maqedoninë e Veriut, modeli zgjedhor mazhoritar aplikohet për zgjedhjet e kryetarit të komunës, ndërsa modeli zgjedhor proporcional me metodën e DHontit për zgjedhjet për anëtarët e këshillave komunale. Në këtë punim analizohen edhe ndryshimet e Kodit Zgjedhor për këto zgjedhje. Në v. 2017 u bënë dy ndryshime të Kodit Zgjedhor. Fillimisht ndryshimi i Kodit Zgjedhor u bë për shkak të zhvendosjes së datës së parashikuar për zhvillimin e zgjedhjeve lokale nga muaji maj në muajin tetor, me ç’rast Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ua vazhdoi mandatin anëtarëve të këshillave dhe kryetarëve të komunave nga zgjedhjet e zhvilluara më 24 mars të vitit 2013 deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj të këshilltarëve dhe kryetarëve të komunave, në gjysmën e parë të muajit tetor, ndërkaq, më 11 shtator të vitit 2017, u miratua edhe ndryshimi i dytë i Kodit Zgjedhor sipas të cilit Kuvendi i RMV-së e harmonizon përbërjen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve me rezultatet e zgjedhjeve të fundit për deputetë në Kuvendin e RMV-së, më së voni 30 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Në këtë drejtim, qëllimi kyç i këtij hulumtimi ka të bëjë me faktin që zhvillimit të këtyre zgjedhjeve lokale në vitin 2017 i parapriu një periudhë mjaft turbulente dhe dinamike e ndërthurur me shumë kthesa politike, ngjarje dhe trazira meqë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor të vitit 2016 kriza disavjeçare politike kulminoi me konstituimin e prolonguar të Parlamentit dhe zgjedhjen e Kryetarit të ri të Parlamentit Mr. Talat Xhaferi nga shumica e re parlamentare, thuaja 6 muaj pas zgjedhjeve parlamentare. Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE në këto zgjedhje parlamentare fitoi 51 mandate të deputetëve, ndërsa Koalicioni I udhëhequr nga LSDM 49. BDI fitoi 10, BESA 5, Aleanca për Shqiptarët (ASH) 3 dhe PDSH 2 vende të deputetëve. Para fillimit të negociatave midis partive për formimin e koalicioneve për përbërjen e qeverisë së ardhshme, liderët e partive të shqiptarëve, ai i BDI – Ali Ahmeti, i BESA – Bilal Kasami dhe i Aleancës për Shqiptarët – Zijadin Sela, më 7 janar 2017 në Tiranë u takuan me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama me të cilin bashkërisht e nënshkruan të ashtuquajturën “Deklarata e partive shqiptare në Maqedoni”, e cila pastaj në opinionin publik u bë e njohur si: “Platforma e Shqiptarëve” ose “Platforma e Tiranës”. Sipas nënshkruesve, qëllimi i Platformës ishte të sigurojë se çështjet e pazgjidhura të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut do të jenë çështje prioritare për qeverinë e ardhshme, pavarësisht se kush do ta formojë atë, ku ky document i përgatitur në Tiranë përmbante shtatë pika të cilat përfshinin kërkesa për barazi në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën; zhvillim të barabartë rajonal; sundimin e së drejtës; krijimin e frymës së mirëbesimit në funksion të marrëdhënieve ndëretnike; zgjidhjen e kontestit me emrin; marrëdhënie të mira me fqinjët dhe integrimin e shpejtë Euro-Atlantik. Në veçanti, rëndësia e veçantë e këtij punimi qëndron në faktin se, zakonisht çështja e zgjedhjeve lokale nuk është një temë me interes të veçantë për shkencat juridike dhe politike në Maqedoninë e Veriut, sepse duke u nisur nga hierarkia strukturore, zgjedhjet nacionale (parlamentare dhe zgjedhjet presidenciale) zakonisht kanë një avantazh të konsiderueshëm ndaj zgjedhjeve lokale, por me përjashtim të veçantë sepse meqë rezultatet e këtyre zgjedhjeve lokale plotësisht e ndryshuan numrin e kryetarëve të komunave midis VMRO-DPMNE dhe LSDM, ku koalicioni i udhëhequr nga LSDM fitoi bindshëm duke fituar 57 vende të kryetarëve të komunave përfshi edhe Qytetin e Shkupit ndërkaq, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE fitoi vetëm pesë vende të kryetarëve të komunave, ndërkaq, BDI: 9, Partia Politike Aleanca për Shqiptarët, e cila për herë të parë mori pjesë në këto zgjedhje si parti e veçantë politike, fitoi 3 kryetarë të komunave, ndërsa nga një kryetar komune fituan: BESA, PDSH dhe PDT, ndërkaq 3 vende të kryetarëve të komunave i fituan kandidatët e pavarur. Pas rivotimit, më 12 nëntor, BDI fitoi edhe një vend të kryetarit të komunës, me ç’rast kjo parti në këto zgjedhje fitoi gjithsej 10 vende të kryetarëve të komunave. Në rrethin e parë të këtyre zgjedhjeve lokale, i cili u mbajt më 15 tetor të vitit 2017, në votim dolën gjithsej 1.079.876 nga gjithsej 1.814.644 votues të regjistruar në listën e zgjedhësve, me çka dalja në rrethin e parë ishte 59,51%. Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, dalja u zvogëlua dhe ishte 51,92%. Në krahasim me zgjedhjet e kaluara lokale nga muaji mars i vitit 2013 dalja në rrethin e parë ishte 66,81% dhe në rrethin e dytë 64,9%. Dalja në këto zgjedhje lokale gjithashtu ishte më e ulët edhe nga dalja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën më 11 dhjetor të vitit 2016 e cila ishte 66,79%. Në rrethin e parë, për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe kryetarit të Qytetit të Shkupit për fletëvotime të pavlefshme u shpallën gjithsej 57.023 (4,3%). Nga fletëvotimet për zgjedhjen e anëtarëve të këshillit të komunave dhe Qytetit të Shkupit, si të pavlefshme u shpallën gjithsej 65.048 fletëvotime (5%). Fjalët kyçe: zgjedhjet lokale, modeli zgjedhor, fushata zgjedhore, jehona zgjedhore.
АПСТРАКТ
Во Северна Македонија, мнозинскиот изборен модел се применува за изборите за градоначалник на општината, додека пропорционалниот изборен модел со методот Донт се користи за изборите за членовите на општинските совети. Овој труд ги анализира и измените на Изборниот законик за овие избори. Во 2017 година беа направени две измени во Изборниот законик. Првично, промената на Изборниот законик беше направена поради поместување на датумот предвиден за одржување на локалните избори од мај во октомври, во кој случај Собранието на Република Македонија го продолжи мандатот на членовите на советите и на градоначалници на општините од одржаните избори на 24 март 2013 година до изборот на нови членови на советници и градоначалници, во првата половина на октомври, додека на 11 септември 2017 година беше одобрена и втората измена на Изборниот законик, според кој Собранието го усогласува составот на Државната изборна комисија со резултатите од последните избори за пратеници во Собранието, најдоцна 30 дена пред изборите. Во таа насока, клучната цел на ова истражување е поврзана со фактот дека на развојот на овие локални избори во 2017 година му претходеше прилично турбулентен и динамичен период со многу политички пресврти, настани и немири откако се одржаа предвремените парламентарни избори на 11 декември 2016 година, неколкугодишната политичка криза кулминираше со продолженото конституирање на Собранието и изборот на новиот претседател на Собранието, г. Талат Џафери од новото парламентарно мнозинство, 6 месеци по парламентарните избори. Коалицијата предводена од ВМРО-ДПМНЕ на овие парламентарни избори освои 51 пратенички мандат, додека коалицијата предводена од СДСМ 49. ДУИ освои 10, БЕСА 5, Алијансата за Албанците 3, а ДПА 2 пратенички места. Пред почетокот на преговорите меѓу партиите за формирање коалиции за состав на идната влада, лидерите на албанските партии, на ДУИ - Али Ахмети, на БЕСА - Билал Касами и на Алијансата за Албанците - Зијадин Села , на 7 јануари 2017 година во Тирана се сретнаа со премиерот на Албанија, Еди Рама, со кого заеднички ја потпишаа аканаречената „Декларација на албанските партии во Македонија“, која подоцна во јавноста стана позната како: „Платформа на Албанците“ или „Платформа на Тирана“. Според потписниците, целта на Платформата била да се осигура дека нерешените прашања на Албанците во Северна Македонија ќе бидат приоритетно прашање за идната влада, без разлика кој ќе ја формира, каде што овој документ подготвен во Тирана содржеше седум точки во кои беа вклучени барањето за еднаквост во согласност со Охридскиот договор и Уставот; правичен регионален развој; владеење на правото; создавање дух на добра волја во функција на еѓуетничките односи; решавање на спорот со името; добри односи со соседите и брза евроатланска интеграција. Особено, посебното значење на овој труд лежи во фактот што, вообичаено, прашањето за локалните избори не е тема од посебен интерес за правните и политичките науки во Северна Македонија, бидејќи тргнувајќи од структурната хиерархија, националните избори (парламентарни и претседателски избори) вообичаено имаат значителна предност во однос на локалните избори, но со посебен исклучок бидејќи резултатите од овие локални избори целосно го променија бројот на градоначалници меѓу ВМРО-ДПМНЕ и СДСМ, каде коалицијата предводена од СДСМ убедливо победи со освојување на 57 пратенички места. градоначалниците, вклучително и Град Скопје, пак, коалицијата предводена од ВМРО-ДПМНЕ освои само пет градоначалнички места, додека ДУИ: 9, Алијансата на политичката партија за Албанците, која за прв пат учествуваше на овие избори, како посебна политичка партија освои 3 градоначалници, додека еден градоначалник освоија: БЕСА, ДПА и ПДТ, додека 3 градоначалници освоија независни кандидати. По прегласувањето, на 12 ноември, ДУИ доби уште едно место за градоначалник на општината, со што оваа партија на овие избори освои вкупно 10 места за градоначалник на општините. Во првиот круг од овие локални избори, кој се одржа на 15 октомври 2017 година, на гласање излегоа вкупно 1.079.876 од вкупно 1.814.644 запишани во избирачкиот список, со што излезеноста во првиот круг беше 59, 51%. Во вториот круг од изборите излезеноста е намали и изнесуваше 51,92%. Споредено со претходните локални избори од март 2013 година, излезноста во првата област е 66,81 отсто, а во втората 64,9 отсто. Излезноста на овие локални избори беше и помала од излезноста на предвремените парламентарни избори кои се одржаа на 11 декември 2016 година, која изнесуваше 66,79%. Во првиот круг вкупно 57.023 (4,3%) гласачки ливчиња беа прогласени за неважечки за избор на градоначалници на општини и градоначалник на Град Скопје. Клучни зборови: локални избори, изборен модел, изборна кампања, изборна излезност.
ABSTRACT
In North Macedonia, the majority election model is applied for the elections of the mayor of the municipality, while the proportional election model with the Dhont method is used for the elections for the members of the municipal councils. This paper also analyzes the changes to the Electoral Code for these elections. In 2017, two changes were made to the Electoral Code. Initially, the change of the Electoral Code was made due to the shift of the date foreseen for the holding of local elections from May to October, in which case the Assembly of the Republic of Macedonia continued the mandate of the members of the councils and the mayors of the municipalities from the held elections on March 24, 2013 until the election of new members of councilors and mayors, in the first half of October, meanwhile, on September 11, 2017, the second amendment to the Electoral Code was also approved, according to which the Assembly harmonizes the composition of the State Election Commission with the results of the last elections for deputies in the Assembly, no later than 30 days before the elections. In this regard, the key purpose of this research is related to the fact that the development of these local elections in 2017 was preceded by a rather turbulent and dynamic period interspersed with many political turns, events and riots since the early parliamentary elections were held on On December 11, 2016, several years of political crisis culminated with the prolonged constitution of the Parliament and the election of the new Speaker of the Parliament, Mr. Talat Xhaferi from the new parliamentary majority, 6 months after the arliamentary elections. The coalition led by VMRO-DPMNE in these parliamentary elections won 51 seats of deputies, while the Coalition led by SDSM 49. DUI won 10, BESA 5, Alliance for Albanians (ASH) 3 and PDSH 2 seats of deputies. Before the start of the negotiations between the parties for the formation of coalitions for the composition of the future government, the leaders of the Albanian parties, that of DUI - Ali Ahmeti, of BESA - Bilal Kasami and of the Alliance for Albanians - Zijadin Sela, on January 7, 2017 in Tirana they met with the Prime Minister of Albania, Edi Rama, with whom they jointly signed the so-called "Declaration of Albanian parties in Macedonia", which later became known in the public opinion as: "Platform of Albanians" or "Platform of Tirana". According to the signatories, the purpose of the Platform was to ensure that the unresolved issues of Albanians in North Macedonia will be a priority issue for the next government, regardless of who will form it, where this document prepared in Tirana contained seven points which included the demand for equality in accordance with the Ohrid Agreement and the Constitution; equitable regional development; the rule of law; creating a spirit of good faith in the function of inter-ethnic relations; resolution of the dispute with the name; good relations with neighbors and rapid Euro- Atlantic integration. In particular, the special importance of this paper lies in the fact that, usually, the issue of local elections is not a topic of special interest for legal and political sciences in North Macedonia, because starting from the structural hierarchy, national elections (parliamentary and presidential elections) usually have a significant advantage over local elections, but with a special exception because the results of these local elections completely changed the number of mayors between VMRO-DPMNE and SDSM, where the coalition led by SDSM won convincingly by winning 57 seats of mayors, including the City of Skopje, meanwhile, the coalition led by VMRO-DPMNE won only five seats of mayors, meanwhile, DUI: 9, the Political Party Alliance for Albanians, which for the first time participated in these elections, as a separate political party, won 3 mayors, while one mayor was won by: BESA, PDSH and PDT, while 3 seats of mayors were won by independent candidates. After the re-voting, on November 12, DUI won another seat of the mayor of the municipality, in which case this party won a total of 10 seats of the mayor of the municipalities in these elections. In the first round of these local elections, which was held on October 15, 2017, a total of 1,079,876 out of a total of 1,814,644 voters registered in the voter list came out to vote, with the result that the turnout in the first round was 59, 51%. In the second round of elections, the 11 turnout decreased and was 51.92%. Compared to the previous local elections from March 2013, the turnout in the first district was 66.81% and in the second district 64.9%. The turnout in these local elections was also lower than the turnout in the early parliamentary elections which were held on December 11, 2016, which was 66.79%. In the first round, a total of 57,023 (4.3%) ballots were declared invalid for the election of mayors of municipalities and the mayor of the City of Skopje. Key words: local elections, election model, election campaign, election turnout.Link for e-copy: https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_124458.pdf Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=22460 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M8702-000586 M8702-000586 Etemi, A. 2023 General Collection Thesis Repository Master Available Aspektet kushtetuese, ligjore dhe praktike të zgjedhjeve të shtata lokale të tetorit 2021 në Republikën e Maqedonisë së Veriut / Alejna Memedi
![]()
PermalinkAspekti ligjor i ndërhyrjes humanitare dhe zhvillimi i doktrinës përgjegjësia për të mbrojtur : raste studimi Kosova dhe Siria / Shefki Shtërbani
![]()
PermalinkAutorizimet dhe punët policore në legjislacionin dhe praktikën e RMV-së : gjendja dhe perspektiva / Elmedin Luma
![]()
PermalinkAvokati i popullit si institucion kushtetues për mbrojtjen, monitorimin dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore me vështrim të posaçëm në Republikën e Kosovës në periudhën e viteve 2009-2020 / Basri Kastrati
![]()
PermalinkPermalinkDënimi me vdekje, aspektet krahasuese Euro-Amerikane dhe argumentet për dhe kundër / Qerim Rexhepi
PermalinkDhuna në familje në gjykatën e rrethit të Pogradecit në periudhën 2011-2015 / Jona Kaçori
PermalinkE drejta administrative / Jeton Shasivari
PermalinkE drejta kushtetuese / Jeton Shasivari
PermalinkE drejta kushtetuese / Jeton Shasivari
Permalink