Title : | Decentralizimi fiskal dhe rritja e përgjegjshmërisë së pushtetit vendor në Shqipëri : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Arkend Balla, Dissertant ; Agni Aliu, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Administratës Publike dhe Shkencave Politike - UEJL | Publication Date: | 2012 | Pagination: | 56 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | Hyrje
Kalimi nga një regjim totalitar në atë demokratik, në Shqipëri u shoqërua me nevojën e riorganizimit shtetëror dhe shoqëror. Në periudhën e tranzicionit u ndje rendësia e zhvillimit të reformave konkrete e të gjithanshme. Por nënteksti mbi të cilin po zhvillohen këto reforma dhe të tjerë faktorë e kanë vështirsuar zbatimin e suksesshëm të tyre. Nga ana tjetër, realizimi me sukses i tyre do të ndihmojë në arritjen e objektivit final: demokratizimit të vendit. Të nisur nga fakti që shteti Shqiptar ka qenë i centralizuar në mënyrë të skajshme, decentralizimi përben një nga reformat më të rëndësishme të demokratizimit. Ky punim ka në qendër të tij procesin e decentralizimit fiskal, vendas dhe rritjen e përgjegjshmërisë në njësitë e qeverisjes vendore. Analizimi i procesit të decentralizimit fiskal në përgjithësi, studimi i situatës së krijuar në Shqipëri (implementimi) dhe ndikimi që ka në rritjen e përgjegjshmërisë, përbëjnë linjat kryesore të këtij punimi. Punimi është konceptuar i ndarë në tre pjesë, për të cilat është bërë përpjekje që të ketë një vazhdimësi logjike midis pjesëve në mënyrë që, punimi të jetë sa më i kuptueshëm. Në secilën pjesë janë përfshirë elemente të nevojshëm për të bërë një analizë të plotë mbi temën e trajtuar. Pjesaeparë përmban bazën teorike, konceptet bazë si dhe përqasjen torike të mardhënies ndërmjet decentralizimit fiskal dhe rritjes së përgjëgjshmërisë në njësitë e qeverisjes vendore. Pjesa e dytë trajton zbatimin përqasjes teorike dhe implementimin e saj në Shqipëri. Pjesa e tretë përbëhet nga konkluzionet dhe rekomandimet. Pjesa eparë e konceptuar si një përqasje teorike e temës se punimit, është e ndarë në katër kapituj: Në kapitullin e parë bëhet një trajtim teorik i procesit të decentralizimit. Ai nis me përkufizimin e decentralizimit të pushtetit vendor si proces i kalimit të kompetencave politike, fiskale dhe vendim-marrëse nga niveli qendror i qeverisjes në nivelin lokal. Pas paraqitjes së ketij procesi vazhdohet me nivelet e decentralizimit. Ai përbëhet nga tre stade: dekoncetrimi, delegimi dhe transferimi. Ato përcaktojnë shkallën eautonomisë që përfitojnë organet e qeverisjes vendore, nga ajo qendrore. Ndërsa dimensionet e decentralizimit janë pjesa vijuese e kapitullit të parë. Ato janë: decentralizimi politik, decentralizimi fiskal dhe ai administrativ. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21510 |
|