Title : | Mbrojtja sociale në Republikën e Maqedonisë së Veriut - Politikat, të drejtat dhe shërbimet : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Gjilsime Rexhepi, Dissertant ; Agron Rustemi, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore - UEJL | Publication Date: | 2022 | Pagination: | 101 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | Hyrje
Nga një shoqëri më organizuese, productive, dhe të drejtë të gjithë përfitojmë, duke pasur mundësinë që shteti të investoj në mbrojtjen sociale të qytetarëve. Qëllimi i hulumtimit është për të parë se çfarë në të vërtet ofron shteti ynë për kategoritë e shumë njerëzve që janë në nevojë. Ku brenda punimit janë përshkruar disa nga reformat që janë bërë nga viti 2009 e deri më sod në fushën e mbrojtjes sociale, kështu duke bërë një përshkrim të projekt - programeve me rëndësi të veçantë në këtë sistem. Gjithashtu janë përshkruar edhe të drejtat dhe shërbimet që ofrohen nga reforma e Ligjit për mbrojtje sociale e po këtij viti e të cilët realizohen nëpër Qendrat për punë sociale. Nga fakti se tani po ndodhemi edhe në një krizë ekonomike dhe sociale, megjithatë vendi ynë për personat në nevojë, ka paraparë një tërësi të politikave sociale duke ofruar ndihma të ndryshme materiale dhe duke iu siguruar shërbime adekuate sociale qytetarëve në nevojë. Pastaj në punim kam hulumtuar edhe për vetë institucionet të cilët ofrojnë shërbimet sociale, sa janë në numër, në cilin vend ndodhen dhe çfarë shërbimesh kanë mundësinë të ofrojnë dhe a janë adekuate për ato kategori për të cilët i ofrojnë dhe shumë e shumë vlerësime, kritika dhe rekomandime. Gjithashtu është përshkruar edhe një pjesë e mirë e Ligjit për mbrojtje sociale të R.M së Veriut, duke dhënë vlerësimin tim por edhe duke mar si shembull edhe vlerësimet dhe rekomandimet nga udhëheqës të ndryshëm të institucioneve sociale të vendit. Gjithnjë e më shumë sa vjen e shtohen të mirat dhe dobitë në drejtim të këtij sistemi, e ardhur më e përsosur, e përmbushur me shumë politika, shërbime dhe të drejta që synojnë mbrojtjen, plotësimin dhe përmbushjen e nevojave të qytetarëve dhe në kë mënyrë duke mundësuar jetë sa më të lehtë dhe më të lirë për vetë shoqërinë e këtij vendi.
| Link for e-copy: | https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_111435.pdf | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21846 |
|