Title : | Femra, si viktimë e dhunës në familje dhe disa normave tradicionale në Tetovë dhe rrethinë : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Miranda Ziberi Fejzullai, Dissertant ; Ragip Halili, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL | Publication Date: | 2012 | Pagination: | 112 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | Hyrje
Barazia gjinore, mënjanimi i diskriminimit gjinor dhe i të gjitha formave të dhunës ndaj gruas, përfshirë dhunën në familje, si dhe mbrojtjen e femrave si viktima të saj, në Republikën e Maqedonisë janë të garantuara me marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara dhe ratifikuara, e që janë pjesë përbërëse e rendit tonë juridik, me Kushtetutë dhe me ligjet nacionale. Mirëpo, fatkeqësisht, realizimi në jetë (de facto) i barazisë gjinore, mënjanimi i diskriminimit dhe mbrojtja e femrave, si viktima të të gjitha formave të dhunës, brenda familjes dhe jashtë saj, por dhe çështja e zbatimit të dispozitave ligjore lidhur me problematikën në fjalë, s'përputhet me atë që ligjvënësi ka parashikuar formalisht përmes normave (de jure). Ekzistimi i papajtueshmërisë së konsiderueshme midis teorisë dhe praktikës, moszbatirai apo mungesa e korrektësisë në zbatimin e ligjit në aspektin e barazisë në të drejta ndërmjet gjinive, ka për rezultat femrën si viktimë. Në shumë raste, femrat janë të përjashtuara nga ngjarjet ekonomike, sociale, kulturore, civile dhe posaçërisht nga fushtat të cilat lidhen me pushtetin dhe vendimmarrjen. Ato janë viktimë e një modeli tradicional patriarkal, në shumë raste viktimë e dhunës, e keqtrajtimit fizik, psikik dhe seksual, viktimë e trafikimit me njerez dhe e shfrytëzimit për prostitucion të detyruar, zgjedhjes së parakohëshme të gjinisë së femijës nga prindërit dhe depersonalizimit. Të gjitha këto akte, shkelin të drejtat dhe liritë themelore të qytetareve femra, të garantuara me konventat ndërkombëtare dhe ligjet nacionale. Në këtë kontekst, pozita juridike dhe përforcimi i pozitës së femrave, si e drejtë njerëzore fundamentale, duhet të jetë prioritet për një shoqëri të drejtë, progresive dhe demokratike. Si qëllim themelor i punimit është: dhënia e një pasqyre mbi pozitën e femrës - viktimë e të gjitha formave të dhunës, përfshirë dhunën në familje dhe normave tradicionale kulturore në Tetovë dhe rrethinë, të analizoj situatën aktuale në lidhje më çështjen e viktimizimit të femrës shqiptare në Maqedoni, | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=19957 |
|