Title : | Optimaliteti fiskal lokal në komunën e Tetovës : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Benizar Ganiu, Dissertant ; Besnik Fetai, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Administratës së Biznesit - UEJL | Publication Date: | 2015 | Pagination: | 106 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | Hyrje
Teza ime " Optimaliteti fiskal në Komunën e Tetovës" ka një rëndësi të veçantë teorike e aq më shumë praktike për shumë arsye. Arsyeja teorike e temës qëndron në faktin se në këtë punim shtjellohen dhe analizohen çështjet e financimit lokal në dy periudha kohore, ajo para dhe pas decentralizimit, duke u dhënë shpjegime teorike për çdonjërën periudhë kohore. Në mënyrë të detajuar, do analizohen në veçanti karakteristikat e periudhës para dhe pas decentralizimit duke bërë një krahasim mes tyre, duke analizuar përparësitë dhe mangësitë e secilës. Në mënyrë të veçantë do bëjmë një shtjellim teorik të sistemit fiskal në përgjithësi me thekstë veçantë të sistemit lokal, duke krahasuar sistemin tonë me sistemin e vendeve të cilat kanë kaluar procesin e tranzicionit si dhe me vendet të cilat bëjnë pjesë në grupin e vendeve ekonomikisht të zhvilluara. Rëndësia praktike e këtij punimi shkencor qëndron në faktin se si objekt studimi është marrë një komunë lokale, në të cilën analizohen vështirësitë financiare, mungesa e nivelit të ulëttë arkëtimeve të taksave lokale, pamundësia financiare e mbulimit të harxhimeve publike, niveli i ulët i transfereve qeveritare, dotacioneve, blok dotacioneve etj. Të gjithë këto probleme të lartpërmendura neglizhojnë dhe pamundësojnë zhvillimin e vazhdueshëm dhe të qëndrushëm lokal ekonomik. Nëpërmjet këtij punimi do mundohemi ti identifikojmë të gjitha mangësitë dhe ngecjet e sistemit fiskal, duke dhenë edhe rekomandimet të nevojshme për përmirësimin e të njëjtave, duke bërë krahasimin me sistemet fiskale të komunave të shteteve të zhvilluara të cilat janë treguar mjaft efikase dhe efektive në realizimin e qëllimeve dhe objektivave fiskale në nivel lokal, të cilat kanë një influence të drejpërdrejt në zhvillimin ekonomik lokal. Për përgatitjen e këtij punimi është bërë grumbullimi, mbledhja e të dhënave fiskale për komunën e Tetovës, nga të cilat është dizajnuar modeli ekonometrik, me anë të të cilit është përcaktuar se cili do jetë niveli optimal fiskal, në mënyrë që komuna lirshëm të kryen obligimet e veta në procesin e mbulimit të shpenzimeve lokale publike. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=20021 |
|