Abstract: | Abstract
This thesis explores Shakespeare’s implicit usage of the Seven Deadly Sins and their characteristics in order to portray the discussed characters in a predominantly negative light. Namely, according to R. Newhauser the phrase “seven deadly sins” in the Early Modern Period became a byword for an “encapsulated evil”. The thesis builds on previous works that link Shakespeare with the medieval world, most notably Helen Cooper`s works as well as works that link Shakespeare with this medieval concept of the Seven Deadly Sins, most notably the work of Richard Horton. It is worth noting that critics have previously depicted some of these characters as being proud, envious, angry, slothful, avaricious, gluttonous and/or lustful. This thesis expands on this view by providing an in-depth analysis of the characters through the lens of how the patristic authors, medieval books, as well as philosophers and writers influential in, but not limited to, the Renaissance have described the characteristics of these Sins or emotions. The existence of pride in the discussed characters is another point that this thesis makes. Namely, it attempts to prove that the analyzed characters are also proud, which serves as a potential cause for their downfall or misfortune. The conclusion again links Shakespeare to the medieval world, namely Dante Alighieri`s Divine Comedy. Specifically, Dante`s depiction of the Sins as a result of imperfect/ perverted/ misdirected love, subdivided into excessive love (lust, gluttony and avarice), deficient love (sloth) and malicious love (wrath, envy, pride) is applied to the characters` actions or inactions, as a concluding proof of their sinful nature.
Parathënie
Kjo tezë eksploron përdorimin e nënkuptuar të shtatë mëkateve vdekjeprurëse nga ana e Shekspirit (epshi, pangopësia, lakmia, përtacia, zilia, zemërimi dhe krenaria) dhe karakteristikat e tyre në mënyrë që të paraqesë personazhet e diskutuar nga disa nga dramat e Shekspirit dhe nga poema "Përdhunimi i Lucrece-s” si mëkatar. Teza bazohet dhe u frymëzua pjesërisht nga veprat e mëparshme që hedhin dritë shtesë mbi mëkatet, siç janë veprat e R. Newhauser dhe autorëve tjerë si Helen Cooper, të cilët ofrojnë këndvështrime të reja mbi lidhjen midis Shekspirit dhe botës mesjetare. Vlen të përmendet se kritikët më parë i kanë përshkruar disa nga këta personazhe si krenarë, ziliqarë, të zemëruar, përtacë, lakmitarë, të pangopur dhe/ose epshorë. Kjo tezë e zgjeron këtë këndvështrim duke ofruar një analizë të thellë të personazheve përmes përdorimit të këndvështrimeve të ndryshme të autorëve patristikë (teologë krishterë të kishës së hershme), librave mesjetarë, si dhe filozofëve dhe shkrimtarëve me ndikim, por pa u kufizuar vetëm tek këta, Rilindasve, për mënyrën e përshkrimit të karakteristikave të këtyre mëkateve apo emocioneve. Ekzistenca e krenarisë në personazhet e diskutuar është një çështje tjetër që trajton kjo tezë. Teza përpiqet të provojë se personazhet e analizuar janë gjithashtu krenarë, gjë që shërben si një shkak potencial për rënien apo fatkeqësinë e tyre. Përfundimi përsëri e lidh Shekspirin me botën mesjetare, përkatësisht me Komedinë Hyjnore të Dante Alighierit. Në mënyrë të veçantë, përshkrimi i mëkateve nga ana e Dantes, si rezultat i dashurisë së papërsosur/të çoroditur/të keqdrejtuar, e ndarë në dashuri të tepruar (epsh, pangopësi dhe lakmi), dashuri të mangët (përtaci) si dhe dashuri keqdashëse (zemërim, zili, krenari), shërben si një pikë referimi me të cilin krahasohen veprimet e këtyre personazheve për të vërtetuar natyrën e tyre mëkatare. |