Abstract: | HYRJE
Demokracia është një sistem apo një regjim ku zbatohet një vendimmarrje kolektive e kontrolluar nga populli dhe ku garantohet barazia e të drejtave në ushtrimin e këtij kontrolli. Demokracia nuk lidhet vetëm me shtetin, i cili është një organizatë e përmasave të mëdha dhe gjithëpërfshirëse. Demokracia përfshin të gjitha sferat e jetës shoqërore, ndaj është me vlerë të flasim për një shoqëri demokratike, ku mbrohet liria individuale, ku sundon pluralizmi politik, ku vendos shumica dhe ku pakicat respektohen. Përveç këtyre, për një shoqëri vërtet demokratike, duhen zbatuar parimet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, koncepti i ndarjes së pushteteve, pavarësia e mediave, një shoqëri civile e zhvilluar, e shumë koncepte të tjera që lidhen drejtpërdrejtë me ushtrimin e pushtetit dhe kontrollin e tij. Pra, demokracia bazohet tek barazia e qytetarëve përpara ligjit, tek pluralizmi i ideve dhe tek diversiteti kulturor, duke garantuar liritë themelore të shtetasve. Duhet bërë me dije se sot "Pa demokraci nuk do të ketë paqe, mirëqenie e drejtësi për të gjithë" poashtu nuk mund të mendohet "shtet juridikpa demokraci". E rëndësishme është të dihet se cilët faktorë janë përbërës të një shteti demokratik dhe cilat vende mund të quhen demokratike. Kjo çështje duhet studiuar gjithashtu, çfarë mund të flasim për hapësirën shqiptare e cila pretendon të ndërtoj "paqen e vet demokratike", qoftë brendapërbrenda faktorit shqiptar apo në raport me palën maqedonase. Ishin këto arsye pse mendoj, se një shkëndijë, me interes mund të gjendet pikërisht në këtë punim që të paraqesë në mënyrë kronologjike dhe krahasimore të gjitha elementet apo subjektet kryesore të "Demokracisë" në përgjithësi e posaçërisht në Republikën e Maqedonisë, të ndërmarra deri tani, po ashtu do të paraqes edhe opinonin tim dhe konstatimet e mia rreth demokracisë që duhet ti ndjek Republika e Maqedonisë. Në kapitullin e parë "Nocioni dhe llojet e demokracisë", paraqet një ndër nocionet më të përdorura në shkencën plitike dhe në jetën e përditshme, poashtu është mjaft i ndërlikuar e deri diku edhe kontradiktor. Në kapitullin e dytë janë shqyrtuar "Teoritë e shkenctarëve rreth demokracisë" siç janë Aristoteli, Platoni, Hegeli, Milli edhe Rusoja, po në këtë kapitull kemi të bëjmë me tolerancën politike, kulturën politike, zhvillimin e tranzicionit, pluralizmin politik, paraqititjen e partive politike gjithashtu rëndësi e veçantë u është kushtuar rolit të partive politike në funksionimin e demokracisë dhe rolit të opozitës si instrument matës i regjimit demokratik. |