Title : | Administrimi ndërkombëtar i Kosovës dhe sfidat : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Arlind Shabani, Dissertant ; Jonuz Abdullai, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Administratës Publike dhe Shkencave Politike - UEJL | Publication Date: | 2014 | Pagination: | 72 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | Abstrakti
Ky punim është një kurorëzim i përfundimit të studimeve master, pran Universitetit të Evropës Juglindore, drejtimi Diplomaci, për të arritur deri këtu është dashur një angazhim i madh, jo vetëm i imi por edhe i shumë njerëzve të tjerë të cilët në forma të ndryshme më përkrahën dhe mbështeten që unë të arrij përfundimin me sukses të këtyre studimeve. Një thënie e vjetër thotë se "Krahët e njeriut janë vet njerëzit" , andaj falënderim i takon të gjithë atyre të cilët në çfarëdo formë me ndihmuan që unë të arrij të i përfundoj më sukses studimet master. Njëra nga më kryesoret për të gjithë, e në ketë rast për mua është familja ime të cilën dua ta falënderoj për mbështetjen dhe motivimin që më dhanë gjatë kësaj periudhe që unë edhe në rastet më përpalljen më situata të vështira të mos ndalëm, më këtë rast falënderoj të gjithë ata që më ofruan ndihmë në të gjitha format, falënderim shumë të madh meriton mentori i këtij punimi Prof. Dr. Jonuz Abdullahu, i cili ndau një pjesë të kohës së tij që të më ndihmoj në realizimin e këtij punimi, falënderim të madh meritojnë të gjithë profesorët mësimdhënës të ketij Departamenti të cilët pa marrë parasysh kohën gjithmonë më ofruan mbështetje. Lufta e popullit shqiptar e udhëhequr nga UÇK-ja beri që të gjitha vendet demokratike që i dinin vlerën lirisë, duke prirë nga aleati kryesore SHBA, pastaj Anglia, Gjermania, Franca, Turqia, etj, të renditën përkrah popullit liridashës të Kosovës. Me aksionet e saja NATO kishte treguar se ishte e gatshme t'i mbronte vlerat universale të njeriut si parimin themelor të njerëzimit ( Të jetosh i lirë, i barabartë dhe me dinjitet). Më këtë rast NATO veproj kundër një okupatori të egër, me krimet të cilat i bëri në këtë pjesë të Ballkanit perëndimor (Kroaci, Bosnje, Kosovë) e që nuk ishin parë nga këto anë që nga përfundimi i Luftës e Dytë Botërore, Intervenimi i NATO-s në Kosovë, ishte i drejtë dhe veprim i vetëm pas asaj që okupatori ndërmori kundër popullatës së pa armatosur shqiptare, pas intervenimit të NATO-s ishte çështje ditësh që Kosova të shpëtonte nga kthetrat e armikut, ndërsa luftëtarët e UÇK-së po përballeshin me kriminelët serbë me një luftë të pabarabartë, prapë se prapë aleati i NATO-s në tokë, UÇK-ja tashmë ishte organizuar dhe e kishte me të lehte për të vepruar në ato vende ku nuk kishte popullatë civile, duke i shkaktuar kështu humbje të mëdha armikut. Lufta e UÇK-së e mbështetur nga NATO qoi në lirinë e plotë të Kosovës, ndërsa dëshmorët, invalidët dhe luftëtarët e UÇK-së janë themelet e shtetit tonë, ata dhanë çdo gjë nga vetja e tyre që Kosova ta gëzojë lirinë, të ket institucionet veta, dhe në shumë raste barten barrën kryesore për të bere realitet pavarësimin e Kosovës nga Serbia. Kosova u vu nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në qershor të vitit 1999. Baza për vendosjen e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) ishte Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ajo e la statusin e Kosovës të pazgjidhur për një kohe te gjate. Mandati i i UNMIK-ut është vendosur nga Këshilli i Sigurimit te OKB-se bazuar ne rezolutën 1244(1999). Kosova e cila ishte përfshire në lufte gjatë vitit 1998-1999 ka qenë një arenë krize e cila sigurisht e detyroj popullin e saj të mobilizohej me qellim që të luftonte për çlirimin e saj nga okupatori serb, pas gjithë atyre luftimeve dhe vuajtjeve që përjetoj populli shqiptar i Kosovës dhe pas barbarizmave që bëri okupatori, sidomos gjatë periudhës se luftës bashkësia ndërkombëtare u detyrua që të mos rrinte indiferent karshi problemit të pazgjidhur të Kosovës dhe detyruan NATO-n që të intervenoj edhe pa miratimin Këshillit të Sigurimit, duke qene një intervenim i drejt pasi që ai bazohej në parimin e intervenimit humanitar e qe kishte për qellim që të shpëtonte popullin shqiptar të Kosovës nga shfarosja. Kosova pas përfundimit të luftës u administrua nga ndërkombëtaret, fillimisht nga UNMIK e me pastaj edhe nga mekanizmat tjerë të cilët edhe sot janë prezent në Kosovë. Kosova me 2008 shpalli pavarësinë e saj dhe u njoh ndërkombëtarisht nga një numër i konsiderueshëm i shteteve më të fuqishme të botës. Kosova përmban elemente ndërkombëtare në kuadër të shtetësisë së saj, NATO -(KFOR) dhe OKB-(UNMIK), kjo e dyta nën mandatin e rezolutës 1244 të KS të OKB. Si hulumtues administrimi i Kosovës nga mekanizma ndërkombëtare është tejet interesant për tu hulumtuar. Por çka e bën Kosovën edhe më interesante është karakterit i saj shtetëror i cili edhe pse kishte shumë sfida gjate administrimin ndërkombëtare nga UNMIKU, është edhe fakti tjetër se tani Kosova si shtet i ri inkorporon elemente të reja ndërkombëtare në kuadër të kushtetutës së saj si: Plani Ahtisari, Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO), dhe Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) me detyrë të mbikëqyrjes ndërkotnbëtare për shtetin e ri të Kosovës. Por kjo nuk është e tëra, Kosova ka shkuar edhe më larg duke ftuar BE-në (EULEX) për të ndihmuar në sundimin e ligjit në vend, si dhe do të shihet se si "një i ftuar", pra misioni i EULEX-it do të i hiqet mandati në qershor të vitit 2014. Pra për Kosovën mund të themi se karakterizohet me disa elemente interesante të qeverisjes me të drejtë Kosova në të gjitha rastet mund të trajtohet si rast i veçantë. Të gjitha këto struktura ndërkombëtare luajtën një rol të rëndësishëm në politikat e përditshme të shtetit të Kosovës, nga njëherë jo vetëm në aspektin pozitiv por nganjëherë me presionin që i bënin mekanizmat ndërkombëtar qeverisjes se institucioneve vendore edhe duke stagnuar zhvillimet dhe krijuar statusquone, prandaj studimi i kësaj tetne ka vlerë të tnadhe akademike duke marrë parasysh se këto struktura shtet përbërëse në ketë formacion nuk gjinden tjetërkund, pra janë të veçanta. Ky punim hulumtues paraqet mënyrën e udhëheqjes se mekanizmave ndërkombëtare në Kosovë dhe raportin e institucioneve të Kosovës me këto institucione, fërkimet dhe sfidat, ku argumenton veçantinë e saj në krahasim me vendet tjera. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21019 |
|