Abstract: | HYRJE
Arsyeja e zgjedhjes së kësaj teme është aktualiteti i saj, e njëherit vazhdon të mbetet një nga çështjet më të diskutuara ekonomike dhe jo vetëm në Kosovë. Studimi ynë do të fillon me trajtimin e ndikimit që shkaktoi COVID-19, në ekonominë globale duke u ndalur më tej në vendet fqinje, e në veçanti në bizneset familjare në rastin e Republikës së Kosovës. Siç dihet, për shkak të karantinës dhe rrezikut të përhapjes së virusit COVID-19, prodhimi i mallrave thelbësore u ngadalësua, zinxhiri i furnizimit të produkteve u ndërpre dhe bizneset kombëtare dhe ndërkombëtare u përballen me humbje. Rrjedha e parasë në treg u ngadalësua, duke ngadalësuar kështu edhe rritjen e të ardhurave në ekonomi. Për më tepër, miliona punëtorë humbën punën e tyre pasi industritë u mbyllën, duke reflektuar kështu edhe në uljen e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, vendet në mbarë botën morën një sërë masash kufizuese, të cilat kanë ndikuar negativisht në tregtinë ndërkombëtare të mallrave, me disa përjashtime të rëndësishme. Midis tyre janë mallrat që u përdoren si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj pandemisë COVID-19: produktet e sterilizimit (përfshirë dezinfektuesit), pajisjet mjekësore, veshjet mbrojtëse, pajisjet e testimi diagnostikues, respektivisht produktet që kishin të bënin drejtpërsëdrejti me mbrojtjen nga virusi ne fjalë. |