
Edward Elgar Publishing UN iLibrary HeinOnline Directory of Open Access Books SAGE Journals ASTM Compass Arxiv
From this page you can:
Home |
Author details
Author Ismail Zejneli
Available item(s) by this author


Dëshmia e dëshmitarit si provë në procedurë penale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, edhe nga aspekti krahasues / Besjan Pollozhani
![]()
Title : Dëshmia e dëshmitarit si provë në procedurë penale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, edhe nga aspekti krahasues : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Besjan Pollozhani, Dissertant ; Ismail Zejneli, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL Publication Date: 2020 Pagination: 85 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: HYRJE
Kriminaliteti si fenomen i ndërlikuar ka ekzistuar prej në të kaluarën dhe ende vazhdon të shfaqet në përmasa edhe më të mëdha. Format e shfaqjes dhe manifestimit të tij gjatë tërë rrjedhës së historisë njerëzore janë nga më të ndryshmet. Edhe pse ekziston një numër i madh i dispozitave juridike të cilat janë të inkorporuara në legjislacionet penale për ndëshkimin e veprimeve të kundërligjshme, ato përsëri shfaqen dhe në vazhdimsi po ndërmerren veprime kriminale në shoqëri, ku për këtë arsye angazhimi i organeve kompetente për parandalimin e kriminalitetit si dhe risocializimin e kryerësve të atyre krimeve, paraqitet si synim kryesor. Ky interesim i organeve është shfaqur prej në të kaluarën dhe po vazhdon edhe në ditët e sotme, me ndërmarrjen e masave adekuate për parandalimin e këtij fenomeni ose dukurie që ndikon negativisht në shoqëri. Interesi kryesor në çdo sistem juridik është vërtetimi i së vërtetës në procedurë penale, interes i cili paraqet një proces të vështirë për gjykatën që të arrijë deri në vërtetimin e çështjes konkrete penale. E vërteta në procedurë penale nënkupton vërtetimin e plotë të të gjitha fakteve relevante juridike nga të cilat varet zbatimi i së drejtës penale materiale, duke e përputhur gjendjen e vërtetuar faktike me ngjarjen reale e cila është marrë si vepër penale. Synimi kryesor dhe më i rëndësishëm i ndërmarrjes së të gjitha veprimeve procedurale në procedurë penale është zbardhja e çështjes penale konkrete dhe marrja e një vendimi të drejtë dhe objektiv. Në realizimin e këtij synimi në procedurë penale merren dhe shqyrtohen një sërë provash në procesin e të provuarit, ku një ndër to është edhe dëshmia e dëshmitarit e cila është edhe objekt studimi i këtij hulumtimi shkencor. Për të arritur deri tek periudha bashkëkohore e marrjes së dëshmisë së dëshmitarit, fillimisht duhet të hulumtojmë aspektin historik se si ka qenë e rregulluar dëshmia e dëshmitarit si provë në procedurat penale në të kaluarën, me ç’rast në fund të kësaj pjese të mund të bëjmë një krahasim se si dëshmia e dëshmitarit si provë në procedurë penale ka ndryshuar në të gjitha këto vite. Në këtë hulumtim shkencor, ky objekt studimi, pra dëshmitari dhe dëshmia e tij, do të analizohen në këndvështrime të ndryshme ku do të paraqiten karakteristikat kryesore të cilat kanë të bëjnë me dëshmitarin dhe dëshminë e tij. Këtij objekti të studimit, pra dëshmisë së dëshmitarit do t`i kushtohet rëndësi jo vetëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por hulumtimi do të zgjerohet duke u analizuar edhe në aspekt krahasues, pra se si ajo është e regulluar sipas legjislacionit të Kosovës dhe Shqipërisë. Si pjesë e këtij hulumtimi shkencor do të paraqiten edhe intervistat e realizuara me prokuror publik nga Prokuroria Publike në Strugë, gjykatës nga Gjykata Themelore në Strugë, gjykatës nga Departamenti i Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Pejë, gjykatës nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, të cilët do të na japin sqarime edhe më të qarta mbi rëndësinë e dëshmisë së dëshmitarit në procedurë penale duke pasur përvojat e tyre në sferën praktike.Link for e-copy: https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_122993.pdf Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=19249 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M8702-000144 M8702-000144 Pollozhani, B. 2020 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Dhuna në familje në rajonin e Dibrës, periudha vjetore 2006-2013 / Anita Grazhdani
Title : Dhuna në familje në rajonin e Dibrës, periudha vjetore 2006-2013 : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Anita Grazhdani, Dissertant ; Ismail Zejneli, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL Publication Date: 2015 Pagination: 88 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: HYRJE
Njeriu lindet në familje, zhvillohet dhe ndërton personalitetin e tij, nën rrethin e anëtarëve të familjes. Familja në gjuhën popullore njihet si: shtylla kryesore e individit, njësi shoqërore apo grup primar, nocione këto të fituara për nga rëndësia dhe funksionet që luen brenda saj. Ngritja shoqërore arrihet përmes edukimit të shëndoshë familjar, shkollimit të ndershëm, ndërgjegjësimit si dhe marrja e përgjegjësive për të drejtën dhe të vërtetën në familje, vendin dhe ambientin ku jetojmë. Është fakt i pamohueshëm se familja e shëndoshë është gjeneratori kyesor i një shoqërie të shëndoshë, i një të ardhme të sigurt, si dhe njëri prej faktorëve kryesorë të ecurisë normale të vetë zhvillimit të një shteti. Familja apo kjo "Bërthamë e shoqërisë", mban shoqërinë në një rend harmonik por, fatkeqëisht sot institucioni i familjes është duke u rrezikuar nga një lloj i krizës së qyetërimit, të gjitha simptomat tregojnë se kjo krizë e ka dëmtuar institucionin e familjes dhe në mënyrë të posacme e ka dobësuar duke e pozicionuar të njejtën në shkatërrim si në vendet Ballkanike, Evropë po ashtu edhe në Amerikë. Gjendja e tillë duhet të shërbejë si një sinjal për zgjimin e njeriut bashkëkohor për ta mbrojtur institucionin themelor të shoqërisë dhe vetë vlerat e saj. Grupacion inidividësh përbëjnë familjen, grup familjesh përbëjnë shoqërinë, janë pikërisht individët ata të cilët udhëheqin dhe përfaqësojnë shoqërinë, përpara pasyqrës botërore. Kjo dhe shumë fakorë të tjerë janë arsye se pse këtij institucioni duhet t'i kushtohet një trajtim i posacëm dhe një vëmendje më e spikatur. Fatkeqësisht familja historikisht ka qenë dhe vazhdon të mbetet e trazuar nga disa sjellje agresive brenda vetë anëtarëve të sa, të shkaktuara gjithnjë nga arsye të ndryshmet, dhuna në familje është problem më i përhapur shoqëror, i cili nuk njeh moshë, gjini apo status të anëtarit familjar. Fatkeqësisht kjo dukuri nuk mungon edhe në qytetin e Dibrës, qytet i banuar kryesisht me shqiptarë që shtrihet në pjesën jug-perëndimore të Maqedonisë. Në bazë të regjistrimit të popullatës, të dhëna zyrtare të vitit 2002, ky qytet numëron 17.952 banorë në qytet ndërsa së bashku me rrethinën regjistrohen 24.251 banorë nga të cilët 11.801 Shqiptarë, Maqedonas 3303, Turq 7534, Romë 1078, Vlleh 2, Sërb 22, Boshnjak 2 dhe të tjerë 59.Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=20889 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M8702-000319 M8702-000319 Grazhdani, A. 2015 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Dhuna në familje në rajonin e Kërçoves periudha 2005-2010 / Luljeta Sejdini
Title : Dhuna në familje në rajonin e Kërçoves periudha 2005-2010 : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Luljeta Sejdini, Dissertant ; Ismail Zejneli, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL Publication Date: 2015 Pagination: 70 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: Hyrje
Familja përfaqëson një grup njerëzish që jetojnë së bashku dhe janë të lidhur në mes tyre me lidhje martesore, lidhje gjaku apo adoptim. Në të gjitha shoqëritë, familja konsiderohet si një themel i shoqërisë. Dhuna në familje konsiderohet çdo shkelje e të drejtave të graas, burrit, fëmijëve dhe të moshuarve, nga pjestarët e familjes që jetqjne në një bashkësi. Si çdo shtet, ashtu edhe shteti ynë duhet të jetë i përgjegjeshëm për të mbrojtur popullësinë nga shkeljet e të drejtave të njeriut, gjithashtu duhet të jenë përgjegjës edhe për aktet private nëse dëshmojnë të veprojnë me kujdesin e duhur për të parandaluar shkeljen e të drejtave të njeriut e për të parandaluar edhe dhunën e ushtruar në familje. Duke vlerësuar rëndësinë dhe kompleksitetin e dhunës në familje, kamë synuar të bëj një studim për temën ," Dhuna në familje në rajonin e Kërçovës periudha 2005-2010", me anë të së cilës do të jap një pasqyrim shkencor në komiza ligjore dhe aktualitetin e dhunës në familje edhe në rajonin e Kërçovës. Duke u nisur nga kjo, përmes një pune të përbashkët dhe përkushtimit nga ana ime për të panuar punimin në fjalë, bisedat e shumta që kam bërë me nëpunës shtetror të cilët janë duke kryer detyrën e tyre në institucionet relevante në rajonin e Kërçovës, të dhënat nga institucionet e tilla tregojnë se akti dhunës në familje është mjaft i shprehur në rajonin e Kërçovës, i cili akt shfaq shumë pasoja negative, pasojat të cilat pamundësojnë sigurinë dhe qetësinë në familje, prek grate, fëmijët, personat e moshuar dhe anëtarët e tjerë të familjes. Shumë njerëz akoma vuajnë në fshehtësi, në padijeni për të drejtat e tyre dhe ndihmën që rnund t'iu ofrohet nga institucionet relevante. Andaj s'do mend në temën në fjalë një kapitiill do ta pëcaktoj për preventivën e parandalimit të dhunës në familje, çështje e cila mjaft mirë është definuar edhe në strategjinë për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna në familje ku na jep udbëzime si të ngrisim vetëdijen e publikut për dhunën në familje si të përmirësojmë kualitetin e shërbimeve të dedikuara për viktimat, avansimin e koordinimit mes institucioneve dhe standardizimin e shërbimeve. E gjithë rruga e hulumtimit në temë do t'i referohet studimit të literaturës që do të më ndihmojë në punimin e temës në fjalë, e nga ana tjetër nuk do të mungojnë edhe të dhënat nga institucionet relevante të rajonit të Kërçovës të cilët institucione janë kompetente për zgjidhjen e problemit të dhunës në familje, përfshirë këtu edhe raste të marra nga Ghykata Themelore Kërçovë. Në fund duhet theksuar çështja që trajton kjo temë është me interes të përgjithshëm shkencorë, shoqëror dhe shpresoj arritja e rezultateve të punës hulumtuese slikencore do të japin njohuri më të sakta të rasteve të ndryshme të dhunës në familje në rajonin e Kërçovës.Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=20888 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M8702-000318 M8702-000318 Sejdini, L. 2015 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Dhuna në familje, shkaqet e paraqitjes në familjet shqiptare në rajonin e pollogut, periudha kohore 2013-2018 / Edona Ramani
![]()
Title : Dhuna në familje, shkaqet e paraqitjes në familjet shqiptare në rajonin e pollogut, periudha kohore 2013-2018 : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Edona Ramani, Dissertant ; Ismail Zejneli, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL Publication Date: 2020 Pagination: 74 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes AppendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: Abstrakt
Shenjat e dhunës që rrjedhin nga proceset shkatërruese të familjes janë gjithnjë e më të zakonshme dhe raportohen në një shoqëri që po bëhet zero-tolerante ndaj këtij lloji të sjelljeve. Përveç që janë të pjesshme dhe reaktive, qasjet tradicionale të bazuara në vëmendjen e viktimës dhe sulmuesit harrojnë shumë çështje që këto ngjarje kanë të përbashkët. Për të prishur lidhjen tradicionale midis dhunës, “fronit” mashkullor dhe autoritetit, qasja gjithëpërfshirëse ndaj dhunës në familje duhet së pari të synojë parandalimin e dhunës përmes promovimit të aftësive të komunikimit, marrëdhënieve afektive dhe disiplinës. Ky punim ka tendencë që të përshkruaj fenomenin e dhunës me theks të posaçëm në familje (dhuna familjare). Do të tentojmë që të detektojmë ne përgjithësi dallime të rëndësishme midis dhunës dhe shenjave të ndryshme të dhunës në familje. Qasja hulumtuese e punimit është gjithëpërfshirëse,dhe jep udhëzime se si me korniza ligjore të parandalohet duna në familje. Një ndër qëllimet kryesore të këtij punimi është të detektohet se sa respektohen të drejtat themelore të njeriut, të drejta të cilat janë të mbështetura në parimin themelor se të gjitha qeniet njerzore janë të barabarta përpara ligjit pa marë parasysh gjininë, racen, kombësinë, moshën. besimin kombëtar etj. Pjesa empirike e punimit është modeste aq sa lejojnë kushtet tona për hulumtim empirik, gjithësisht do të bëhet hulumtim në rajonin e Pollogut dhe i njejti do të tentohet që të gjeneralizohet. Fjalë kyçe: familja, dhuna, dhuna familjare.
Abstract
Signs of violence stemming from destructive family processes are increasingly common and reported in a society that is becoming zero-tolerant of this type of behavior. In addition to being partial and reactive, traditional approaches based on victim and attacker attention forget many of the issues these events have in common. To break the traditional link between violence, the male “throne” and authority, a comprehensive approach to domestic violence must first aim at preventing violence by promoting communication skills, affective relationships, and discipline. This paper tends to describe the phenomenon of domestic violence with a particular emphasis (domestic violence).We will try to generally detect important differences between violence and different signs of domestic violence. The research approach to the paper is comprehensive, and provides guidance on how to prevent domestic violence through legal frameworks. One of the main goals of this paper is to determine the extent to which fundamental human rights are respected, rights that are based on the fundamental principle that all human beings are equal before the law regardless of gender, race, nationality, age. national faith etc. The empirical part of the paper is as modest as our conditions allow for empirical research, research in the Polog region will all take place and it will tend to be generalized. Keywords: family, violence, domestic violence.Link for e-copy: https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_122999.pdf Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=19115 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M8702-000130 M8702-000130 Ramani, E. 2020 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Dhuna në familje me vështrime të posaçme, keqtrajtimi i fëmijëve në rrethinën e Ferizajit për periudhë 2014-2020 / Hatixhe Mjaku Elezi
![]()
Title : Dhuna në familje me vështrime të posaçme, keqtrajtimi i fëmijëve në rrethinën e Ferizajit për periudhë 2014-2020 : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Hatixhe Mjaku Elezi, Dissertant ; Ismail Zejneli, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL Publication Date: 2021 Pagination: 74 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: H Y R J E
Në këtë temë të masterit titulluar: ,,Dhuna në familje me vështrime të posaqme, keqtrajtimi i fëmijëve në rrethinën e Ferizajit për periudhë 2014-2020,,. bëhet fjalë për dhunën në familje me vështrim të posaçëm keqtrajtimin e fëmijëve në rrethinën e Ferizajit. Dhuna në familje me theks të veçantë dhuna ndaj fëmijëve dhe të rinjëve është dhe mbetet një nga fenomenet më të përhapura dhe një nga krimet më të paraportuara në shoqërinë shqiptare s’i në Republikën e Kosovës ashtu edhe në hapsirat shqipfolëse dhe kjo e bënë të pamundur matjen me saktësi të përmasave të një fenomeni të tillë. Dhuna në familje është trajtuar më shumë si një problem individual i cili i përket vetëm anëtarëve të familjes dhe jo shoqërisë. Sa më shumë që mësojmë mbi pasojat që le dhuna tek fëmijët, aq më të qartë bëhen masat që duhen adresuar. Si për periudhën afatshkurtër dhe atë afatgjatë, ekspozimi ndaj dhunës gjatë fëmijërisë ka pasoja jashtëzakonisht negative s’i për shëndetin mendor dhe atë emocional e fizik. Provat sugjerojnë se e gjithë shoqëria mund të dëmtohet nëse një fëmijë vuan në këtë formë. Shikuar në këtë prizëm, mund të vlerësojmë se punimi shkencor në fjalë ka për objekt studimi dhunën në familje dhe keqtrajtimin e fëmijëve. Familja si një njësi bashkëjetese mes anëtarëve të familjes i ka të rregulluara të drejtat dhe detyrime familjare si prindërit ndaj fëmijëve ashtu edhe të drejtat e fëmijëve ndaj prindërve dhe aty ku shkelen këto të drejta paraqiten devijimet në familje dhe në të shumtën e rasteve përfundojnë në dhunë familjare. Përkatësisht, ky problem duhet të trajtohet s’i problem juridiko-penal, ekonomik dhe shoqëror por edhe të karakterit moral. Mjaft fakte provojnë se në familjen shqiptare të ditëve tona, fëmijët rrallë u nënshtrohen formave të ndryshme të dhunës së prindërve të tyre së paku deri në fund të moshës së adoleshencës. Të dhënat që janë marrë nga anketimet pohojnë se ndaj femijëve të tyre ushtrohet dhunë jo vetëm nga babai, por edhe nga nëna, si në familjet shqiptare rurale, ashtu dhe në ato qytetare. Studimet dëshmojnë se jo rralllë her si baballarët ashtu edhe nënat janë pothuaj njëlloj të dhunshëm ndaj fëmijëve të tyre. Nënat ushtrojnë më shumë dhunë ndaj vajzave të tyre, duke e justifikuar këtë me mendesitë se dhuna është e domosdoshme si mjet detyrimi që vajzat të mos marrin rrugë të keqe apo devijuese, se dhuna ka shpëtuar shumë vajza adoleshente nga degjenerimi e kausi shoqëror që përjeton Republika e Kosovës në këtë rast edhe Komuna e Ferizajit, se dhuna ndaj fëmijëve apo vajzave është pjesë e përgjithësisë dhe e kontrollit të nënave ndaj tyre, se vajzat më mirë të zemerohen me nënat, që i detyrojnë dhe me dhunë të shkojnë në rrugë të mbarë, se sa t’i mallkojnë gjithë jetën për shkarjet nga lëshimet liberale të tyre. Mbetemi në shpresë se në vijim të punimit do t’i vërtetojmë hipotezat e parashtrua në për objektin e studimit të këtij puimi shkencor të temës së masterit: ,,Dhuna në familje me vështrime të posaqme, keqtrajtimi i fëmijëve në rrethinën e Ferizajit për periudhë 2014-2020,, punim shkencor e hulumtues i cili do të ndihmojë sa do pak edhe te studjuesit e rinjë në këtë preukupim, problematikë mbarëshoqërore me synimin e vetëm për të prevenuar dhe parandaluar veprat penale kundër familjes dhe abuzimeve ndaj fëmijëve.Link for e-copy: https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_116971.pdf Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=20739 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M8702-000288 M8702-000288 Mjaku E, H. 2021 General Collection Thesis Repository Master Not for loan PermalinkPermalinkDokumenti si mjet prove ne procesin penal / Gëzim Kapxhiu
PermalinkE drejta penale / Vlado Kambovski
PermalinkE drejta penale / Ismail Zejneli
PermalinkE drejta penale / Vlado Kambovski
PermalinkE drejta penale / Vlado Kambovski
PermalinkE drejta e procedurës penale e Republikës së Maqedonisë / Ejup Sahiti
PermalinkE drejta e procedurës penale e Republikës së Maqedonisë / Ejup Sahiti
PermalinkTë drejtat e të burgosurve dhe zbatimi i tyre në burgun e Idrizovës / Afije Halimi
Permalink