Title : | Bazat juridike të trashëgimisë sipas të drejtës pozitive në Republikën e Kosovës dhe të drejtës komparative : studime të doktoraturës - cikli i tretë | Material Type: | printed text | Authors: | Egzone Osmanaj, Dissertant ; Adnan Jashari, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL | Publication Date: | 2018 | Pagination: | 353 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references (p. 140-144)
Includes bibliographical footnotes
Includes index | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | Abstrakt
Ky punim ka për qëllim arritjen e këtyre objektivave bazë: -të analizohet rregullimi juridik i trashëgimisë ligjore dhe asaj testamentare si dhe procedurës trashëgimore në Kosovë, në një vështrim krahasimor më disa vende në rajon; - të analizohen raste trashëgimore të shqyrtuara nga gjykatat e vendit; - të bëhet evidentimi i problematikës së vërejtur gjatë analizimit të rasteve trashëgimore dhe të bëhen përpjekje në gjetjen e zgjidhjeve lidhur më to. Gjatë punimit janë parashtruar këto pyetje kërkimore: -Së pari, në lidhje më rregullimin ligjor të trashëgimisë është parashtruar pyetja: -Çka e karakterizon rregullimin juridik të trashëgimisë në Kosovë dhe në vendet e përfshira në studim përkatësisht në Maqedoni, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi, Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë dhe Hercegovinë; -Cilat janë qasjet dhe dallimet kryesore ndërmjet ligjit tonë dhe ligjeve të shteteve të marra në studim? Ndërsa, në lidhje më praktikën gjyqësore vendase janë parashtruar këto pyetje: -Si bëhet inicimi i procedurës trashëgimore në praktikë? -Sa kohë kalon nga vdekja e trashëgimlënësit dhe inicimit të procedurës trashëgimore? -Cilat nga dy bazat juridike të thirrjes në trashëgimi dominon në praktikë? -A u njihet në praktikë të gjithë personave pa dallime, e drejta e barabartë në trashëgimi apo bëhen dallime në baza të ndryshme? -Sa nga trashëgimtarët e përfshirë në aktvdekje (femra dhe meshkuj) e realizojnë të drejtën e trashëgimisë? -Cilat nga format e testamenteve të njohura më ligj, aplikohet më së shumti nga ana e trashëgimlënësve? -Cilat janë shkaqet për të cilat ndërprehet dhe pezullohet procedura trashëgimore më së shpeshti në praktikë? - A kanë ndikim sot normat zakonore në marrëdhëniet e trashëgimisë, e sidomos kur bëhet fjalë për të drejtën trashëgimore të gruas? Në përpjekje për të ofruar një informacion sa më të saktë lidhur më pyetjet e parashtruara gjatë punimit, është realizuar hulumtimi në gjykata dhe anketa (pyetësori) më qytetarët. Hulumtimi në gjykata është orientuar në mbledhjen e të dhënave për rastet trashëgimore të inicuara dhe të zgjidhura në gjykatat e përfshira në studim për gjatë përiudhës 2003-2014, më konkretisht ky hulumtim është fokusuar në identifikimin dhe analizimin e të dhënave në lidhje më: mënyrën e inicimit të procedurës trashëgimore; numrin e trashëgimtarëve të përfshirë në aktvdekje dhe cilësia e tyre; numrin e trashëgimtarëve të cilët kanë trashëguar dhe sipas cilës bazë juridike; numrin e trashëgimtarëve të cilët kanë hequr dorë nga trashëgimi dhe në favor të kujt; rastet në të cilat procedura është ndërprerë për shkak të lindjes së kontestit midis palëve; etj. Metodologjia e hulumtimit në gjykata është bazuar në mbledhjen e të dhënave për rastet trashëgimore përmes metodës së studimit të dokumentacionit dhe përdorimit të formularëve. Rezultatet e hulumtimit tregojnë që mungon bashkëpunimi adekuat ndërmjet organit komunal dhe gjykatës në veprimet që duhet të ndërmirren në rastin e inicimit të procedurës trashëgimore. Si rezultat i kësaj, procedurat trashëgimore asnjëherë nuk inicohen sipas ligjit. Gjykatat nuk i inicojnë procedurat trashëgimore sipas detyrës zyrtare, siç parashihet më ligj, por kjo bëhet vetëm në bazë të kërkesës së palëve. Sa i përkët numrit të trashëgimtarëve të përfshirë në aktvdekje, nuk ekziston ndonjë dallim i madh midis numrit të trashëgimtarëve femra dhe meshkuj. Mirëpo, ekzistojnë dallime të rëndësishme sa i përkët numrit të trashëgimtarëve femra dhe meshkuj, të cilët e shfrytëzojnë të drejtën e trashëgimisë. Përqindja e femrave të cilat e shfrytëzojnë të drejtën e trashëgimisë, krahasuar më përqindjen e meshkujve është shumë e ulët. Femrat në shumicën e rasteve heqin dorë vullnetarisht nga trashëgimia në favor të trashëgimtarëve meshkuj të familjes. Pavarësisht se më ligj, përparësi i jepet trashëgimisë testamentare, në praktikë në shumicën e rasteve trashëgimia ndahet në mungesë të testamentit. Mungesa e testamenteve ndikon në numrin e vogël të femrave që trashëgojnë dhe krijon më shumë mundësinë që femrat të heqin dorë nga trashëgimia. Fjalët kyçe: trashëgimi; trashëgimtarë; trashëgimlënës; testament, ligj.
Abstract
The aim of this paper is to accomplish the following basic objectives: -to analyze the legal regulation of legal inheritance and the testamentary and hereditary procedure in Kosovo, comparing to some countries in the region; -to analyze hereditary cases investigated by the local courts; -to identify the problems encountered upon analyzing hereditary cases and to make efforts to find solutions related to them. During the questioning, the following questions have been raised: -First, regarding the regulation of inheritance legislation, the question is: What characterizes the legal regulation of inheritance in Kosovo and in the countries included in the study, respectively in Macedonia, Albania, Serbia, Montenegro, Slovenia, Croatia and Bosnia and Herzegovina; -What are the main approaches and differences between our law and the laws of the states included in the study? Whereas, regarding the exercising of decision-making, the following questions have been raised: Is the inheritance procedure initiated in practice? –How long does it take from the death of the heirs and the initiation of the hereditary procedure? -Which of the two legal bases of call to inheritance dominate in practice? -Are all the persons recognized in practice without any distinction, the right to inheritance or differences on different grounds? -How many of the heirs are involved in the act of death (female and male) accomplish the right to inheritance? –Which from the forms of the testaments recognized by the law are mostly applied from the heirs? -What are the reasons that the inheritance testament procedure is revoked and suspended most often in practice? -Do customary norms affect inheritance issues today, particularly when it comes to the hereditary right for a woman? In an effort to provide more accurate information on the questions during the procedure, the research was conducted in the courts and the survey with citizens. The research in the Court is oriented to the collection of data on inherited cases initiated and solved in the Courts involved in the study during the period 2003-2014, more specifically, this research focused on identifying and analyzing data related to the method of initiation of hereditary procedure; the number of heirs involved in acts of deaths and their quality; the number of heirs as inheritors and according to which legal basis; the number of heirs who have renounced the inheritance and in whose favor; cases in which the proceedings have been terminated, because of the dispute between the parties; etc. The methodology of research in the court is based on the collection of data on hereditary cases through the method of study documentation and the use of forms. The survey results show that lack adequate cooperation between the municipal authority and actions of the court to be taken in case of initiation of an inheritance procedure. As a consequence, hereditary procedures have never been initiated according to the law. The courts do not initiate inheritance procedures ex officio, as provided by the law, but this is performëd only upon the claim of the parties. As to the number of heirs involved in the act of death, there is no significant difference between the number of female and male heirs. However, there are significant differences in the number of female and male heirs who use the right to inheritance. The percentage of women who use the right to inheritance compared to the male percentage is very low. Women in most cases voluntarily waive the right to their inheritance in favor of the family of male heirs. Despite the customary law, the priority is given to testamentary inheritance, in practice, in most cases, inheritance is divided in the absence of the testament. The lack of testaments affects the small number of women who inherit and creates more opportunities for women to waive the right to their inheritance.
Keywords: inheritance; heir testator; testament, law.
Абстракт
Овој труд има за цел постигнување на овие основни цели: - да го анализира правното уредување на законското и тестаментарното наследство, како и наследната процедура во Косово, со споредбено осврнување кон некои земји во регионот; - да ги анализира наследните случаи истражени од домашните судови; - да направи евидентирање на запазената проблематика при анализа на наследните случаи и да вложува напори за изнаоѓање решенија. Во текот на пишувањето на трудот, беа поставени следните истражувачки прашања: - Прво, во однос на законското уредување на наследството, се поставувало прашањето: - Што го карактеризира законското уредување на наследството во Косово и земјите вклучени во студијата, односно Македонија, Албанија, Србија, Црна Гора, Словенија, Хрватска и Босна и Херцеговина?; - Кои се главните пристапи и разлики помеѓу нашиот закон и законите на земјите во студијата? А, во однос на домашната судска пракса, се поставени следниве прашања: - Како се започнува постапката за наследство во пракса? - Колку време е потребно за да помине од смртта на оставителот и покренувањето на наследната постапка? - Која од двете правни основи за повикување во наследство доминира во пракса? - Дали во пракса им се признава на сите без разлика, еднаквото право на наследство или се прават разлики по различни основи? - Колку од наследниците вклучени во тестаментот (женски и машки) го остваруваат правото на наследство? - Која од законски признатите форми на тестамент најмногу се применува од страна на оставителите? - Кои се причините за кои постапката за наследување најчесто се прекинува и суспендира во пракса? - Дали обичајните норми влијаат врз наследството денес, особено кога станува збор за наследното право на жените? Во обид да обезбеди најточни информации за прашањата поставени за време на пишувањето на трудот, беше спроведено истражување во судовите и беше направена анкета (прашалник) со граѓаните. Истражувањето во судовите е ориентирано кон собирање на податоци за наследните случаи иницирани и решени во судовите вклучени во студијата во периодот 2003-2014, поточно ова истражување се фокусираше на идентификација и анализа на податоци во врска со: начинот на иницирање на наследната постапка; бројот на наследници вклучени во тестаментот и нивното својство; бројот на наследници кои имаат наследено и врз која правна основа; бројот на наследници кои се откажале од наследството и во чија корист; случаи во кои постапката е прекината поради раѓање на спор меѓу страните, итн. Методологијата на истражување во судовите се заснова на собирање на податоци за наследни случаи преку методот на проучување на документацијата и употребата на формулари. Резултатите од истражувањето покажуваат дека постои недостаток на соодветна соработка помеѓу општинскиот орган и судот во акциите што треба да се преземат во случај на покренување на наследна постапка. Како резултат на тоа, наследните процедури никогаш не се иницирани според законот. Судовите не поведуваат постапки за наследство по службена должност, како што е предвидено со закон, но ова се прави само по барање на странките. Во однос на бројот на наследници вклучени во тестаментот, не постои значајна разлика помеѓу бројот на наследници жени и мажи. Сепак, постојат значителни разлики во бројот на машки и женски наследници кои го користат правото на наследство. Процентот на жените кои го користат правото на наследство, во споредба со процентот на мажите, е многу мал. Жените во повеќето случаи доброволно се откажуваат од своето наследство во корист на машките семејни наследници. И покрај фактот дека со закон, приоритет му се дава на тестаментарното наследство, во пракса, во повеќето случаи наследството се дели без постоење на тестаментот. Недостатокот на тестаментите влијае на малиот број на жени кои наследуваат и создаваат повеќе можности за жените да се откажат од своето наследство.
Клучни зборови: наследство; наследници; оставител; тестамент, закон | Link for e-copy: | https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/DR_122856.pdf | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=17887 |
|