Abstract: | Biznesi i vogël dhe ndërmarrësia, me shumë përgjegjësi, mund të themi se paraqet shtyllën kryesore të çdo ekonomie kombëtare. Këtë e dëshmojnë në vazhdimësi trendi rritës i numrit të bizneseve të reja që regjistrohen në çdo vend, përqindja e lartë e pjesëmarrjes së biznesit të vogël në krijimin e bruto-prodhimit vendor, numri i lartë i krijimit të vendeve të reja të punës, rritja permanente e invencioneve dhe inovacioneve që vijnë nga iniciativat e lira ndërmarrëse dhe kështu me radhë. Menaxhimi i një biznesi të vogël është aktivitet mjaft kompleks dhe sfidues. Prandaj qëllimi i këtij teksti është që lexuesit t'i ofrojë një pasqyrë më të qartë rreth biznesit të vogël, përparësive dhe dobësive, respektivisht benefiteve, sfidave dhe problemeve që dalin nga posedimi dhe menaxhimi i një biznesi të vogël, mënyrave të organizimit të një biznesi, përpjekjeve novatore për ballafaqim me konkurrencën, identifikimit dhe kërkimit të zgjidhjes në lidhje me evitimin e situatave të rrezikshme gjatë operimit të biznesit, luftës së vazhdueshme të ndërmarrësve për gjetjen e burimeve adekuate të financimit dhe gjetjen e rrugëve më të mira për plasimin e produkteve dhe shërbimeve në treg dhe informimin e konsumatorëve për benefitet nga to. Problematika e biznesit të vogël dhe ndërmarrësisë në kët liber është sistematizuar në katërmbëdhjetë kapituj të renditur në mënyrë logjike. Në kapitullin e pare me titull 'Karakteri \ biznesit të vogël' është bërë një përshkrim i biznesit të vogël, definimi i tij në vende të ndryshme, si në SHBA, vendet e Unionit Evropian, si dhe në vendin tonë. Më tej, në këtë kapitull trajtohen karakteristikat e biznesit të vogël, të ndara në përparësitë dhe dobësitë e tij, fushat e veprimit, faktorët për themelimin, mbijetesën dhe zhvillimin e bizneseve të vogla, barrierat në rritjen e bizneseve të vogla, problemet me të cilët ballafaqohet biznesi i vogël, dallimet midis biznesit të vogël dhe biznesit të madh dhe faktorët konkurrues te ndërmarrjet e vogla. Në kapitullin e dytë me titull 'Qas/e për fillimin e biznesit të vogël' trajtohen dy rrugët kryesore për të nis një biznes të vogël, siç janë nisja e një biznesi nga hiçi dhe blerja e një biznesi ekzistues. Në këtë kapitull janë trajtuar përparësitë dhe dobësitë e blerjes së biznesit ekzistues, përmbajtja e analizës së një biznesi ekzistues etj. Po ashtu janë analizuar karakteristikat e procesit të themelimit të biznesit të ri, përmbajtja e fizibiliti-studimit, përparësitë dhe dobësitë e themelimit të biznesit të ri, si dhe faktorët që ndikojnë në zgjedhjen e lokacionit të biznesit të ri. Në kapitullin e tretë me titull 'Bfznesi familjar' janë trajtuar temat si definimi i biznesit familjar, cikli jetësor i biznesit familjar, modeli zhvillimor, modeli tredimensional, familja dhe përplasja me biznesin, pjesëmarrësit në biznesin familjar, konfliktet në biznesin familjar, arsyet e pasardhësve për mosinkuadrim në biznesin familjar, qëndrimet e fëmijëve për mosinkuadrim në biznesin familjar, kultura në biznesin familjar, llojet e kulturës familjare, lloje të biznesit familjar, sukcesioni i menaxhmentit në biznesin familjar, fazat e procesit të sukcesionit, transferimi i suksesshëm në biznesin familjar, faktorët që veprojnë kundër planifikimit të sukcesionit dhe përparësitë dhe dobësitë e biznesitfamiljar. Në kapitullin e katërtë me titull 'Franshiza dhe biznesi i vogël' elaborohen karakteri i franshizës, definimi i franshizës, historiku i franshizës, roli i franshizës për ekonominë, ekspansioni i franshizës, globalizimi i franshizës, mundësitë franshizore, llojet e franshizave, karakteristikat personale për sukses të franshizës, vlerësimi i mundësive për franshizë, selektimi i franshizës, mitet rreth franshizës, karakteristikat e franshizës, përparësitë e franshizës, dobësitë e franshizës, përparësitë dhe dobësitë nga aspekti i franshizantit dhe përparësitë dhe dobësitë nga aspekti i franshizorit. Kapitulli i pestë i është kushtuar 'Planifikimit dhe hartimit të planit të biznesit', ku elaborohet planifikimi dhe rëndësia e tij, plani i biznesit, i cili llogaritet si çelës i suksesit të një biznesi të vogël. Përveç potencimit të rëndësisë së planifikimit në biznes, në këtë kapitull trajtohen edhe rëndësia e planit të biznesit, shfrytëzuesit e planit të biznesit, nevoja për plan biznesi të shkruar, metoda për hartimin e planit të biznesit, llojet e planeve të biznesit, përmbajtja e planit të biznesit, udhëzuesi për hartimin e planit të biznesit dhe prezantimi i planit të biznesit. Në kapitullin e gjashtë, të titulluar si 'Organizimi i biznesit te vogël' jepet një pasqyrë rreth formave të organizimit të biznesit të vogël, ku trajtohen pronësia individuale, partneriteti, korporata, si dhe të ashtuquajturat forma hibride të organizimit të biznesit të vogël, si s-korporata, kompania me përgjegjësi të kufizuar, trusti afarist dhe kooperativa. Kapitulli i shtatë, me titull 'Flnancimi i bizneseve te vogla' trajton burimet kryesore të financimit, të cilat një ndërmarrës mund t'i ketë në dispozicion për ta financuar aktivitetin e tij afarist. Këtu, përshkruhen burimet e financimit si mjetet të akumuluara nga themeluesit e biznesit, ndihma nga familja dhe miqtë, partnerët, biznes engjëjt, rreziko-kapitalistët formal, kreditë bankare, lizingu, faktoringu, kredia tregtare dhe oferta iniciale publike. Në kapitullin e tetë me titull 'Marketingu në biznesin e vogël' trajtohet marketingu si një nga filozofitë apo funksionet kryesore të ndërmarrjes. Vendimi se çka të prodhohet, çfarë çmimi t'i caktohet produktit apo shërbimit të dedikuar për konsumatorët, gjetjen e rrugëve më të mira që produktet apo shërbimet të jenë sa më afër konsumatorëve, mënyrat e informimit të konsumatorëve me karakteristikat dhe përfitimet nga shfrytëzimi i një produkti janë pikërisht temat që trajtohen në këtë kapitull. Kapitulli i nëntë i kushtohet 'Tregtisë etektronike dhe biznesit të vogël', ku trajtohen temat si karakteri i tregtisë elektronike, format bazike të tregtisë elektronike, tregtia elektronike dhe biznesi elektronik, mundësitë e biznesit në internet, llojet e tregtisë elektronike, mitet rreth tregtisë elektronike, ndikimi i tregtisë elektronike në biznesin e vogël, përfitimet nga tregtia elektronike dhe barrierat për implementim të tregtisë elektronike. Në kapitullin e dhjetë me titull 'Përgjegjësia shoqërore dhe etika në biznesin e vogël' elaborohen karakteri i përgjegjësisë shoqërore, piramida e përgjegjësisë shoqërore, përfitimet nga përgjegjësia shoqërore, etika dhe biznesi i vogël, dilemat etike, modeli i sjelljes etike, zhvillimi i vlerave etike, qasjet e sjelljes etike, etika e biznesit dhe menaxhmenti, etika dhe përgjegjësia shoqërore në ndërmarrjet tona. Në kapitullin e njëmbëdhjetë, të titulluar si 'Karakteri i ndërmarrësisë' trajtohen ndërmarrësia si koncept në zhvillim, qasjet e ndryshme në definimin e ndërmarrësisë, esenca e ndërmarrësisë, fazat e procesit të ndërmarrësisë, shkollat e ndërmarrësisë, mitet rreth ndërmarrësisë, modeli i ndërmarrësisë, karakteristikat specifike të ndërmarrësve, llojet e ndërmarrësve, shpërblimet e ndërmarrësve, dallimet dhe ngjashmëritë në mes ndërmarrësit, menaxherit dhe pronarit të biznesit të vogël. Kapitulli i dymbëdhjetë me titull 'Ndërmarrësia, inovacionet dhe rreziku' trajton tema që kanë të bëjnë me inovacionet dhe rrezikun, si karakteristika kryesore të ndërmarrësisë. Në këtë kapitull do të trajtohen definicione të ndryshme në lidhje me inovacionet, llojet e tyre, burimet e shumta të inovacioneve, tema që kanë të bëjnë me procesin e inovimit, si dhe principet që individët duhet t'u përmbahen gjatë procesit të inovimit. Se biznesi i vogël karakterizohet me një normë të lartë rrezikut e kanë dëshmuar studime të shumta. Lidhur me këtë, në këtë kapitull do të trajtohen llojet e ndryshme të rreziqeve, me të cilët mund të ballafaqohet një ndërmarrës, si dhe rrugët më të mira për t'u ballafaquar me to. |