Abstract: | ABSTRAKT
Teza trajton rolin dhe rëndësinë e negociatave afariste në suksesin e organizatës, gjegjësisht rastin e biznesëve në Kumanovë. Në kapitullin e parë do fillojmë me përshkrimin dhe analizën e ekonomisë në përgjithësi, historikun e biznesëve në Kumanovë, duke vazhduar më tej me rolin e organizatave dhe nocionin negociate në ekonomi si dhe taktikat e menaxhimit të biznesit. Kapitulli i dytë në vete mbërthen krizat ekonomike në biznese, vështirësitë e biznismenëve në rrethinën e Kumanovës, problemet dhe krizat ekonomike, situatat konfliktuoze dhe konkurrencën në tregun e punës si dhe organizimin dhe suksesin në pune. Në kapitullin e tretë do përmbaj rolin e menaxherit/ es në biznes, taktikat menaxhuese, llojet e biznesëve duke krahasuar biznesët e vogla me ato të mëdha në rrethinën e Kumanovës, dhe në fund përmbyllet me konsumet në një ndërrmarrje dhe fitimin. Ndërsa, kapitulli i katërt do japënjë pasqyrëdetajuese mbi rolin e organizatave, taktikat negociuese, dhe roli i tyre në biznesët e rrethinës së Kumanovës. Në fund në kapitullin e pestë, do vazhdoj me metodologjinë e hulumtimit, paraqitjen e të dhënave të fituara përmes pyetsorëve, duke konkluduar në rëndesinë e negociatave afariste në rolin e organizatës, rasti i biznesëve në Kumanovë dhe rrethinë. Fundi i këtij punimi do përfundoj me bibliografinë dhe burimin e literaturës që më ndihmuan në realizimin e këtij punimi të dobishëm për fushën e ekonomisë dhe ekspertizën e biznesëve. Ekonomia është një shkencë shoqërore që merret me studimin e prodhimit, shpërndarjes dhe konsumit të të mirave dhe shërbimëve. Ndryshe, ekonomia njihet si shkencë e cila studion të gjitha marrëdhëniet që zhvillohen gjatë një procesi ekonomik, qofshin ato mes qënieve njerëzore, qënieve njerëzore dhe mjeteve të prodhimit apo qënieve njerëzore dhe politikave të prodhimit. Sipas të dhënave nga Ministria e Ekonomisë janë më shumë se 70 kompani në Kumanovë dhe rajonin e Kumanovës, diversitet të biznesit, veçanërisht të zejtarëve dhe kompanive mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe të grave sipërmarrëse. Fjaletkyce: Negociata, roli, suksesi, bizneset, organizatat.
|