Title : | Puna e drejtorëve të shkollave dhe roli i tyre në ngritjen e suksesit të nxënësve : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Lavdim Terziu, Dissertant ; Hasan Jashari, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit - UEJL | Publication Date: | 2012 | Pagination: | 95 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes index | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | Abstrakti
Shkolla gjithnjë e më shumë bëhet faktorë i rëndësishëm në ekzistencën tonë dhe sfidë e përditshmërisë, poashtu edhe puna e drejtorit. Për t'u arritur përsosmëria në punën e shkollës janë të nevojshme ndryshime të shpeshta. Udhëheqja e suksesshme kërkon një proces me përgjegjësi të madhe në lidhje me kërkesat e personelit dhe mjedisit. Ky nocion bëhet shumë aktual në ditët tona dhe sidomos për të pasur sukses gjatë menaxhimit në shkolla, që nxënësit të arrijnë suksese në mësime. Menaxhimi në parim ka të bëjë me drejtorin e shkollës dhe strukturat udhëheqëse, por ai u drejtohet të gjithë të punësuarve dhe paraqet pjesë të tërë kulturës dhe punës, si dhe pjesë përbërëse e detyrave të punës së çdo mësimdhënësi dhe çdo nxënësi. Nëpërmjet temës së paraqitur do të shtjellohen çështjet mbi punën e drejtorëve të shkollave të cilët si qëllim kryesor duhet të kenë ngritjen e suksesit të nxënësve në Komunën e Vitisë. Arsimi në Kosovë është në proces të ndryshimeve (reformave) dhe kjo është një sfidë shumë e madhe që i pret shkollat në të ardhmen, andaj për t'i tejkaluar këto sfida duhet që MASHT-i (Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë) së Kosovës të punoj me një përkushtim të madh dhe në bashkëpunim të ngushtë me komunat, drejtoritë, mësimdhënësit dhe nëse është e mundur edhe me prindërit. Për ngritjen e suksesit të nxënësve do të shtjellohet puna e drejtorëve se sa dhe si ata punojnë, çfarë bashkëpunimi kanë me mësimdhënësit, prindërit, nxënësit, komunitetin dhe sa është bashkëpunimi ndërmjet drejtorëve të shkollave dhe drejtorisë komunale të arsimit në Komunën e Vitisë. Kjo temë do të merret me debatet teorike dhe shkencore të bëra në lidhje me menaxhimin e suksesit të nxënësve në Komunën e Vitisë. Të gjitha analizat qartësojnë në faktin se menaxhimi i shkollës dhe menaxherët (liderët) janë të suksesshëm kur në përgjithësi përparojnë kushtet e punës së shkollës, cilësia e mësimit që zhvillohet në to, fumizimi me materiale, tekste shkollore etj. Janë shumë interesante pikëpamjet e Isak Adizhes, pra teoricienit të njohur të organizatave të ndryshme dhe "çelësit" të suksesit të tyre në menaxhim. Sipas tij ajo nuk arrihet me eliminimin e të gjitha problemeve të organizimit, por me zgjidhjen e pjesëve të saj më kryesore të cilat janë themelore për ciklin jetësor të institucionit. Arsyeja dhe kuptimi i ekzistimit të shkollës është mësimi. Leksionet janë pjesë e veçantë e interaksionit të nxënësve me mësuesit e tyre, ndërsa shkolla është vend specifik ku manifestohen të gjithë interaksionet e ndërsjella. Kjo njëkohësisht është edhe diçka më tepër, pra vend ku zhvillohen një varg ngjarjesh të ndryshme kulturore, sportive edhe nga konteksti i kompleksivitetit shoqëror dhe marrëdhënieve ndërmjet të gjithë pjesëmarrësve në procesin arsimor. MASHT-i në Kosovë në bashkëpunim me organizatat vendore dhe të huaja kohëve të fundit ofron projekte konkrete në trajnimin e drejtorëve të shkollave, në mënyrë që këta të jenë sa më të suksesshëm në punën e tyre, po ashtu edhe Bashkimi Evropian është i interesuar që ta zhvilloj arsimin në Kosovë, ku ka fmancuar një projekt me titull: "Qeverisja demokratike e shkollave" dhe ka synim në të ardhmen t'i kushtoj një rëndësi të madhe arsimit në Kosovë, ngase është edhe një prej plotësimit të standardeve, hyrja e Kosovës në BE. Shkollat e Komunës së Vitisë janë pjesëmarrëse në këto veprimtari.
Abstract
Schools become more and more important factors of our existence and our everydaychallenge, the work of the director as well. Schools required frequent changes, in order to reach the completion in school work. Successful leadership requires a process of great responsibility in relation to personnel and environment requirements. This notion is very present nowadays and especially having success in management of the schools where students achieve academic success. Management primarily deals with the principal and leadership structures, but he should be dedicated to all employees and present a part of a whole culture and work of every teacher and pupil as a constituent part of it. Through the presented theme will be discussed the issues on the work of schools' principals, who have as the main goal the increase of the success of students in the municipality of Viti. Education in Kosovo is in the process of reform and this is a great challenge that schools in the future, so to overcome these challenges Kosovo Ministry of Education should work with great dedication and close collaboration with departments, teachers, municipalities, students, parents, etc. To increase students' success will be discussed the work of directors and how do they work, what cooperation they have with teachers, parents, students, community, and how is the cooperation between schools principals and the Municipal Department of Education in the Municipality of Viti. Here will be dealt theoretical and scientific debates about the management of students' success in the municipality of Viti. All the tests clarify the fact that the school management and managers (leaders) are generally successful when there are advancing at schools' working conditions, quality of learning that takes place in them, supplying materials, textbooks and school books etc.. Mach more interesting are the views of Isac Adizhes, known theorist of various organizations and "key" to their success in management. According to him it does not achieve the elimination of all organizational problems, but with its focus on key parts of which are fundamental to the life cycle of the institution. The reason and meaning of existence of school is teaching. Lectures are special parts of students' interaction with their teachers, while the school is a specific place where are manifested all mutual interactions. This is also something more, so a place where takes a part different cultural, sports events and social complexity of the context and relationships between participants in the educational process. Ministry of Education, Science and Technology in cooperation with local and international organizations have been offered recently concrete projects in the training of schools directors, in order to be successful in their work, as well as European Union is interested to develop education in Kosovo, which has funded a project titled: " School democratic governance " and is intended in future to devote greater attention to education in Kosovo, because it is one of condition to fulfill the standard, entry of Kosovo in EU. Schools of Municipality of Viti are participating in these activities. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=19784 |
|