Title : | Trashëgimia etnokulturore e Rekës së Epërme | Material Type: | printed text | Authors: | Zejna Halimi, Author | Publisher: | Tetovë : Syth | Publication Date: | 2022 | Pagination: | 393 p. | Layout: | ill. | Size: | 25 cm | ISBN (or other code): | 978-6-08-492714-3 | General note: | Includes bibliographical references (p. 421-422)
Includes dictionary (p. 403-412)
Includes bibliographical footnotes | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Descriptors: | Folklore - Albanian - Macedonia (Reka e Epër)
| Class number: | 398.09 | Abstract: | Libri që me këtë botim po kalon në duart e lexuesit, është një monument i ngritur kujdesshëm për njërin nga rajonet tona më të veçanta, jo vetëm në kuptimin e shumësisë kulturore, pasurisë shpirtërore që ka, por edhe në efektin emocional e në dhembshurinë që krijon te secili që rreket të mësojë diçka për historinë e këtij vendi. Nuk di kur e kam dëgjuar për herë të parë toponimin Rekë e Epërme, por e mbaj mend mirë kur i tërë trupi m'u ngjeth tek e lexoja poezinë e bukur të Ali Podrimjes "Vajtojcat e Rekës”, ku “kur vjen e diela" gratë "varin në gozhdë gjuhën e dhunës dhe zbresin te varret të qajnë shqip”. Është një histori e tërë e dhimbjes, e ruajtjes së ashtit në kulturë, në këngë, madje në atë më të thellën, më sublimen, më njerëzoren e këngëve – në vaje, ku zhbëhen të gjitha shtirjet, të gjitha ornamentet dhe të gjitha shtysat për të krijuar artificialisht diçka. Mu aty në këngën e përvajshme rrëmon Ali Podrimja për ta gjetur rrënjën e etnisë së tërë asaj popullate që kanë qenë të shtrënguar të shkëputen nga pjesa tjetër e shqiptarëve dhe, duke pasur dhe një shtytje të ashpër shtetërore, të rrokullisen drejt asimilimit. Te kjo rrënjë ia mësyen edhe Zejna Halimi me këtë libër, por kësaj radhe jo duke e tkurrur në një këngë a poezi të kulluar artistike, por në një dëshmi monumentale të shkruar në disa dekada, siç është ky libër, pothuajse një monografi e plotë për Rekën. Për të sotmen dhe të djeshmen e saj. Për këngët, doket, besimet, veshjet, shtëpitë dhe gjithçka që e zbulon shpirtin e një populli. | Contents note: | Fazli Gajraku: Një vështrim i gjerë dhe i larmishëm për trashëgiminë etnokulturore të Rekës së Epërme; Vebi Bexheti: Mozaiku i vlerave etnokulturore, e folklorike, i zonës së Rekës së Epërme, i librit në dorëshkrim, trashëgimia etnokulturore e Rekës së Epërme, të Zejna Shaqiri Halimit; Syla: Recension për dorëshkrimin e përmbledhjes nga poezia popullore; Shtrirja gjeografike dhe kushtet klimatike të rajonit të Rekës së Epërme; Reka e Epërme në rrjedhat e historisë; Vendbanimet në rrjedhat historike, toponimet, dhe mikrotoponimet në Rekën e Epërme; Blegtoria, bujqësia dhe kurbeti faktorë kryesorë për mbijetesë; Ritet e motmotit dhe festat e rëndësishme në Rekën e Epërme; Shëngjergji festë e lashtë pagane; Ritet familjare; Ritet e dasmës te djali në Rekën e Epërme; Ritet e martesës së vajzës; Mortja dhe ceremonitë mortore në Rekën e Epërme; Këngët e vajeve në krahinën e Rekës së Epërme; Kurbeti në këngët popullore; Këngë motmoti; Ninullat dhe këngët për fëmijë; Këngë synetije; Këngë dashurie; Këngë fejese; Këngë dasme te djali; Këngë dasme te vajza; Këngë kurbeti; Vajet e g'zuta; Këngë trimërie dhe qëndrese; Këngët e vajeve mortore (Këngët e vajeve pikëlluese); Këngë humoristike, shpotitëse (nome); Proza popullore; Gjegjëza; Fjalë të urta popullore; Frazeologjizmat popullore; Uratat - bekimet; Mallkime (nome); Kontributi i gruas në ruajtjen e dinjitetit dhe trashëgimisë në Rekën e Epërme; Vebi Bexheti: Shpirti i Rekës rron; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=22195 |
|  |