Abstract: | Abstrakt
Në këtë punim, bëhet një vështrim dhe analizë statistikore mbi gjendjen e shtresave sociale në Republikën e Maqedonisë, bazuar në një bashkësi individësh, konturet e së cilës përcaktohen në përputhje me disa indikatorë. Indikatorët kryesorë lidhen me nivelin e jetesës individuale, me fjalë të tjera me sasinë e të ardhurave neto, duke patur parasysh përbërjen e familjes. Në punim, së pari studiohet e analizohet gjendja sociale-ekonomike e popullsisë që jeton në Republikën e Maqedonisë, në të cilën, si rezultat i periudhës së gjatë të tranzicionit kanë ndodhur ndryshime të mëdha strukturore dhe transformime sociale e ekonomike të rëndësishme. Këto ndryshime kanë sjellë zhvillime në strukturën sociale të popullsisë, duke u shoqëruar ndër të tjera me rritjen e varfërisë, me shtimin e papunësisë dhe të numrit të personave të përjashtuar nga shoqëria. Së dyti, në disertacion i kushtohet një vëmendje e veçantë përcaktimit të kuptimit të shtresës sociale, në veçanti asaj të tnesme. Ky koncept analizohet sipas kritereve dhe indikatorëve të përcaktuar në disertacion. Në këtë rast krahas me kuptimin e përceptimin që kanë individët për përkatësinë në një shtresë sociale, problemi shihet edhe në këndvështrimin e përcaktimeve që studiues të tjerë dhe literatura bashkëkohore e ftishës, kanë për nocionin e shtresës sociale dhe të kategorizimit të saj, posaçërisht për shtresën e mesme, e cila zë një vend të dukshëm në disertacion.. Në këtë kuadër, me të dhënat e mbledhura, studimi analizon e paraqet edhe vlerësimin që i bëjnë individët disa aspekteve socio-ekonomike në periudhën e tashme; analiza e hollësishme shpreh konsideratën e tyre për situatën aktuale, në raport me të kaluarën e njëherëshi edhe me perspektivën për të ardhmen. Studimi, analiza dhe rezultatet në disertacion shoqërohen me synimin për të përcaktuar dhe zhvilluar indikatorë të cilët në tërësinë e tyre ndihmojnë për një kuptim të qartë të problemit e në këtë mënyrë janë një bazë e rëndësishme për të pranuar ose jo hipotezat e ngritura. Krahas kësaj studimi zhvillon një sërë teknikash statistike, të cilat bëjnë të mundur të grupohet, të përmblidhet e të përdoret informacioni statistik e të dhënat. Krahas me statistikën përshkruese e analizën e tabelave të kontingjencës, për dy e më shumë indikatorë, në studim ndërtohen modele matematike, për një analizë cilësore më të goditur. Në veçanti në një kre më vete paraqitet metoda e regresit logjistik; në këtë rast shihet se si popullsia e Maqedonisë e pozicionon veten si pjesë e shtresës së mesme ose jo kundrejt disa indikatorëve statistikë si: profesioni, të ardhurat, niveli i shkollimit, mosha e kryefamiljarit etj. Të dhënat e nevojshme për këtë studim u mblodhën ndërmjet një pyetësori në periudhën mars-prill të vitit 2012. Këto të dhëna shërbejnë si një bazë e rëndësishme për analizën e problemeve, për vlerësimin e hipotezave dhe për nxjerrjen e konkluzioneve.Rezultatet tregojnë nga njëra anë se në skemën tonë të klasifikimit të shtresave sociale në pesë grupe, familjet që jetojnë me vështkësi ekonomike, e kanë të vështirë që të pranojnë se i përkasin shtresës së varfer. Nga ana tjetër, rezultate të ngjashme gjenden në "ekstremin tjetër": shtresa e pasur, sipas klasifikimit tonë, karakterizohet nga prirja për të mos e quajtur veten të pasur, por tenton ta përfshijë veten në grupin e shtresës së mesme të lartë.
Analiza e rezultateve tregon se qytetarët aktualisht, nuk janë të kënaqur, madje duke krahasuar gjendjen aktuale me atë të një periudhe të mëparshme, në përgjithësi ata janë pak optimistë dhe bile situatën e shohin drejt përkeqësimit. Ky qëndrim është shumë i dukshëm edhe në lidhje me perspektivën për të ardhmen. Përfundimet nga analiza e regresit logjistik për profilin e individit që i takon shtresës së mesme në Maqedoni tregon se personat me moshë të re, që janë me arsim të lartë, që kanë të ardhura 400-600 euro dhe kanë një profesion (punëtor i cili kryesisht udhëton -tregtues, vozitës etj.) janë më shumë të prirur të ndjehen si anëtarë të shtresës së mesme se sa personat e tjerë.
Fjalë kyçe: Shtresat sociale, përcaktime, transformimet sociale, niveli i jetesës, kurba e Lorencit, indeksi Gini, statistika, indikatorë, tabelat e kontingjencës, raportet e shanseve, regresi logjistik
Абстракт
Во овој труд е направен преглед и статистичка анализа на положбата на социјалните класи во Република Македонија, врз основа на истражување спроведено со група граѓани, согласно со соодветните научни општо прифатени индикатори. Главниот индикатор поврзан со нивото на индивидуалниот живот, со други зборови, е износот на нето приходите, земајќи го предвид составот на семејството. Во трудот, прво се анализира и студира социоекономската состојба на населението кое живее во Република Македонија, во која, како резултат на долгаот период на транзиција се имаат случено поголеми структурни промени и важни социјални и економски трансформации. Овие промени кои резултираа со развој во социјалната структура на населението, меѓу другото, се поврзани со зголемена сиромаштија, зголемена невработеност, и луѓе исклучени од општеството. Второ, во дисертацијата е посветено посебно внимание на одредувањето на значењето на социјалната класа, а особено на средната класа. Овој концепт се анализира според критериуми и индикатори кои дефинирани во исертацијата. Дополнително, перцепцијата на лицата што припаѓаат на социјалната класа се гледа и преку студиите на други научници и современата литература во ова поле, каде се обработува идејата за социјалната класа и нејзините класификации, особено за средната класа, која зафаќа значајно место во дисертацијата. Во овој контекст, студијата ги анализира собраните податоци и ја претставува оценката што лицата ја прават за некои социоекономски аспекти во тековниот период, споредувајќи ја состојбата со претходната година и перспективите за следната година. Студијата, анализата и резултатите во дисертацијата се поврзани со цел да се воспостават и развијат индикатори кои помагаат во целост за јасно разбирање на проблемот и на тој начин се важна основа за прифаќање или отфрлање на поставените хипотези. Во прилог на оваа студија се развива спектар на статистички техники, кои овозможуваат да се групираат, да се сумираат и се користат статистички информации и податоци. Во прилог на дескриптивната статистика и анализата на табелите на контингентноста за два или повеќе индикатори, студијата конструира и математички модели за подобра и квалитативна анализа. Во посебна глава е презентиран методот на логистичка регресија, во овој случај се гледа дали населението во Македонија се позиционира во средната класа или не, наспроти некои статистички индикатори како што се професијата, приходите, степенот на образование, возраста на одговорните на домаќинствата, итн.
Потребните податоци за оваа студија се собрани преку прашалник во периодот март-април, 2012 година. Овие податоци служат како важна основа за анализа на проблемите, за тестирање на хипотезите и за носење заклучоци. Резултатите од една страна покажуваат дека со нашата поделба на социјалните класи во пет групи, семејствата кои живеат со економски потешкотии, тешко се предаваат и прифаќаат да се класифицираат себеси како сиромашни. Од друга страна, пак, слични резултати се појавија и во "другиот екстрем" - богатата класа, која според нашата класификација се карактеризира со тенденција да се избегае, нарекувајќи се богати, но има тенденција да се вклучи во групата на висока средна класа. Анализата на резултатите покажува дека граѓаните не се задоволни, па дури споредбите со претходните години укажуваат на нарушувања. Истите граѓани се песимисти кога станува збор за перспективите во иднина. Резултатите од логистичката регресиона анализа за профилот на населението кои припаѓа на средната класа во Македонија покажуваат дека помладите лица, со високо образование, тие кои имаат приходи од 400-600 евра и професија (работник кој главно патува-трговец, возач, итн.) имаат поголема веројатност да се чувствуваат како припадници на средната класа, од другите луѓе. Клучни зборови: социјални класи, определби, социјални трансформации, животен стандард, Лоренцова крива, Џини индексот, статистика, показатели, табели за контингентноста, показатели за големината на ефектот (о<1с1 гаќоѕ), логистичка регресија.
Abstract
This paper is based on a statistical observation and analyses of the state of social classes for a community of individuals in the Republic of Macedonia, whose contours are based according to some indicators. The key indicators are related to the standard of living, in other words, to the households net income, while taking in consideration the composition of the family. In this study, we first study the socio - economic situation of the population living in the Republic of Macedonia, where there have been different structural changes and social and economic transformations, as a result of the long period of transition. These changes and transormations has resulted in changes in the social structure of the population, such as increased poverty, high unemployment rate and growth of socially excluded individuals. Secondly, we determine the social class, by analysing the perception that the individuals have for their own social class, by using some other definitions from the contemporary literature on social classes and in particular on the middle class, and by comparing both. In addition, we can also see the evaluation that individuals do in some socio — economic aspects of this period, comparing the previous year with the perspective of the next year. The analysis as well as results in this dissertation aims to assess and conduct indicators that are the main guidance for understanding the problem statement at the same time represents the light to accept or reject the stated hypothesis. Moreover, the research follows a series of statistical techniques in order to categorize and elicit highlights from first hand statistical data. In addition to descriptive statistics and contingency tables, mathematical models are built for two or more indicators for more qualitative analysis. In particular, in one own chapter logistic regression method is used to determine the positioning of Macedonian population into the middle class by taking into the consideration some statistical indicators such as: profession, income, the level of education, the age of household, etc. The necessary data from this study was gathered from a questionnaire during March-April 2012. These data serve as an important base for problem statements, evaluation of hypothesis as well as for concluding remarks. Based on our five classes - classification, the results show that the households that live in economic difficulty find it difficult to accept that they belong to a poor social class. On the other hand, similar results show the other "extreme", where the households that belong to the rich social class show the tendency not to call themselves as reach, but rather position themselves in the middle high class. Results analysis shows that citizens currently are not satisfied. Even when comparing the current situation with previous year, generally, they are less optimistic and view the situation as detonating. The same view is also while they foresee their future. The results from the logistic regression analysis of the individual profile of those that belong to the middle class in Macedonia show that the young citizens, with higher education, with income between 400-600 euro and with worker occupation (who mostly travel - traders, drivers, etc.) are more likely to feel as members of the middle class compared to others. Keywords: Social class, assessment, social transformation, living standard, Lorenz Curve, Gini index, statistics, indicators, contingency tables, odd ratios, logistic regression. |