Title : | Roli i lidershipit strategjik në implementimin e strategjisë - Rasti i kompanive të luginës së preshevës : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Fidan Kosumi, Dissertant ; Izet Zeqiri, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Administratës së Biznesit - UEJL | Publication Date: | 2010 | Pagination: | 153 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | HYRJE
Një përmbledhje e literaturës tregon se zbatimi i strategjisë është një komponentë e rëndësishme e procesit të drejtimit strategjik. Studimet tregojnë se aftësia për të zbatuar një strategji është parë si shumë më e rëndësishme se sa formulimi i strategjisë, dhe se zbatimi i strategjisë, në vend të formulimit të strategjisë, është çelësi i ecurisë superiore organizative. Megjithatë, shkalla e lartë e dështimit të përpjekjeve për zbatim të strategjisë është dokumentuar mirë, dhe ekzistojnë shumë pengesa për zbatim efektiv të strategjisë. Mungesa e lidershipit, dhe veçanërisht udhëheqjes strategjike në krye të organizatës ka qenë e identifikuar si një nga pengesat kryesore për zbatim efektiv të strategjisë. Nga ana tjetër, lidershipi strategjik është parë edhe si drejtues kyç për zbatim efektiv të strategjisë. Aftësia e firmës për të arritur konkurrencë strategjike dhe për të fituar mbi-kthira mesatar komprometohet kur liderët strategjikë nuk arrijnë t'u përgjigjen në mënyrë të përshtatshme dhe të shpejtë ndryshimeve të mjedisit konkurrues, global dhe kompleks. Liderët strategjikë duhet të mësojnë se si të merren me situata të ndryshme dhe komplekse konkuiTuese. Gjykimi individual është një pjesë e rëndësishme e të mësuarit dhe analizës së kushteve të jashtme të firmës. Liderët efektivë strategjikë janë të gatshëm për të bërë vendime të sinqerta dhe të guximshme, vendime që mund të jenë të vështira, por të domosdoshme, nëpërmes parashikimeve që reflektohen mbi kushtet e jashtme me të cilat përballet firma. Ata gjithashtu duhet të kuptojnë se si këto vendime do të ndikojnë në sistemet e brendshme aktualisht në përdorim në firmë. Liderët efektivë strategjikë përdorin vizionin për të motivuar punonjësit. Ata shpesh kërkojnë feedback korigjues nga kolegët, eprorët dhe punonjësit në lidhje me vlerën e vendimeve të tyre të vështira dhe vizionin. Në fund të fundit, ata zhvillojnë partnerë të fortë brenda dhe jashtë për të lehtësuar ekzekutimin e vizionit të tyre strategjik. Objektiv kryesor i këtij studimi është hetimi i rolit të përceptuar të lidershipit strategjik në zbatimin e strategjisë në organizatat e Luginës së Preshevës. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=20248 |
|