Title : | Transparenca në organet e sigurisë dhe rendit, perceptimi i qytetarëve për policinë në rajonin planor të Pollogut : studime të Magjistraturës - cikli i dytë |
Material Type: | printed text |
Authors: | Bardhyl Ademi, Dissertant ; Memet Memeti, Thesis advisor |
Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore - UEJL |
Publication Date: | 2022 |
Pagination: | 66 p. |
Layout: | ill. |
Size: | 30 cm |
General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix |
Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) |
Abstract: | Lënda e hulumtimit
Besimi i qytetarit tek policia është e një rëndësie të veçantë, për shkak se policia ka të drejtën e përdorimit të "monopolit të dhunës". Policia në çdo shoqëri është "pasqyra" e shtetit dhe është thelbësore që të legjitimohet me besimin e qytetarëve në këtë institucion. Duke qenë se policia shpesh funksion në fshehtësi dhe disi është më pak transparente për dallim nga institucionet tjera në sektorin publik, besimi i qytetarëve është i një rëndësie edhe më të madhe. Për më tej, funksioni dhe suksesi i policisë në masë të madhe varet nga bashkëpunimi i qytetarëve dhe është e vështirë të vendoset ai lloj ndërveprimi, komunikimi dhe mbështetje nëse ekziston një nivel i caktuar mosbesimi i plotë. Relacionet në mes qytetarëve dhe policisë historikisht kanë qenë problematike dhe jo të qëndrueshme apo jo stabile si rezultat i trashëgimisë së ish regjimit jugosllav dhe perceptimit negativ të komuniteteve jo shumicë për rolin e policisë. Eksitojnë hulumtime parapake që dëshmojnë për përdorim arbitrar i dhunës dhe brutalitetit ndaj qytetareve të komuniteteve jo shumicë në masë të madhe ka ndikuar për një perceptim të tillë. Madje, në opinon del në pah edhe mendimi se kuadër të majorizimit etnik në sistemin paraprak por edhe në vitet e para pluralizmit demokratik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, aparati policor është përdorur si instrument kyç për ruajtjen e status quo. Në këtë kontekst, pas pavarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut policia shpesh është perceptuar si dorë e zgjatur fillimisht i një komuniteti etnik apo elitave të një komuniteti. Sistemi policor është konstrukt kompleks në kuptimin e fjalës meqenëse ngërthen kornizën juridike, politikat publike por edhe teknikat që shumë shpesh janë objekt ndryshimi dhe modernizimi dhe aparati policor është i obliguar t’ju adaptohet këtyre ndryshimeve. Në dekadat e fundit në nivel global sistemet e sigurisë janë përqendruar në efektivitetin dhe modernizimin në njërën dhe llogaridhënien dhe transparencën në anën tjetër. Shume shpesh qytetarët nuk janë të vetëdijshëm për reformat dhe ndryshimet në qasje në polici për shkak të mungesës së transparencës dhe komunikimit jo adekuat. Studimet krahasuese sjellin në pah se përkundrejt faktit që qytetarët kanë frikë nga krimi ato shprehin një doze të dyshimit edhe ndaj policisë Pino (2009). Për më tej hulumtimet sjellin në pah se qytetarët kanë këtë dozë dyshimi si rezultat i rasteve mediatike të korrupsionit në polici, keqpërdorimin e monopolit të dhunës dhe sundimit të ligjit. Realizimi i këtij hulumtimi është i rëndësishëm pasi qe kjo tematike është pak e studiuar deri me tani, e me gjetjet që do të dalin në pah do të kuptohet perceptimi i qytetarëve mbi policinë dhe dë ti identifikohen fushat e intervenimit respektivisht reformimit për të përmirësuar besimin qytetar polici. |
Link for e-copy: | https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_129635.pdf |
Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=22094 |