From this page you can:
Home |
Author details
Author Hasan Jashari
Available item(s) by this author



Title : Administrimi dhe menaxhimi i cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë : studime të doktoraturës - cikli i tretë Material Type: printed text Authors: Anton Gojani, Dissertant ; Hasan Jashari, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore - UEJL Publication Date: 2019 Pagination: 258 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes indexLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: Abstrakti
Arsimi i lartë dhe shkenca në secilën shoqëri konsiderohet i një rëndësie të veçantë në zhvillimin e resurseve humane duke filluar nga ato akademike, shkencore e deri te kuadrot teknike dhe teknologjike, që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor. Por institucionet e arsimit të lartë konsiderohen edhe si vatra të zhvillimit të identitetit kombëtar të shoqërisë dhe të elitave që kanë ndikim edhe në imazhin dhe pozicionimin e vendit në arenën ndërkombëtare të dijes. Siç shprehet më të drejtë, Sir Francis Bacon (1561-1526) "Dija është fuqi" dhe këtu nuk bën përjashtim as AL-ja dhe shkenca e Kosovës që ka një histori dhe rrugë të veçantë të lindjes dhe zhvillimit në rrethana krejtësisht të posaçme. Pas luftës për çlirim të vitit 1999, shoqëria e Kosovës është përshkuar me ndryshime rrënjësore të rethanave politike, ekonomike dhe sociale, duke u sfiduar me nevoja imediate për të krijuar bazë ligjore dhe institucionale edhe për AL-në në kushte të reja. Mendohet se këto rrethana kanë ndikuar fuqishëm në cilësinë jo të mirë të AL-së. Pastaj hapja e shumë universiteteve dhe kolegjeve publike dhe private në një periudhë të shkurtër kohore pa përgatitje të mirë paraprake dhe me resurse të kufizuara të stafit akademik, me resurse të kufizuara financiare dhe fizike, ka ndikuar në rënien e cilësisë në arsimin e lartë. Sigurimi i cilësisë nga perspektiva e administrimit dhe menaxhimit është hulumtimi i parë shkencor për menaxhimin e cilësisë në arsimin e lartë të Kosovës. Prandaj qëllimi i këtij studimi është që me metoda shkencore të analizojmë, identifikojmë dhe vërtetojmë nevojat dhe mundësitë për përmirësimin e menaxhimit të cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë. Hulumtimi mëton t’u përgjigjet këtyre pyetjeve: cilat janë sfidat kryesore të menaxhimit të cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë, a kanë qenë të përshtatshme politikat e MASHT-it dhe legjislacioni për sigurimin e cilësisë në sistemin e arsimit të lartë në Kosovë? Pastaj cili është roli dhe ndikimi institucioneve përgjegjëse në menaxhimin e sigurimit të cilësisë dhe sa janë të përgjegjshme IAL-të në zbatimin e mekanizmave për sigurimin e cilësisë ? Në ç’masë kanë qenë mbështetëse programet e BE-së dhe të donatorëve të tjerë në raport me zhvillimin e kapaciteteve për përmirësimin e cilësisë të arsimit të lartë në Kosovë? Po ashtu hulumtimi synon të identifikojë pengesat konkrete në menaxhimin e cilësisë së AL-së në institucionet publike dhe private dhe përgjegjësitë e AKA-së dhe të MASHT-it në menaxhimin e sigurimit të brendshëm dhe të jashtëm të cilësisë, duke propozuar zgjidhje për të bërë përmirësimet e nevojshme në të mirë të cilësisë. Ky hulumtim paraqet gjetje dhe rekomandime konkrete dhe të realizueshme për institucionet përkatëse qeveritare dhe për industrinë, si dhe do të kontribuojë edhe në shoqëri përmes përmirësimit të cilësisë së kuadrove të formuara në arsimin e lartë . Rëndësi tjetër mund të ketë edhe për donatorët që të shohin problemet dhe nevojat që dalin nga hulumtimi dhe t`i orientojnë projektet e tyre në përmirësimin e gjendjes së cilësisë së arsimit të lartë dhe potencialet për përmirësim. Në këtë hulumtim janë përdorur metodat kualitative dhe kuantitative dhe të dhënat e mbledhura janë primare dhe sekondare. Të dhënat primare janë mbledhur nga autori i hulumtimit përmes metodës së fokus grupit eksplorues me ekspertët e arsimit, përmes metodës së intervistave gjysmë të strukturuara me përgjegjësit, bërësit e politikave dhe menaxhuesit e arsimit të lartë (fokus grup), si dhe me përgjegjësit për sigurimin e cilësisë. Pastaj anketimi me pyetësorë me studentët e IAL-ve publike dhe private. Pra, në varësi nga aspekti analitik i hulumtimit janë aplikuar metoda dhe teknika përkatëse përmes analizës së të dhënave kualitative dhe kuantitative. Gjithashtu është përdorur si metodë e rëndësishme analiza e dokumentacionit arsimor dhe vëzhgimi i drejtpërdrejtë si metodë kualitative. Fjalët kyçe: Arsim i lartë, administrim, menaxhim, cilësi, legjislacion, akreditim.Link for e-copy: https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/DR_123616.pdf Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18836 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status D7702-000038 D7702-000038 Gojani, A. 2019 General Collection Thesis Repository Doctoral Not for loan Analizë krahasimore e ndikimeve shoqërore – politike të diplomacisë perëndimore në Kosovë dhe Maqedoninë e veriut / Ramadani Ramadan
![]()
Title : Analizë krahasimore e ndikimeve shoqërore – politike të diplomacisë perëndimore në Kosovë dhe Maqedoninë e veriut : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Ramadani Ramadan, Dissertant ; Hasan Jashari, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore - UEJL Publication Date: 2020 Pagination: 100 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes indexLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: Abstrakt
Diplomacia perëndimore , BE dhe SHBA, kanë qenë të angazhuara së tepërmi në dy decenjet e fundit në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Mosëmarveshjet me fqinjët, korupcioni, lufta për pushtet në mes pozitës dhe opozitës, parregullsitë ne zgjedhje, janë vetëm disa nga pikat e nxehta ku diplomacia perëndimre ka qenë shpëtues i përhershëm i situatatve të rënduara shoqëroro-politike. Nga aspekti shoqëroro-politik dimplomacia perëndimore ka patur efekt të drejtëpërdrejt në eliminimin e varëfrisë, papunësisë, përmirësimin e shërbimeve në arsim, shëndetësi, mbrotje dhe siguri etj. Duke përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes së Prespes nga parlamenti në Shkup, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se marrëveshja e emrit mund të shërbejë si një model për zgjidhjen e një sërë mosmarrëveshjesh midis Prishtinës dhe Beogradit. Në një post në Facebook, ai tha se shpreson që viti 2019 të jetë "një vit i vendimeve të mëdha" gjatë së cilës Kosova dhe Serbia mund t'i japin fund konfliktit të përjetshëm duke i ndarë ato me një marrëveshje që do të sjellë paqe dhe normalizojë marrëdhëniet dypalëshe. Verën e kaluar, në fakt, ndihmëssekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Evropiane dhe Euroazisë Ëess Mitchell i tha Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, se "Në Ballkan kemi luajtur rol në zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit greko-maqedonas dhe angazhimi me Serbinë dhe Kosovën për të çuar përpara dialogun e udhëhequr nga BE. Vetëm pak javë më parë, ndërkohë, Presidenti i SHBA Donald Trump i dërgoi një letër Thaçit dhe homologut të tij serb Aleksandar Vuçiç duke u kërkuar për të përshpejtuar bisedimet e pajtimit dhe paralajmëron se "dështimi për të përfituar nga kjo mundësi do të ishte një pengesë tragjike". Perëndimi dëshiron të sjellë të gjitha vendet në rajonin e Ballkanit nën ombrellën euroatlantike, dhe veçanërisht në NATO. Kjo ka të bëjë me luftën që bën perëndimi kundër ndikimit Rus, Kinez dhe turk në rajon. Një vështrim në hartë tregon se një herë "Maqedonia e Veriut" dhe pastaj Kosova do t’i bashkohen NATO-s, vetëm Serbia dhe Bosnje-Hercegovina do të mbeten jashtë aleancës. Pasi humbi betejën për Malin e Zi dhe tani po humbet betejën për "Maqedoninë e Veriut", presidenti rus Vladimir Putin nxitoi në Beograd javën në fillim të vitit 2019 ku mesazhi i tij ishte se Moska ende ka një dorë në të gjitha zhvillimet në Ballkan, me Serbinë si trampolinë e saj. Qëndrimi i tij tregon se beteja për Kosovën do të jetë e vështirë. Diplomacia perëndimore gjithherë ka patur ndikim të madh shoqërore- politik në Ballkanin përëndimor. Ndikimet perëndimore janë realizuar nëpërmjet programeve të ndryshme ; donacioneve, organizatave qeveritare dhe joqeveritare që kanë patur ndikim të drjtëpërdrejtë në ekonomi, politikë, arsim, shëndetësi, mbrojtje, pune të brendëshme etj. Vetë kompliciteti i ndërhyrjes hapi një numër të madh të debateve të juristëve, sociologëve, politikologëve, mediave dhe i njëjti me intenzitet më të vogël, vazhdon edhe sot.Link for e-copy: https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_120786.pdf Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=19328 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M7702-000049 M7702-000049 Ramadani, R. 2020 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Analizë e teksteve shkollore të matematikë's për shkollen e mesme të Kosovës në frymen e kërkesave të mësimdhënies bashkëkohore dhe sugjerime per riformësimin e tyre / Valbona Berisha
Title : Analizë e teksteve shkollore të matematikë's për shkollen e mesme të Kosovës në frymen e kërkesave të mësimdhënies bashkëkohore dhe sugjerime per riformësimin e tyre : studime të Doktoraturës - cikli i tretë Material Type: printed text Authors: Valbona Berisha, Dissertant ; Hasan Jashari, Thesis advisor ; Xhevdet Thaçi, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit - UEJL Publication Date: 2015 Pagination: 291 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes indexLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: ABSTRAKT
Jetësimi i reformës arsimore në Kosovë, shtron edhe nevojën për refiektim rreth progresit të reformave, në veçanti për një analizë të gjendjes aktuale në shkollimin e mësimdhënësve në Kosovë, zhvillimin profesional të tyre, përkushtimin e tyre organizativ e profesional në drejtim të përmirësimit të performancës së shkollës, në kuadër të kërkesave të reformës shkollore. Në këtë drejtim kanë munguar studime të plota vlerësuese për efektshmërinë e zbatimittë këtyre risive, performancën e personelit mësimor, gatishmërinë e tyre profesionale dhe organizative për jetësimin e ndryshimeve të deritanishme në nivelin e shkollës. Megjithëse mësimdhënësit kosovarë mund të jenë pajtuar formalisht për nevojën e ndryshimeve në praktikat e tyre të punës, studimet e shumta argumentojnë se ecuria dhe efektiviteti i reformës shkollore, mund të shpjegohet nga ndryshimet në besimet e mësimdhënësve dhe përpjekjet e tyre për të zbatuar risitë e parapara në procesin e përmirësimit të performancës së shkollës.
Andaj, qëllimi i këtij studimi është të pasqyrojë gjendjen aktuale të funksionimit të shkollës kosovare dhe pozicionin e mësimdhënësve në këtë procesin e bashkëkohësimit të shkollës kosovare, duke zbuluar lidhjen e karakteristikave demografike me angazhim të mësimdhënësve dhe performancës së tyre në punën e shkolllës, me këtë rast të vë në pah diferencat në nivelin lokal për performancën e shkollës dhe rolin e mësimdhënësve, mbi bazën e përgatitjes dhe zhvillimit profesional të tyre, si dhe të përcaktojë fuqinë ndikuese të mësimdhënësve kosovarë në këtë proces (përkushtimin profesional e organizativ në procesin e përmirësimit të preformancës së shkollës) duke vënë në pah lidhjen midis vetëvlerësimit të mësimdhënësve për gatishmërinë e tyre në drejtim të përmirësimit të performancës së shkollës dhe mundësitë e përfshirjes në këtë proces. Kërkimi ynë në shkollat e Kosovës fokusohet në këte drejtim: (1) kultura dhe cilësia e mësimdhënies, (2) kuitura e shkollës, udhëheqja e shkollës që nxit pjesëmarrjen, (3) profesionalizimi i mësimdhënësve-zhvillimi dhe rritja profesionale,(4) rutina dhe obligimet profesionale në shkollë, (5) bashkëpunimi me prindërit dhe komunitetin,(6) kontributi për zhvillimin e gjithëmbarshëm të shkollës. Në këtë studim, përpunimi rezultateve është bërë përmes metodave të statistikës përshkruese, në funksion të nxjerrjes së karakteristikave të të dhënave (mesatarja, devijimi standard) dhe metodave të statistikës inferenciale në funksion të shkallës së vlefshmërisë së pohimeve që rezultojnë nga të dhënat. Meqë në studimin tonë kishim për të mbledhur këndvështrimet nga mësimdhënësit në shërbim, kërkimi sasior përmes pyetësorit ishte më se i nevojshëm, sepse krijohej mundësia e gjeneralizimit dhe mbledhja e opinioneve të mësimdhënësve nga zona të ndryshme gjeografike në nivel vendi. Përzgjedhja e kampionit është përzgjedhje rastësore e stratifikuar. Është zgjedhur një mostër e rastit në mes të gjithë individëve të popullatës target. Stratifikimi i parë i mostrës është bërë në bazë të rajonit. Janë përzgjedhur nëntë rajone të Kosovës, me ç'rast në secilin rajon është përcaktuar numër i njejtë i anketave. Nga përpunimi dhe analiza e rezultateve të hulumtimit, për sa i përket influencës së mësimdhënësit kosovar për të ndikuar në politikat për funksionalizimin, përmirësimin e punës në shkollë, rezulton se sot mësimdhënësit kosovarë gëzojnë më shumë mundësi për të ndikuar në politikat për funksionalizimin, përmirësimin e punës në shkollë. Nisur nga këndi i vlerësimit të pjesëmarrësve të përfshirë në hulumtim, rezulon se në shkollë, stafi mësimdhënës janë të inkurajuar dhe e kanë mbështetjen dhe përkrahjen e drejtorit të shkollës, njëherit të dhënat e hulumtimit, flasin për një pjesëmarrje të kënaqshme të mësimdhënësve kosovarë në kurse të zhvillimit profesional, punëtori në funksion të jetësimit të nismave reformuese dhe se mësimdhënësit me nivel më të lartë të shkollimit, lexojnë më shumë literaturë profesionale në funksion të jetësimit të suksesshëm të reformës shkollore, por që del të jenë më skeptikë në çështjet e ndikimit në politikat për funksionalizimin, përmirësimin e punës në shkollë. Fjalët kyçe: reformat në arsim, shkollimi i mësimdhënësve, zhvillimi profesional, përkushtimi profesional, përkushtim organizativ, performanca e shkollës, Kosovë, mësimdhënie, rezistencë, vendimmarrja në shkollë
ABSTRACT
Implementation of educational reform in Kosovo raises the necessity for reflection on the progress of reforms, particularly for an analysis of the current situation in teacher education in Kosovo, their professional development, their organizational and professional commitment towards the improvement of the school performance, within the school reform requirements. In this regard, there has been a lack of evaluative studies concerning the effectiveness of implementation of these innovations, the performance of the teaching staff, and their professional and organizational willingness to implement the current changes at school level. Although Kosovar teachers may have formally agreed on the necessity for changes in their work practices, plenty of studies argue that the performance and effectiveness of school reform can be explained through the changes in the teachers' beliefs and their efforts to implement innovations foreseen in the process of improving school performance. Therefore, the aim of this study is to reflect on the current state of the Kosovar school functioning, as well as the teachers' position and attitudes in the process of a continuous modernization of educational system in Kosovo, thus revealing the connection of demographic characteristics with the teachers' commitment and performance at school work, highlighting the differences at the local level for school performance and the teachers' role based on their preparation and professional development, and determining the power of influence of Kosovar teachers in this process (professional and organizational commitment to the process of improving the school performance) pointing out the connection between the teachers' self-evaluation concerning their position in improving the school performance and their opportunities of involvement in this process. Our research in Kosovo schools is focused in this direction: (1) culture and the teaching quality (2) the school culture, the school leadership that encourages participation in the process of decision making, (3) teachers' professionalization, the commitment to professional development, (4) routine and professional duties in the process of improving school performance (5) cooperation with parents and community, (6) their contribution to the overall school development. In this study, the research results have been processed via the descriptive statistical methods in order to extract the data characteristics (average, standard deviation) and inferential statistical methods in the function of validity of the claims resulting from the data. Since our aim in this study was to gather views from teachers in service, the quantitative research approach, using the questionnaire was more than necessary, because it created the possibility for generalizing the data and gathering the teachers' opinions from different geographical areas at the country level. The sample selection is stratified, random selection. A random sample has been selected among all individuals of the target population. The first stratification of the sample was done based on the region. Nine regions of Kosovo have been selected, each region having the same number of surveys. From the processing and analysis of the research results, in terms of the teachers' influence on the school policies, improving the school work, resulted that Kosovar teachers, today, have more opportunities to influence the policies of functionalization and improvement of school work. From the angle of evaluation of the participants involved in this research, it results that the teaching staff at school are encouraged and have the support of the school principal. The research data indicate a satisfactory participation of Kosovar teachers in the courses of professional development, workshops in the function of the reform initiatives implementation and that teachers with a higher level of education read more professional literature for the successful implementation of the school reform in Kosovo, but, they also seem to be more skeptical concerning the issue of impact on the policies of functionalization and improvement of work at school.
Keywords: education reform, teacher education, professional development, professional commitment, organizational commitment, school performance, Kosovo, teaching resistance, decision-making at school.Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18070 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status D10702-000017 D10702-000017 Berisha, V. 20015 General Collection Thesis Repository Doctoral Not for loan Aspektet teorike dhe praktike në menaxhimin dhe udhëheqjen e shkollës bashkëkohore në Kosovë / Rushit Jeta
![]()
Title : Aspektet teorike dhe praktike në menaxhimin dhe udhëheqjen e shkollës bashkëkohore në Kosovë : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Rushit Jeta, Dissertant ; Hasan Jashari, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit - UEJL Publication Date: 2020 Pagination: 63 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes indexLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: Abstrakti
Me qëllim të përmbushjes me sukses të detyrave të tyre, një drejtor shkolle duhet të krijojë një kulturë të shkollës, e cila e promovon zhvillimin e vazhdueshëm profesional dhe të nxënit te të gjithë pjesëtarët e shkollës, si dhe të krijojë mekanizma bashkëpunimi ndërmjet personelit të shkollës, nxënësve dhe bashkësisë më të gjerë të shkollës. Duke konsideruar edukimin si një faktor të rëndësishëm për gjeneratat e reja, nënkupton rëndësinë e të zgjedhurit të informacioneve të duhura në kohë të duhur, veçanërisht ditëve të sotme kur të ekspozuarit e informacioneve të ndryshme është bërë shumë lehtë përmes mjeteve teknologjike, proces për të cilin rol të rëndësishëm luan drejtori i shkollës. Drejtorët e shkollave janë përgjegjës për të planifikuar, administruar, organizuar dhe menaxhuar shkollën, duke i shfrytëzuar me efikasitet dhe efektivitet mjetet në dispozicion. Duke punuar me secilin, drejtori i shkollës mundëson bashkëpunimin me bashkësinë dhe pjesëmarrjen në rritjen e cilësisë së të nxënit dhe të suksesit të nxënësve. Ata i hartojnë dhe i zbatojnë politikat në nivel shkolle dhe ato në nivel kombëtar për të siguruar zbatim të suksesshëm të kurrikulumit kombëtar. Në fund, ata veprojnë me integritet, paanshmëri dhe etikë të lartë profesionale të punës. Ata udhëheqin dhe mësojnë duke vepruar. Nxitja dhe motivimi i drejtorëve të shkollave në përvetësimin dhe praktikimin në mënyrë të vazhdueshme të standardeve të praktikës profesionale gjatë planifikimit, udhëheqjes, administrimit, organizimit dhe menaxhimit të punës së shkollës, me qëllim të arritjes së vlerave të edukimit cilësor, është objektivi kryesor i këtij punimi. Ky studim do të zhvillohet kryesisht në komunën e Skenderajt, por në disa pyetësorë do të përfshihen edhe drejtorë të komunave të tjera. Do të intervistohen 15 drejtorë shkollash lidhur me menaxhimin dhe udhëheqjen, për sfidat që kanë dhe një krahasim i aspektit teorik me atë praktik, pra planeve të tyre dhe realizimi i atyre planeve në praktikë. Po ashtu do të bëhet edhe një pyetësor me 31 drejtorë duke përfshirë edhe komuna të tjera. Gjithashtu nga ky studim do të nxjerrim në pah edhe krahasimin e të dhënave dhe sukseseve të shkollave. Këtë studim do ta kryej për 10 ditë, pasi që numri i drejtorëve të përfshirë në këtë studim nuk do të jetë shumë i madh. Rezultatet e këtij studimi do t’i shërbejnë, drejtorëve të shkollave dhe vetë komunave, por edhe MASHT-it. Që të shihet produktiviteti i mënyrave të menaxhimit dhe rezultatet e krahasueshme ndërmjet drejtorëve inovatorë dhe atyre tradicionalë nëse mund të themi. Fjalët kyçe: Drejtor, menaxhim, lidership, udhëheqje, inovator.
Апстракт За успешно исполнување на нивните задачи, директорот на училиштето мора да создаде училишна култура што промовира континуиран професионален развој и учење за сите членови на училиштето и да воспостави механизми за соработка помеѓу училишниот персонал , учениците и пошироката училишна заедница. Разгледувањето на образованието како важен фактор за помладите генерации подразбира важноста на избор на вистинската нформација во соодветно време, особено во денешно време кога изложеноста на различни информации се олеснува преку технолошки средства, процес за кој директорот на училиштето игра важна улога. Директорите на училиштата се одговорни за планирање, администрирање, организирање и управување со училиштето, ефикасно и ефикасно користење на достапните ресурси. Работејќи со секоја од нив, директорот на училиштето овозможува соработка со заедницата и учество во подобрување на квалитетот на учењето и успехот на учениците. Тие дизајнираат и спроведуваат политики на училишно и национално ниво за да обезбедат успешно спроведување на националната програма. На крајот, тие дејствуваат со интегритет, непристрасност и висока професионална и работна етика. Тие водат и учат со глума. Охрабрувањето и мотивирањето на директорите на училиштата конзистентно да усвојуваат и практикуваат стандарди за професионална пракса при планирање, управување, aдминистрирање, организирање и управување со училишната работа со цел постигнување квалитетни вредности на образованието, е основната цел на ова работа. Оваа студија главно ќе се одвива во општина Скендерај, но во некои прашалници ќе бидат опфатени директори на други општини. 15е бидат интервјуирани 15 директори на училишта за управување и лидерство, за предизвиците што ги имаат и споредбата на теоретскиот аспект на нивните планови и реализацијата на тие планови во пракса. Alsoе има и прашалник со 30 директори, вклучително и други општини. Оваа студија исто така ќе ги потенцира споредбите на училишните податоци и успесите. Studyе ја завршам оваа студија за 10 дена, бидејќи бројот на директори вклучени во оваа студија нема да биде голем Резултатите од оваа студија ќе им служат на директорите на училиштата и на општините, како и на МОН. Да се види продуктивноста на режимите за управување и споредливите резултати помеѓу иновативни и традиционални директори ако можеме да кажеме. Клучни зборови: директор, менаџмент, лидерство, лидерство, иновации.
Abstract
In order to fulfill sucessfully their duties as a school head, a director need to propagate a school’s culture which promotes the continual development of professional obtainment in learning and behavior by all school’s participants, also to create linked cooporation betweel personel of the school, students and overall stakeholders. Considering education as one of the most important part of student’s life, means wide selection of right information in the right place in the right time, espcially nowadays when technology is offering a lot of different information, in this overall above facts director plays an important role of puting boundaries to guide right school’s direction. Directors have a lot of reponsibilities in planning, administrating, organizing amd managing school, using effectively and efficencly the general offered tools and authority.Using the way of responsibility of each and all of the workers for their job, director will be the first creating collaboration through each school’s participant in order to rise cooporation in learning and student’s success. Together they create political points of achievement inside the school, in the international level and global one in order to be sure in curriculum implementation. At the end they act by integrity, unbiased and ethic work. They lead and teach through acting. Promotion and encouragement of directors in continual acquistion and practice of professional practice during planning, leading, administration, organizing and managing of school’s work, in order to achieve the highest points of education, is the main objective of this research paper. This study will be developed mainly in the municipality of Skenderaj/Kosovo, but the director’s questionnaire will also be distributed in other municipalities. 15 different directors will be interviewed about the school’s managing and heading, the struggles they face in formulating their working plans and how much do they achieve to put them in practice. Whereas about 30 directors will be filling a questionnaire including a huge number of Kosovo’s cities. From this study another fact will be included according to director’s responses: the school’s average of successes including managing, student’s achievements and cooperation inside the school. This study will be finished for about ten days, because the number of included directors in questionnaire and interviews will not be large one. The results of this study will assist directors of the schools, the office of direction of education in municipalities (head of educational services in municipality), and the ministry of education. Through concluded results of this research study, by the end will be presented a lot of information through which the productivity of managing strategies, comparing of innovation directors and traditional ones will be presented. Key words: director, managing, leadership, innovation...Link for e-copy: https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_128376.pdf Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=19468 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M10702-000165 M10702-000165 Jeta, R. 2020 General Collection Thesis Repository Master Not for loan The balkans in the new millennium: from balkanization to eutopia / Ali Pajaziti
Title : The balkans in the new millennium: from balkanization to eutopia : Balkan sociological forum's : third international conference June 20-22, 2014 Tetovo - Skopje (Republic of Macedonia) Material Type: printed text Authors: Ali Pajaziti, Editor ; Jorde Jakimovski, Editor ; Hasan Jashari, Editor ; Jonuz Abdullai, Editor Publisher: Tetovë : Universiteti i Evropës Juglindore - UEJL Publication Date: 2015 Pagination: 360 p Size: 20 cm ISBN (or other code): 978-6-08-248004-6 General note: Includes bibliographical references and index. Languages : English (eng) Original Language : English (eng) Descriptors: Balkan
Ballkan - Social studies
Politics and governmentClass number: 304.4 Abstract: "The balkans in the new millenium" - the new millennium as a new stage of human and social development, which represents the beginning of a new period of sociological and anthopological changes, a new chapter, which should be better than the past, different from the regional fragmentation that engendered the term "Balkanization" and Homo Balkanicus. In this context, this conference will treat the Balkans in correlation with neologism, Utopia, a country of ideal felicity and perfection, a place in which human society, natural conditions, etc.. are ideally shaped in order to have a complete contentment. Also, it is a place where the organizational structure, fosters a limited governmental involvement, which permits human creativity and achievement, where prosperity does not have to be forced, it just happens (D.Hager). So, today in the aftermath of the bloody century, the questions are whether the Balkans are heading towards EUtopia, prosperous Europe or kakostopia (worst place)? Are we going to Europeanize ourselves or balkanize the Europe? Are we on the right track and ready to Debalkanise the Balkans? Are the eurointegration processes bringing real changes, which are only formal, without any essence? Contents note: debating ideas, ideals and democratic traditions in post-communism: a new approach to transition patterns in the Balkans; regionalization of balkans, and transition; the political crisis in Macedonia and the relations with its neighbors; a critical assessment of liberalism before and after 1989: the case of Romania; the role of the president of the republic of Macedonia in promoting interfaith dialog; human rights and conflict resolution concept in the republic of Macedonia; the impact of the crisis on the EU perspective of the new western Balkans: the tough way from 'Balkanisation' to 'Europeanisation'; in search of explanation for institutional change during European union enlargement: applying contingency theory to the study of local public organisations in south- eastern Europe; communication and Albanian culture in step with Europeanization; the status of the Albanian language and its official use in Macedonia; the socio- political changes, and active employment policies in Kosovo; sociology of post-conflict societies in western Balkan; the discrimination attitudes of the students on the basis of ethnicity in the ethnically mixed schools; the role of political parties in Kosovo in the process of policy- making (after the independence); promoting diversity in Macedonian society through state institutions, tools and instruments; democratic transition of eastern European countries with special look in Macedonia; intrinsic motivators as important factors of motivation in management of human resources in Kosovo; peace building, conflict resolution and conditions for reconciliation: in narratives after the war in Bosnia and Herzegovina Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=16642 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status 1702-002064 304.4 Paj-Bal 2015 General Collection Library "Max van der Stoel" English Available 1702-001445 304.4 Paj-Bal 2015 General Collection SEEU Library Skopje English Available 1702-002257 304.4 Paj-Bal 2015 General Collection SEEU Library Skopje English Available Ballkani perendimor në rrugen e integrimit evropian me theks të veçantë implementimi institucional / Arsim Neziri
PermalinkDallimet aktuale midis shkollave në Shkup dhe rrethinë / Halit Burrniku
PermalinkDecentralizimi i arsimit në Republikën e Maqedonisë / Besiana Ramadani
PermalinkDhuna ndaj fëmijëve në shkollat e Peshkopisë / Zamira Gjeleshi
PermalinkPermalinkEse të filozofisë politike / Hasan Jashari
PermalinkA ështe E-mësimi model funksional në Arsimin primar të Kosovës / Savdije Sadiku
PermalinkFamilja dhe bashkësia / Hasan Jashari
PermalinkFillet e pluralizmit politik në Maqedoni dhe post-komunizmi
PermalinkPermalink