
Edward Elgar Publishing UN iLibrary HeinOnline Directory of Open Access Books SAGE Journals ASTM Compass
From this page you can:
Home |
Author details
Author Abdulla Aliu
Available item(s) by this author



Parimi i gjykimit në afat të arsyeshëm në procedurën civile në Republikën e Maqedonisë / Ali Aliu
Title : Parimi i gjykimit në afat të arsyeshëm në procedurën civile në Republikën e Maqedonisë : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Ali Aliu, Dissertant ; Abdulla Aliu, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL Publication Date: 2012 Pagination: 116 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: HYRJE
Kohëve të fundit jemi dëshmitar që e drejta në "Gjykim në afat të arsyeshëm" gjithnjë e më tëpër merr dimenzione të aktualizimit, jo vetëm si një parim procedural civil, por edhe si një standard i pranuar ndërkombëtarisht për gjykim, dhe njëkohësisht si kriter apo barometër i mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Vlen të potencohet, se në lidhje me këtë parim juridik, si dhe standard ndërkombëtar tek ne nuk haset ndonjë punim më i detajuar dhe gjithëpërfshirës, e aq më shumë në sferën civile, edhe pse ky parim më së shumti cenohet në lëndët civile. Por, shumica e analizave janë në rrafshin e tryezave të rrumbullakta, apo si të tilla vetëm sipërfaqësisht përfshihen në shkrime dhe analiza të ndryshme. Meqenëse në literaturën juridike, veçanërisht në atë shqiptare, kjo temë nuk është trajtuar mjaft, por ka ngelur kryesisht në nivel të artikujve gazetareske dhe punimeve të shkurta nëpër revista shkencore, jam përpjekur që këtë temë ta përpunoj në mënyrë më gjenerike, me shpresë se ky do të jetë sado pak një kontribut modest për literaturën tonë juridike. Është brengosës fakti notor që gjyqet e Republikës së Maqedonisë janë të stërngarkuara me lëndë, procedura e zgjidhjes së të cilave i kalon kufijtë e gjykimit në afat të arsyeshëm. Numri më i madh i këtyre lëndëve a priori kanë të bëjnë me lëndë nga sfera e të drejtës civile. Njëherit edhe numri më i madh aplikacioneve të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të cilët e padisin Republikën e Maqedonisë para Qjyqit evropian për të drejtat e njeriut në Strazburg, pikërisht ka të bëjë me cenimin e nenit 6 paragrafi 1 të Konventës evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, i cili nen parash dhe garanton të drejtën e qytetarëve në gjykim të drejtë dhe në afat të arsyeshëm. Parashtrimi i aplikacioneve kundër Republikës së Maqedonisë para Gjyqit evropian për të drejtat e njeriut, për shkak të cenimit të nenit 6 paragrafi 1 të Konventës evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, sidomos merr hov nga viti 2006, me ç'rast numri i aplikacioneve rritet për 93% në raport me aplikacionet e vitit 2005.
Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=19382 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M8702-000151 M8702-000151 Aliu, A. 2012 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Përgjegjësia për dëmin e shkaktuar nga mjetet motorike në qytetin e Tetovës në periudhën e vitit 2005-2010 / Rita Mustafi
Title : Përgjegjësia për dëmin e shkaktuar nga mjetet motorike në qytetin e Tetovës në periudhën e vitit 2005-2010 : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Rita Mustafi, Dissertant ; Abdulla Aliu, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL Publication Date: 2014 Pagination: 97 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: ABSTRAKT
Sigurimi paraqet vetëm një formë të luftës së vazhdueshme të njeriut me rreziqet që rrethojnë çdo ditë. Në ditët e sotme, sigurimi paraqet një shkencë gjithëpërfshirëse dhe e zhvilluar e cila mbi bazën e saj teorike dhe praktike ka tendencë drejt reduktimit të ndikimit të dëmshëm të rreziqeve ndaj njeriut, shëndetin e tij dhe pasurinë e tij edhe ofron një numër të madh zgjidhjesh se si të mbrohemi nga rreziqet dhe nëse është e mundur ti mënjanojmë -eliminojmë, dhe në kushte kur të njëjtat do të paraqiten në mënyrë më efikase dhe më efektive të përballohemi me to. Specifike për auto sigurimin është se në përmbajtje i përfshin të gjitha elementet e sigurimeve shoqërore, përkatësisht me sigurimin e mjetit motorik (automobilit) para së gjithash sigurohet siguria e njerëzve, shëndeti, si dhe komponenti më i çmuar - jeta njerëzore. Shikuar nga baza juridike, ekonomike dhe sociale siguria e jetës edhe e mjetit motorik, automobilit në të cilën kalojmë një kohë të gjatë, çdo ditë, janë dy themelet mbi të cilët bazohet ekzistenca e njeriut. Të gjitha aktivitetet të cilat i ndërmerr një njeri në jetën e tij janë të drejtuara drejt sigurimit të shëndetit të tij dhe sigurimit të automjetit me të cilin arrin në destinacionin e dëshiruar. E thënë më thjesht, auto sigurimi është mbrojtje financiare ndaj aksidenteve të caktuara të lidhura me automobilin. Ky lloj sigurimi mbulon dëme të tilla siç janë shkatërrimi, zhdukjen ose dëmtimin e automobilit si edhe mbulimin e përgjegjësisë së shoferit (personit të siguruar) nga posedimi ose drejtimi i mjetit motorik. Qëllimi përfundimtar i çdo polise sigurimi të nënshkruar, është që njeriu ta mbrojë vetveten dhe familjen ndaj ngjarjeve që do të rezultojnë me pësoja të padëshirueshme. Fjalët kyçe: siguria njerëzore, sigurimi i automjeteve, mbrojtja financiare, përgjegjësia e shoferit, pasojat e padëshiruara.Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=20870 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M8702-000311 M8702-000311 Mustafi, R. 2014 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Privatizimi pronësor me vështrim të posaçëm në Kosovë / Faik Sylejmani
Title : Privatizimi pronësor me vështrim të posaçëm në Kosovë : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Faik Sylejmani, Dissertant ; Abdulla Aliu, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL Publication Date: 2016 Pagination: 56 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: HYRJE
Në procesin e transformimit të ekonomisë theksi vihet tek reformat strukturore ku një ndër shtyllat mbështetëse të këtyre reformave është edhe procesi i privatizimit. Duke qenë se procesi i privatizimit në Kosovë për më shumë se dy dekada ka qenë "thembra e akilif' të programeve qeverisëse dhe ndikimi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm në ekonominë e vendit tonë, ky studim do të paraqesë një analizë të hollësishme e të detajuar të zhvillimit të këtij procesi në Kosovë, bazuar tek hipoteza që "Privatizimi ndikon pozitivisht në ekonominë e vendit". Çfarë ka shkuar mirë dhe çfarë nuk ka funksionuar siç duhet, ku mund tëndërhyhetqë ky procestë përmirësohet? Përveçndikimittëjashtëzakonshëm nëekonomi, privatizimi kërkon ndryshime të gjëra në legjislacion dhe kërkon krijimin e institucioneve që do ta bëjnë këtë proces të mundshëm. Privatizimi është një proces bazë politik, që ndryshon rolin e shtetit në ekonomi por dhe shoqërinë në tërësi dhe ky proces në Kosovë është shoqëruar dhe me pasoja sociale si: papunësi e lartë dhe paga më të moderuara, pushime dhe largime nga puna për punonjësit më të vjetër në moshë dhe të pa kualifikuar, rikualifikime etj.
Privatizimi është proces i transformimit të pronësisë së një ndërmarrje shoqërore apo asetet publike drejt sektorit privat, prej të cilit priten efekte pozitive esenciale në tregjet e kapitaleve, mallrave, financave e të punës tek interesi i grupeve të ndryshme të popullsisë. Ky proces në mënyrë dinamike ridimensionon rolin e shtetit në aspekte të ndryshme, dhe përfshinë të gjitha asetet të ekonomisë në sektorin shoqëror, energjetikës, telekomunikacionit, aeroportit etj. Dekadën e fundit në Kosovë është bërë pjesë e një harku të gjerë të privatizimi. Shumë institucione, kompani, miniera tani nuk i përkasin shtetit, por janë bërë pronë private.Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21446 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M8702-000374 M8702-000374 Sylejmani, F. 2016 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Roli i martesës sipas ligjit mbi familjen në RM, sipas të Drejtës së Sheriatit dhe të Drejtës Zakonore / Ilir Ramadani
Title : Roli i martesës sipas ligjit mbi familjen në RM, sipas të Drejtës së Sheriatit dhe të Drejtës Zakonore : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Ilir Ramadani, Dissertant ; Abdulla Aliu, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti i Administratës Publike dhe Shkencave Politike - UEJL Publication Date: 2016 Pagination: 91 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: HYRJE
Tema "Roli i martesës sipas Ligjit mbi familjen në RM, sipas të Drejtës së Sheriatit dhe të Drejtës zakonore" është një temë për mbrojtje dhe arritjen e shkallës së Masterit pranë Fakultetit Juridik të Universitetit të Europës Juglindore. S'ka dyshim se kjo temë është shumë e gjërë dhe është shtjelluar nga shumë autorë, si nga aspekti i së drejtës laike ashtu edhe nga aspekti i të Drejtës së Sheriatit dhe së Drejtës Zakonore, mirëpo duke konsideruar se ka nevojë për një shpjegim krahsimtar të kësaj teme, jam munduar që të jap një kontribut sado të vogël në lëmin e studimit krahasimtar. Meqë gjatë shqyrtimit të martesës në bazë të së drejtës laike duke u bazuar në bazë të Ligjeve mbi familjen të Maqedonisë, Kosovës dhe Kodit Familjartë Shqipërisë. Se si i rregullojnë këto tri sisteme, martesën, mënyrën e lidhjes së martesës si akt solemn i lidhjes së martesës, pengesat të cilat mund të shfaqen me aktin e lidhjes së martesës, obligimet bashkëshortore, çrregullimet martesore dhe në fund shkurorëzimi. Gjithashtu, edhe nga aspekti i së drejtës së Sheriatit dhe së drejtës zakonore kemi trajtuar Martesën, se si ajo rregullohet në bazë të Sheriatit dhe së Drejtës zakonore, cilat janë pengesat të cilat ndalojnë lidhjen e martesës, çrregullimi i marëdhënieve martesore dhe në fund shkrurorëzimi a është i lejueshëm në bazë të së Drejtës së Sheriatit. Dallimi ekziston nga të tri sistemet, tek e Drejta e Sheriatit në bazë të së cilës lejon lidhjen e martesës me më shumë gra e quajtur Poligamia, ku në këtë temë jam përpjekur që në pjesën e parë të shpjegojmë diçka më shumë mbi poligaminë kushtet të cilat duhen plotësuar që të lejohet martesa e dytë. Familja ka rëndësi të madhe në shoqëri. Familja është bashkësia më e vogël sociale në të cilën lind, rritet, zhvillohet dhe në të cilën njeriu merr edukatën e parë. Familjen e përbën një bashkim personash të cilët, përshkak të martesës, gjinisë ose birësimit, janë të lidhur mes vete me marrëdhënie psikologjike, morale, ekonomike dhe juridike, jetojnë në një ekonomi të përbashkët familjare dhe mbajnë para shoqërisë përgjegjësi për njëri tjetrin. Si rezultat i krijimit të familjes është martesa mes dy bashkëshortëve dhe lindja e fëmijëve. Ndodh që martesa të mos ketë jetë të gjatë për shumë arsye, dhe të vijë edhe deri në përfundimin e martesës gjegjësisht shkurorëzmit të martesës.Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21069 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M7702-000286 M7702-000286 Ramadani, I. 2016 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Shkurorëzimet në Republikën e Sërbisë (Rast studimi komunat Preshevë, Bujanoc dh Medvegjë, për periudhën 2012-2015) / Ermal Rexhepi
Title : Shkurorëzimet në Republikën e Sërbisë (Rast studimi komunat Preshevë, Bujanoc dh Medvegjë, për periudhën 2012-2015) : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Ermal Rexhepi, Dissertant ; Abdulla Aliu, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL Publication Date: 2017 Pagination: 120 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: Abstrakti
Autori gjatë këtij hulumtimi shkencorë do përpiqet që nëpërmjet analizës jurdike të shpjegojë në rradhë të parë rregullimin ligjor të institucionit të martesës në legjislacionin e Republikës së Serbisë, qëllimin dhe rëndësinë e martesës në shoqëri, kushtet që duhet të plotësohen me rastin e lidhjes së martesës, të drejtat dhe detyrimet e bashkëshortëve, si dhe efektet juridike që prodhonë lidhja e martesës. Përpos martesës si një e drejtë themelore e njeriut (kushtetuese dhe ligjore), analiza e këtij studimi i referohet edhe bashkësisë jashtëmartesore, rrespektivisht rregullimin e saj ligjor në të drejtën pozitive në Serbi si dhe konkretisht çasjes së problematikës, nëse martesa dhe bashkësia jashtëmartesore janë ligjërisht të barabarla, nëse jo, atëherë deri në çfarë përmasa ligjore? Pasi që lidhja e martesës është liri dhe e drejtë themelore e njeriut, poashtu nga ana tjetër ligjëvënësi ka paraparë edhe mbarimin (zgjidhjen) e martesës si një nga të drejtat themelore të njeriut e garantuar me dispozita juridike. Pikërisht, ky hulumtim në qendër të vëmendjes ka mënyrat e zgjidhjes së martesës sipas rregullativës ligjore në Republikën e Serbisë, konkretisht studimi do i referohet mënyrave të zgjidhjes së martesës në Komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, të dhëna statistikore të rasteve të përfundimit të martesës në nivel nacional dhe lokal, analizimi i dispozitave jurdike që ofrojnë mbrojtje juridike si me rastin e lidhjes së martesës por edhe me rastin epërfundimit të saj.
Fjalët kyçe; e drejtë themelore, kushtetuese, ligjore, martesa, bashkësiajashtëmartesore, zgjidhja e martesës.Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21567 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M8702-000391 M8702-000391 Rexhepi, E. 2017 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Shpronësimi për interes publik, kundrejt shpërblimit të drejtë në Republikën e Shqipërisë / Nexhdet Kambo
PermalinkГраганско правна одговорност во здравството / Наталија Марковик
Permalink