Title : | Ndikimi i inflacionit dhe pasojat e tijë në zhvillimin ekonomik, papunësi dhe investim : rasti i Republikës së Maqedonisë së Veriut : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Nerduan Saqipi, Dissertant ; Hyrije Abazi Alili, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë - UEJL | Publication Date: | 2023 | Pagination: | 65 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | Abstrakti
Inflacioni apo luhatshmëria e çmimeve paraqet një ndër sëmundjet makroekonomike dhe konsiderohet si një problem shqetësues për ekonominë e një vendi. Edhe pse kostot e inflacionit janë më pak të dukshme se sa kostot e papunësisë dhe të investimeve ato sjellin po ashtu humbje të konsiderueshme për ekonominë e një vendi duke çuar në rishpërndarjen e pasurisë midis klasave ose shtresave të ndryshme të shoqërisë, alokimin joefiçient të burimeve të prodhimit, si dhe humbjen e vlerës së parasë. Republika e Maqedonisë së Veriut gjatë 2021 pati një përshpejtim të lehtë të inflacionit të brendshëm që reflekton pjesërisht nga zhvillimet në lidhje me gjendjen pandemike, ky vendë së bashku me rajonin në këtë periudhë kohore është përfshijë në një realitet të ri ekonomik si pasojë e inflacionit, ku presionet e larta inflacionare kërcënojnë përfitimet e rimëkëmbjes pas pandemisë. Kur analizojmë dinamikat e fundit të rrjedhjes së çmimeve, inflacioni është në rritje për shkak të një kombinimi faktorësh: rritja më e fortë globale që nga mesi i vitit 2020 ka vendosur presion në rritje mbi çmimet e mallrave bazë dhe kostot e transportit, duke ndikuar me inflacion më të lartë, po ashu edhe lufta Rusi-Ukrainë i ka shtuar edhe më shumë presionet rritëjes së inflacionit prandaj në këtë përiudhë kohore rritja e ngadaltë ekonomike nuk mundëson krijimin e vendeve të reja të punës dhe as një normë të qëndrueshme të punësimit. Qëllimi i këtij punimi është të analizojë lidhjen që ka inflacioni në zhvillimin ekonomikë në papunësinë si dhe në invëstimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për të provuar këtë lidhje, bazuar në literaturën teorike u ndërtua një model ekonometrik duke shfrytëzuar të dhënat tremujore për periudhën kohore 2000-2021, bazuar në metodën PYTHON dhe EVIEWS 8.0 ku identifikohen lidhjet midis variablave. Nga analizat e nxjera prej këtij punimi erdhëm në konstatim se inflacioni është i lidhur pozitivisht me rritjen ekonomike dhe normën e investimeve, mirëpo ka lidhje negative me normën e papunësisë, këtë e tregoi më së miri matrica e korrelacionit. Diçka tjetër që ia vlenë të theksohet është fakti se te matrica e korrelacionit vërejmë edhe lidhje pozitive të normës së papunësisë me investimet dhe me rritjen ekonomike kurse negative është lidhja në mes normës së papunësië dhe BPV ndër vite. Terme kyçe: inflacioni, zhvillimi ekonomik, papunësija, investimet etj. | Link for e-copy: | https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_104684.pdf | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=22279 |
|