Title : | Zhvillimi i NVM-ve dhe ndikimi i tyre në rritjen ekonomike të Pollogut : studime të Magjistraturë - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Antigona Rustemi, Dissertant ; Nasir Selimi, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë - UEJL | Publication Date: | 2020 | Pagination: | 67p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | Hyrje
Lënda e këtij hulumtimi është ndërmarrjet e vogla dhe të mësme të cilat kanë një rol shumë të rëndësishëm ekonomik dhe social në vendin tonë. Zhvillimi i NVM-ve ofron shumë mundësi punësimi, që mund të ndihmojnë në zvogëlimin e nivelit të papunësisë dhe në përballimin e sfidave demografike të këtyre popullatave, të cilat janë në rritje të shpejtë. Është pranuaar botërisht se ndërmarrjet e vogëla dhe të mesme janë aktiviteti kryesor ekonomik në vend.Lënda e hulumtimit në këtë punim masteri do të jetë pikërishtë ndërmarrjet e vogëla dhe të mesme. Thënë ndryshe ata janë boshti i ekonomisë dhe duhet ti mbështesur në mënyrë që të zhvillohet ekonomia nëpërmjet këtyre baseneve. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë bizneset të cilat e përbëjnë 99 për qind të zhvillimit ekonomik dhe cilësohet si njëri ndër sektorët bazë në krijimin e një buxheti të qëndrueshëm ekonomik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë motori i zhvillimit ekonomik për shkak të vlerës së lartë të shtuar të produktit të brendshëm bruto.
Mjedisi i biznesit përcakton efikasitetin e sipërmarrjes: i vogël, i mesëm dhe i madh. Për këtë arsye të drejtat e përcaktuara mirë të pronës, puna efektive e institucionit, disponueshmëria e informacionit të gjitha rrisin efikasitetin e kompanisë. Shumë NVM vuajnë mungesën e mbështetjes financiare. Kjo situatë përkeqësohet me paaftësinë e institucioneve dhe qeverisë për të drejtuar programe të mjaftueshme të ndihmës shtetërore. Institucionet lëshojnë lloje të ndryshme të dokumenteve, të cilat përbëhen nga plane dhe strategji zhvillimi, si përmirësohet dhe bëhet ekonomia e qëndrueshme dhe fitimprurëse.
Sipas mendimit tim integrimi global ekonomik si proces gjithnjë e më shumë po ka ndikim edhe në politikat nacionale të zhvillimit, ndaj si i tillë është jashtëzakonisht vështir që të kontrollohet me aplikimin e metodave dhe instrumenteve tradicionale të zhvillimit ekonomik. Kjo mbase vështirëson që në vitet në vijim, të planifikohen qëllime të caktuara ekonomike në nivel shteti. Të gjitha ndërmarrjet në botë, të mëdha apo të vogla, familjare dhe jo familjare, publike apo jo publike, të zhvilluara dhe të pa zhvilluara, po përballen me një sërë pyetjesh të cilat kanë të bëjnë me ardhmërinë dhe perspektivën e tyre, respektivisht vije në pikëpyetje ekzistenca e tyre në situata të paparapara turbulente për rrethinën. Ndërmarrjet mikro dhe at makro kanë një peshë të madhë në ekonominë e një vendi. Kontributi që ato japin në rritjen, krijim e punësimit dhe zhvillimit social është për tu vlerësuar.
Zhvillimi ekonomik i një vendi varet prej shumë faktorësh. Njëri prej faktorëve të zhvillimit ekonomik të një vendi është edhe rritja e numrit të ndërmarrjeve të mëdha. Ndërmarrjet e mëdha kanë avantazhe të shumta, në radhë të parë për vetë ndërmarrjen, pastaj edhe për ekonominë e përgjithshme të vendit. Këto ndërmarrje kanë likuiditet më të madh që mundëson kryerjen e detyrimeve që kanë ndaj palëve të treta, po ashtu forca financiare e ndërmarrjeve të mëdha mundëson kryerjen e kërkimeve të fizibilitetit. Kjo rezulton me inicimin e projekteve të reja investuese, të cilat krijojnë vlera të reja për konsumatorët dhe si rrjedhojë, tërë kjo, ndikon edhe në zhvillimin ekonomik të vendit duke konkurruar edhe jashtë kufijve shtetërore. Këto me forcën që disponojnë janë në gjendje të kryejnë edhe “përgjegjësitë sociale” duke ulur nivelin e papunësisë dhe duke dhënë mbështetje në realizimin programeve të ndryshme sociale. | Link for e-copy: | https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_112956.pdf | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=19789 |
|