
Edward Elgar Publishing UN iLibrary HeinOnline Directory of Open Access Books SAGE Journals ASTM Compass Arxiv
From this page you can:
Home |
Author details
Author Ragip Halili
Available item(s) by this author



Delikuenca e të miturve si dukuri kriminale në qarkun e Korçës në periudhën 2005-2009 / Julian Berberi
Title : Delikuenca e të miturve si dukuri kriminale në qarkun e Korçës në periudhën 2005-2009 : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Julian Berberi, Dissertant ; Ragip Halili, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL Publication Date: 2011 Pagination: 93 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: Parathënie
Në çdo sistem të përsosur shoqëror dhe politik vështirë se mund të ketë një gjendje të përkryer mbi delikuencën e të miturve, kur janë në pyetje të drejtat e njeriut. Delikuenca etëmiturve në botë është gjithnjë e më shumë, një nga problemet parësore të shumë vendeve. Shkencëtarë dhe udhëheqës shtetërorë të shumtë, janë të prirur, që atë problem ta identifikojnë me secilën dukuri shoqërore që përhapet mes njerëzve të rinj, sepse për këtë nuk ekziston një kundërmasë efektive. Ky konstatim është i saktë, për aq sa delikuenca e të miturve zhvillohet de facto, pandërprerë, dhe merr dimensione edhe më të mëdha. Pra delikuenca e të miturve kuptohet si veprim kriminal apo delikt dhe vjen nga fjala latine që në gjuhën shqipe do të thotë gabim ose faj. Ku në mungesë të aplikimit të tërsishëm të shumë faktorëve dhe me rastin e mungesës së arsimit, edukimit dhe mirvajtjes së të miturve në përgjithsi i mituri delikuent është i atakur dhe i rrezikuar më shumë sot në një shoqëri dinamike ku gjithçka zhvillohet, ndryshon në një botë demokratike.
Këto rrethana vështirsojnë procesin edukativo-mësimor dhe kulturor ndaj të miturit delikuent i cili është në mbykqyrje dhe tretmanit të posaqëm të organeve gjygjësore apo edhe administrative në proces edukativ-mësimor, egzistojnë pengesat dhe vështirsitë e papritura. Në këtë punim është pregaditur një temë mbi delikuencën e të miturve ku janë trajtuar format dhe shkaqet e delikuencës së të miturve në qytetin e Korçës evidenca të mbajtura mbi krimin në Korçë për vitet e fundit 2005-2009. Gjatë hulumtimit për trajtimin e kësaj teme kanë shërbyer evidencat dhe statistikat e veçanta të gjykatës dhe faktorët realë që ndikojnë në delikuencën e të miturve. Shfrytëzimi i materialeve për këtë punim shkencor kam trajtuar publikikme dhe literaturë të ndryshme kam treguar situatën për veprat e të miturve duke bërë një analize të faktorëve edhe vlersimet mbi ecurinë e delikuencës së të miturve dhe faktorët që ndikojnë në përhapjen e kriminalitetit të të rinjeve ose siç e quajmë në gjuhën juridike të raiturit. Krimi i të rinjve është një problem i madh dhe është një aspekt i krimit të cilat merr vëmendje të madhe nga mediat e lajmeve sistemi i së drejtës dhe politikanët. Krimi i kryer nga të rinjtë është rritur që nga mesi i shekullit të XX dhe vazhdon dhe në ditët e sotëme me ritëme të shpejta dhe të pa kontrolluara, po ashtu dhe në qarkun e Korçës ku vihet re ritja në çdo vit dhe llogaritet me 9-11 % të numrit të përgjithshëm rastet e gjykuara. Shumica e sistemeve ligjore përcaktojënë proçedura të veçanta për trajtimin dhe dënimin e të miturve të tilla si qendrat e paraburgimit për të mitur ,shkollat e riedukimit qëndrat e ndryshme rehabilituese po ashtu dhe si fazë e fundit dhe burgu për të mitur . Në sistemet e ndryshme shoqërore gjatë tërë historisë, janë bërë shumë punime shkencore, teorike, praktike për studimin e delikuences së të miturëve në drejtim të veçimit dhe lehtsimit të masave dhe po ashtu dhe në trajtimin ndaj të miturve që kanë kryer vepra penale. Mirëpo shoqëria e rrezikuar nga delikuenca e të miturve vështirë mund të sigurojë zbutjen e reagimit dhe përshtatjen e plotë të trajtimit të kryerësve të mitur të veprave penale apo delikuenca e të miturve në botë, është gjithnjë e më shumë, një nga problemet parësore të shumë vendeve, prandaj shumë vende veç legjislacionit të brendëshëm kanë nën shkruar dhe shumë konventa ndërkombëtare ku perfshihen :Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21414 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M8702-000368 M8702-000368 Berberi, J. 2011 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Dhuna ndaj femrave në Republikën e Maqedonisë në periudhën e viteve 2005-2010 / Arbena Arifi
Title : Dhuna ndaj femrave në Republikën e Maqedonisë në periudhën e viteve 2005-2010 : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Arbena Arifi, Dissertant ; Ragip Halili, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL Publication Date: 2011 Pagination: 69 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: Hyrje
Dhuna ndaj femrave nuk është çështje që preokupon vetëm femrat, por është sfidë botërore për të drejtat dhe sigurinë e njeriut. Si një problem ndërkombëtar, ajo kërkon zgjidhje ndërkombëtare. Dhuna ndaj femrave në rendin e ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut është e njohur si një çështje e rëndësishme. Kjo dhunë përfshin një gamë të gjerë të shkeljes së të drejtave njerëzore të femrave, duke përfshirë trafikim të grave dhe vajzave, përdhunim, abuzim me gra, abuzim seksual të femijëve dhe praktika të dëmshme kulturore dhe tradita se, gruaja është mjet reproduktiv dhe seksual. Edhe pse të dhëna të besueshme mbi rastet e dhunës ndaj femrave janë të pakta, veçanërisht për vendet në zhvillim, ka një rritje të njohurive që tregojnë se ajo është e përhapur dhe e zakonshme. Rrënjët e dhunës ndaj femrës janë të fshehura thellë në pabarazinë gjinore dhe mirëmbahen në strukturat patriarkale të pushtetit gjinor, të cilat përcaktojnë superioritetin e burrit dhe inferioritetin e femrës. Dhuna është një nga mekanizmat kryesor që ndikon në ruajtjen e pozitës së pabarabartë mes gjinive. Kuptohet se, nuk më bie ndër mend që të mohoj që problemet e cekura në marrëdhënie familjare apo bashkëshortore ekzistqjnë, dhe në këtë kontekst dhuna ndaj femrave është margjinale. Përkundrazi, mendoj se është një nga problemet më të rënda dhe më serioze, sepse kjo është kryesisht edhe shprehje e primitivizmit dhe jocivilizimit, e cila me një strategji kombëtare e marrë tashmë nga Qeveria dhe nga taktikat e hartuara me veprime të përditshme në praktikë, duhet të çrrënjoset. Në këtë drejtim, Republika e Maqedonisë nuk është përjashtim në këtë pikëpamje të përgjithshme lidhur me qëllimin dhe pasojat e problemit të dhunës në familje, por e kundërta, numri i personave të prekur brenda familjes çdo ditë e më shumë rritet, i vetmi problem është rasti se, shumë pak prej këtyre viktimave prej frikës apo brengave materiale dhe fmanciare vendosin që të mos bëjnë hapin e denoncimit të kryerësve të dhunës dhe kështu çdo ditë e më tepër i nënshtrohen terrorit. Duhet gjithmonë të jemi të kujdesshëm dhe të rezervuar kur mendojmë për barazinë gjinore apo ndoshta më saktë, për dhunën ndaj femrave në familje. Të kujdesshëm sepse, kjo është një temë shumë komplekse, e ndjeshme dhe e rezervuar, sepse është thelbësore, për të kuptuar plotësisht zhvillimin dhe vlerësimin e përgjithshëm të një mjedisi familjar. Në literaturë hasim në vështrime dhe konstatime kriminologjike dhe viktimologjike se, dhuna në familje bartet nëpër gjenerata. Gjithashtu, jo vetëm meshkujt, por edhe femrat, prindërit e të cilëve kanë qenë të dhunshëm, marrin karakteristika të ngjashme të tyre. Nëse është kështu, kjo është ndoshta një kthim mazohist.Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21417 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M8702-000372 M8702-000372 Arifi, A. 2011 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Të drejtat e viktimave dhe trajtimi i tyre në Republikën e Maqedonisë prej vitit 2005-2012 / Lulije Xhemaili Hajdini
Title : Të drejtat e viktimave dhe trajtimi i tyre në Republikën e Maqedonisë prej vitit 2005-2012 : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Lulije Xhemaili Hajdini, Dissertant ; Ragip Halili, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL Publication Date: 2015 Pagination: 112 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: HYRJE
Që nga fillimi i ekzistimit të njerëzimit njëri ndër motivet kryesore të njeriut ka qenë siguria. Si njëra ndër çështjet thelbësore, ky koncept gjatë historisë ka preokupuar në vazhdimësi filozofe e shkencëtarë, të cilët kanë kontribuar në sqarimin dhe shtjellimin e konceptit siguri. Edhe në kohën bashkëkohore siguria mbetet njëra ndër çështjet që diskutohet më së shumti. Përmes këtij punimi do të bëhet shtjellimi i konceptit siguri, koncept i cili ka të bëjë me funksionin themelor të secilit shtet, për shkak se pa një nivel përkatës të sigurisë nuk mund të flitet as për pushtet demokratik, as për stabilitet shoqëror në përgjithësi. Gjithashtu, nuk mund të flitet për sistem juridik dhe sistem të lirive dhe të drejtave njerëzore, as për stabilitet të sigurisë pa formësimin e institucioneve përkatëse që i mbron ato. Pra, në një fjalë përmes këtij punimi do të sqarohet se si siguria është një prej parakushteve fondamentale për ekzistencën e bashkësisë shoqërore. Ky punim është bërë sipas metodës kualitative ku do të hulumtojmë në literaturë, raporte, plane strategjike të shërbimeve ndërkombëtare dhe atyre vendase. Hulumtimi merr për bazë dokumentetet e shumta që kanë të bëjnë me sigurinë dhe agjencitë e shërbimeve informative në fjalë duke përfshirë dokumentet strategjike, raportet, ligjet dhe faqet zyrtare të institucioneve bazë të përfshira në raporte, gazeta dhe intervista. Nga ana tjetër, hulumtimi gjithashtu përfshin dokumente - studime të cilat janë zhvilluar në fushën e sigurisë në nivelin global, rajonal dhe Kosovë, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejt apo të tërthortë kanë të bëjnë me kapacitetet informative të institucioneve të sigurisë në vendet tjera dhe në Kosovë për ruajtjen e sigurisë në këto vende. Duke bërë krahasime prej vendeve tjera në mënyrë që të kuptojmë më lehtë e me mirë se cilat janë kapacitetet e organizatave apo institucioneve informative në Kosovë dhe çfarë roli luajnë për sigurinë e Kosovës. Duke pas parasysh që shërbimet informative kanë rol të rëndësishëm në funksionimin e çdo shteti. Është e kuptueshme që për këtë shërbim në territorin e Kosovës është e nevojshme të bëhen studime të veçanta në periudha të ndryshme kohore, sepse Kosova, si njësi federative, ka funksionuar në kuadër të ish Federatës Jugosllave dhe është përfshirë në shërbime informative të këtij vendi. Pyetja të cilës jam munduar t'i përgjigjem gjatë këtij punimi është: Cili ishte ndikimi i shërbimeve informative në sigurinë e Kosovës? Konform pyetjes hulumtuese është ngriturRecord link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=20855 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M8702-000296 M8702-000296 Xhemaili H, L. 2015 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Femra, si viktimë e dhunës në familje dhe disa normave tradicionale në Tetovë dhe rrethinë / Miranda Ziberi Fejzullai
Title : Femra, si viktimë e dhunës në familje dhe disa normave tradicionale në Tetovë dhe rrethinë : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Miranda Ziberi Fejzullai, Dissertant ; Ragip Halili, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL Publication Date: 2012 Pagination: 112 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: Hyrje
Barazia gjinore, mënjanimi i diskriminimit gjinor dhe i të gjitha formave të dhunës ndaj gruas, përfshirë dhunën në familje, si dhe mbrojtjen e femrave si viktima të saj, në Republikën e Maqedonisë janë të garantuara me marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara dhe ratifikuara, e që janë pjesë përbërëse e rendit tonë juridik, me Kushtetutë dhe me ligjet nacionale. Mirëpo, fatkeqësisht, realizimi në jetë (de facto) i barazisë gjinore, mënjanimi i diskriminimit dhe mbrojtja e femrave, si viktima të të gjitha formave të dhunës, brenda familjes dhe jashtë saj, por dhe çështja e zbatimit të dispozitave ligjore lidhur me problematikën në fjalë, s'përputhet me atë që ligjvënësi ka parashikuar formalisht përmes normave (de jure). Ekzistimi i papajtueshmërisë së konsiderueshme midis teorisë dhe praktikës, moszbatirai apo mungesa e korrektësisë në zbatimin e ligjit në aspektin e barazisë në të drejta ndërmjet gjinive, ka për rezultat femrën si viktimë. Në shumë raste, femrat janë të përjashtuara nga ngjarjet ekonomike, sociale, kulturore, civile dhe posaçërisht nga fushtat të cilat lidhen me pushtetin dhe vendimmarrjen. Ato janë viktimë e një modeli tradicional patriarkal, në shumë raste viktimë e dhunës, e keqtrajtimit fizik, psikik dhe seksual, viktimë e trafikimit me njerez dhe e shfrytëzimit për prostitucion të detyruar, zgjedhjes së parakohëshme të gjinisë së femijës nga prindërit dhe depersonalizimit. Të gjitha këto akte, shkelin të drejtat dhe liritë themelore të qytetareve femra, të garantuara me konventat ndërkombëtare dhe ligjet nacionale. Në këtë kontekst, pozita juridike dhe përforcimi i pozitës së femrave, si e drejtë njerëzore fundamentale, duhet të jetë prioritet për një shoqëri të drejtë, progresive dhe demokratike. Si qëllim themelor i punimit është: dhënia e një pasqyre mbi pozitën e femrës - viktimë e të gjitha formave të dhunës, përfshirë dhunën në familje dhe normave tradicionale kulturore në Tetovë dhe rrethinë, të analizoj situatën aktuale në lidhje më çështjen e viktimizimit të femrës shqiptare në Maqedoni,Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=19957 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M8702-000219 M8702-000219 Ziberi F, M. 2012 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Format dhe shkaqet e kriminialitetit ekonomik në Kosovë për periudhën 2008-2011 / Arsim Dragaj
Title : Format dhe shkaqet e kriminialitetit ekonomik në Kosovë për periudhën 2008-2011 : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Arsim Dragaj, Dissertant ; Ragip Halili, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL Publication Date: 2013 Pagination: 82 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: HYRJA
Çështja, të cilën do ta trajtojmë në këtë punim diplome për studime master, është kriminaliteti ekonomik dhe veçoritë e tij. Kriminalitetin ekonomik, si temë bosht, do ta analizojmë në disa aspekte. Në këtë punim të diplomës së masterit do të trajtohet kriminaliteti ekonomik, i cili në kodin penal të Kosovës është përcaktuar si vepër penale kundër ekonomisë. Në vazhdim e sipër do të analizohen disa nga veprat penale kundër ekonomisë së bashku me karakteristikat e tyre të përgjithshme e të veçanta dhe, po ashtu, do të trajtohen edhe dënimet e parapara për këto vepra penale. Veçmas do të trajtohen faktorët dhe shkaqet që ndikojnë në paraqitjen e këtij kriminaliteti. Kriminaliteti ekonomik ka efekt degradues në sistemin dhe rregullimin shoqëror, bashkëkohortë shtetit. Ky lloj kriminaliteti, si i tillë, paraqet kërcënim për stabilitetin e Kosovës, si edhe për stabilitetin ndërkombëtar, prandaj kufijtë e shtrirjes së kriminalitetit ekonomik, mund të themi, nuk janë kufijtë shtetërorë të një vendi. Në Kosovë kriminaliteti ekonomik vazhdon të jetë një fenomen mjaft i pranishem dhe shumë negativ që po perpiqet t'ia zë frymën zhvillimit dhe konsolidimit të shtetit të Kosovës. Dëmi që vjen si pasojë e kriminalitetit ekonomik, është shumë më i madhe se çdo shpenzim i bërë për luftimin dhë parandalimin e këtij fenomeni. Kriminaliteti ekonomik paraqet dukuri të rrezikshme për shoqërinë, pasi që ky lloj kriminaliteti atakon sistemin ekonomik dhe marrëdhëniet ekonomiko-shoqërore të vendit. Ky punim ka për qëllim që të na vetëdijësojë për ekzistimin, pranishmërinë dhe llojet e këtyre dukurive të kriminalitetit ekonomik, të cilat e atakojnë dhe dëmtojnë sistemin ekonomik, marrëdhëniet ekonomike etj., si dhe të sugjerojë metodat dhe mënyrat më të përshtatshme përparandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie.
Mjafton të përmendim faktin se niveli i lartë i krimit ekonomik brenda një vendi ndikon drejtpërdrejt edhe në kredibilitetin e institucioneve shtetërore të një vendi përballë qytetarëve të vet. Niveli i lartë i kriminalitetit ekonomik në një shtet dëmton edhe imazhin ndërkombëtar të atij shteti.Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21553 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M8702-000387 M8702-000387 Dragaj, A. 2013 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Kriminaliteti i personave të mitur për territorin e gjykatës themelore në Strugë për periudhën 2005-2010 / Jetmir Ziba
PermalinkKriminologjia / Ragip Halili
PermalinkKriminologjia / Ragip Halili
PermalinkKriminologjia / Ragip Halili
PermalinkKriminologjia / Ragip Halili
PermalinkKriminologjia / Ragip Halili
PermalinkMbrojtja dhe të drejtat e viktimës sipas procedurës penale të RM-së gjatë viteve 2005-2012 / Qefsere Dalipi
PermalinkPenologjia / Ragip Halili
PermalinkPenologjia / Ragip Halili
PermalinkPenologjia / Ragip Halili
Permalink