Title : | Analizë komparative e sistemeve pensionale, Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Riza Junuzi, Dissertant ; Jonuz Abdullai, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore - UEJL | Publication Date: | 2021 | Pagination: | 94 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | Abstrakti
Vetë fjala “Pension” nënkupton një rrjedhje të pagesave për sigurimin e të ardhurave që fillojnë në momentin kur individi del në pension derisa të jetojë. Pensioni ka dy qëllime thelbësore: t’ju sigurojë individëve të dalë në pension, kur ata nuk punojnë më, një nivel minimal jetese; dhe së dyti, të ofrojë sigurim, që lidhet me rrezikun ose pasigurinë e jetëgjatësisë së individit. Në këtë punim të magjistraturës jepet një pasqyrim i reformave të sistemit të pensioneve; këtu njihemi po ashtu me një historik të shkurtër të sistemit të pensioneve në Maqedoni. Rëndësia – Gjendja në të cilën gjendet RMV, sfidat me të cilat ajo përballet sot dhe do të përballet në perspektivë e bëjnë shumë të domosdoshëm një rishikim të sistemit të sigurimeve në përgjithësi, e të sistemit të pensioneve në veçanti. Të gjithë ata të punësuar që shfrytëzojnë stazh të beneficuar të kthehen dhe të shfrytëzojnë pension vetëm nga shtylla e parë. Futja e pensionit social, që do t’i përfshijë qytetarët që kanë të paktën një ditë stazh pune dhe kanë mbushur 65 vjet. Qëllimi i këtij punimi është të kryejë një analizë të hollësishme të sistemit të pensioneve duke filluar nga reformat që ka pësuar Republika e Maqedonisë së Veriut, e drejta për përfitimin e pensionit të pleqërisë, mosha e daljes në pension, vlerësimin e sistemeve të pensioneve, etj. Kjo tezë është një përpjekje për të shqyrtuar zhvillimin e sistemit të pensioneve, në veçanti, praktikat, problemet dhe perspektivat e planit të pensioneve në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri; ky studim i analizon çështjet teorike. Qëllimi kryesor i një sistemi pensioni duhet të jetë sigurimi i përfitimeve, të përshtatshme, të përballueshme dhe të qëndrueshme gjatë pleqërisë. Lënda e këtij punimi është “Analiza komparative e sistemeve pensionale në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë”. Gjithashtu në këtë temë do të mundohem të bëjë krahasimin e sistemit të pensioneve te Kosovës dhe Shqipërisë. Fakti se përballemi me shumë paqartësi lidhur me qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve, nënkupton nevojën për një studim më të thelluar mbi këtë problematikë Së fundmi, punimi i përmbledh rezultatet dhe jep rekomandimet përkatëse në lidhje me çështjet kryesore dhe diskutimet e ngritura gjatë kësaj teze. | Link for e-copy: | https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_111987.pdf | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=20040 |
|