Title : | Të drejtat e viktimave dhe trajtimi i tyre në Republikën e Maqedonisë prej vitit 2005-2012 : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Lulije Xhemaili Hajdini, Dissertant ; Ragip Halili, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL | Publication Date: | 2015 | Pagination: | 112 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | HYRJE
Që nga fillimi i ekzistimit të njerëzimit njëri ndër motivet kryesore të njeriut ka qenë siguria. Si njëra ndër çështjet thelbësore, ky koncept gjatë historisë ka preokupuar në vazhdimësi filozofe e shkencëtarë, të cilët kanë kontribuar në sqarimin dhe shtjellimin e konceptit siguri. Edhe në kohën bashkëkohore siguria mbetet njëra ndër çështjet që diskutohet më së shumti. Përmes këtij punimi do të bëhet shtjellimi i konceptit siguri, koncept i cili ka të bëjë me funksionin themelor të secilit shtet, për shkak se pa një nivel përkatës të sigurisë nuk mund të flitet as për pushtet demokratik, as për stabilitet shoqëror në përgjithësi. Gjithashtu, nuk mund të flitet për sistem juridik dhe sistem të lirive dhe të drejtave njerëzore, as për stabilitet të sigurisë pa formësimin e institucioneve përkatëse që i mbron ato. Pra, në një fjalë përmes këtij punimi do të sqarohet se si siguria është një prej parakushteve fondamentale për ekzistencën e bashkësisë shoqërore. Ky punim është bërë sipas metodës kualitative ku do të hulumtojmë në literaturë, raporte, plane strategjike të shërbimeve ndërkombëtare dhe atyre vendase. Hulumtimi merr për bazë dokumentetet e shumta që kanë të bëjnë me sigurinë dhe agjencitë e shërbimeve informative në fjalë duke përfshirë dokumentet strategjike, raportet, ligjet dhe faqet zyrtare të institucioneve bazë të përfshira në raporte, gazeta dhe intervista. Nga ana tjetër, hulumtimi gjithashtu përfshin dokumente - studime të cilat janë zhvilluar në fushën e sigurisë në nivelin global, rajonal dhe Kosovë, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejt apo të tërthortë kanë të bëjnë me kapacitetet informative të institucioneve të sigurisë në vendet tjera dhe në Kosovë për ruajtjen e sigurisë në këto vende. Duke bërë krahasime prej vendeve tjera në mënyrë që të kuptojmë më lehtë e me mirë se cilat janë kapacitetet e organizatave apo institucioneve informative në Kosovë dhe çfarë roli luajnë për sigurinë e Kosovës. Duke pas parasysh që shërbimet informative kanë rol të rëndësishëm në funksionimin e çdo shteti. Është e kuptueshme që për këtë shërbim në territorin e Kosovës është e nevojshme të bëhen studime të veçanta në periudha të ndryshme kohore, sepse Kosova, si njësi federative, ka funksionuar në kuadër të ish Federatës Jugosllave dhe është përfshirë në shërbime informative të këtij vendi. Pyetja të cilës jam munduar t'i përgjigjem gjatë këtij punimi është: Cili ishte ndikimi i shërbimeve informative në sigurinë e Kosovës? Konform pyetjes hulumtuese është ngritur | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=20855 |
|