Title : | Kontribut në menaxhimin dhe organizimin e punës në ndërmarrjet prodhuese, me theks të veçantë në fabrikën e pajisjeve xehtare të KEK-ut : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Sebahate Krasniqi, Dissertant ; Izet Zeqiri, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë - UEJL | Publication Date: | 2012 | Pagination: | 122 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | Hyrje
Organizimi efektiv përbën bazën mbijetesës në mjedisin konkurrues të bizneseve bashkëkohore. Ndryshimi dinamik i cili po ngjet në ditët tona ka shtuar rolin dhe rëndësinë e organizimit të punës si dhe përcjelljen e informatave dhe shpejtësinë e lëvizjes së tyre tek punonjësit për rritjen e efikasitetit të kompanisë. Kompanitë në Kosovë përveç problemeve tjera pësojnë humbje edhe për shkak të përdorimit të metodave dhe teknikave të demoduara të organizimit dhe komunikimit, si rrjedhojë e perceptimit jo korrekt të kuptimit dhe funksionimit të koncepteve të organizimit efektiv, anashkalojnë rëndësinë e tyre dhe lënë hapësirë për keqkuptime, demotivim dhe lindje konfliktesh. Synimi kryesor i këtij punimi është të studiohet dhe të analizohet organizimi dhe komunikimi në kompanitë metalopërpunuese me theks të veçantë në kompaninë e Pajisjeve Xehetare (Kosovamont) në Palaj të Kastriotit, dhe të tregohet se si funksionojnë organizimi në këtë kompani, si dhe si ndikojnë në suksesin menaxheria. Përmbajtja e këtij punimi përbëhet prej strukturës si vijon: Pjesa e parë e temës do të përshkruaj përmbajtjen e projektit, qëllimin, hipotezat dhe metodologjinë e përdorur gjatë hartimit dhe hulumtimit të punimit. Pjesa e dytë e temës do të ofroj disa aspekte teorike lidhur me organizimin, rolin dhe rëndësinë e tij, format në të cilat paraqitet dhe drejtimet në të cilat ai rrjedh brenda kompanisë, disa aspekte të zhvillimit të organizimit modern si dhe rëndësia e tyre në aktivitetin e prodhimtarisë së një kompanie. Këtu do të paraqiten strukturat organizative, format e organizimit varësisht nga tipi dhe lloji i organizimit, organizimi i vendit të punës, organizimi i kohëve jo punues, punuese, etj.
| Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=19815 |
|