Title : | Fazat e zhvillimit të letërsisë së rilindjes dhe alfabeti me të cilën u shkrua Shqipja : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Jusra Abduraimi, Dissertant ; Zeqir Kadriu, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit - UEJL | Publication Date: | 2013 | Pagination: | 85 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes index | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | Parathënie
Të shkruarit e një gjuhe është një dukuri që është e lidhur me kohën në të cilën gjuha si e tillë ka filluar të shkruhet. Ajo është e lidhur edhe me fatin dhe me vetë historinë e atij populli. Ata që fillojnë ta shkruajnë për herë të parë një gjuhë, që në fillim ndeshen me alfabetin e asaj gjuhe. Por popujt që kanë krijuar alfabetet e njohura të një gjuhe të caktuar janë të paktë sepse ose i kanë përshtatur ose i kanë marrë nga ndonjë gjuhë tjetër. Në këtë kontekst edhe për shqipen mund të themi se në fillim ka filluar të shkrahet me alfabete të marra prej gjuhëve të ndryshme të njohura nga autorë të ndryshëm. Sipas profesor Xhevat Loshit: "Arsyet që ne kërkojmë shkrimin e një gjuhejanë të shumta, por shtysat më vepruese vijnë nga kërkesat e ekonomisë, të tregtisë, të shtetit dhe tëfesë". Gjithnjë sipas kësaj këto kërkesa janë të nevojshme të gjejnë edhe mbështetjen e faktorëve të tjerë që të bien tek çështja konkrete e asaj që dëshirojmë ne. Gjuha shqipe do të shkruhet atëherë kur shkrimi shqip do tu shërbejë jo vetëm kërkesave thjeshtë gjuhësore por edhe atyre ekonomike, trgtare, shtetërore dhe fetare të mbarë shqipfolësve gjithandej ku janë në trojet e tyre në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në Diaspor në përgjithësi. Nga ky aspekt në studimin tonë do t'i qasemi problemit të studimit të shkrimit të shqipes nga një periudhë e hershme kur filloi të shkrahet shqipja, pastaj nga një këndvështrim i dytë kur shqipja shkruhej me shumë forma e shumë alfabete, dhe nga pikëvështrimi i tretë kur shqipja mori rrugë të mirëfilltë të të shkruarit dhe u bë njësimi i një alfabeti të përbashkët në vitin 1908. Shikuar nga aspekti kronologjik studimi ynë do të mbështetet në një elaborim të mirëfilltë Empirik, ku do të nxjerrim në sipërfaqe elemente që nuk janë ndryçuar sa duhet ose janë thënë në mënyrë të përciptë. Historia e shqipes së shkruar si e tillë, mori formë të vërtetë atëherë kur edhe ishin pjekur kushtet historike. Atëherë kur ndjehej nevoja për një shkrim të mëvetësishëm, ose edhe kur shtresat e ndryshme intelektuale krijuan atë rrjetin e komunikimit të mirëfilltë i cili vuri në funksion me forcën më të madhe kërkesën për një gjuhë e shkrim të përbashkët për të gjithë shqiptarët. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=19900 |
|