Title : | Rruga e Kampionit Olimpik Shaban Tërstena | Material Type: | printed text | Authors: | Sefer Tahiri, Author ; Reshat Ibrahimi, Author ; Florim Rexhepi, Author | Publisher: | Shkup : Fokus print | Publication Date: | 2016 | Pagination: | 421 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | ISBN (or other code): | 978-6-08-463420-1 | General note: | Includes bibliographical references (p. 412) | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Descriptors: | Biography Olympic Games Shaban Tërstena (1965-)
| Class number: | 929 | Abstract: | Në 30 vjetorin e shpalljes sime si kampion olimpik, po botohet për herë të parë libri më autentik dhe më kuptimplotë dedikuar veprimtarisë sime jetësore dhe sportive, libër në të cilin bëhet një përshkrim faktik historik i ëndrrave, sfidave, synimeve dhe arritjeve të mia si sportist i mundjes që pata fatin të dal nga Shkupi dardan, i cili prej shumë kohësh ka qenë qendër e ngjarjeve dhe kthesave të mëdha historike, sikurse ka qenë edhe vend që ka nxjerrë personalitete të shquara shqiptare të përmasave planetare siç ishte Nënë Tereza. Sporti i mundjes në atë kohë e ka bërë Shkupin të njihet dhe respektohet anembanë botës, ndërsa për mua ka qenë jetë në kuptimin e plotë të fjalës, e mbushur plot sakrifica të shumta, madje edhe lëndime ekstreme, për rikuperimin e të cilave më janë bërë shumë operacione në trup. Jeta ime ka pasur vetëm një pikësynim, që është ndërlidhur me ëndrrën e suksesit tim. Jetësimi i kësaj ëndrre kërkonte vetëmohim dhe përpjekje titanike gjatë ushtrimeve dhe përgatitjeve të pafundme siç ishin: vrapimi pa mbarim nëpër rrugë, stërvitjet molisëse në palestra, kur djersa derdhej si lumë dhe përjetoja lodhje sfilitëse. Deri te bërja realitet e ëndrrës, duhej të zhvilloja duele të panumërta nëpër arena të ndryshme kudo në botë, duke u përballur në mënyrë dinjitoze, me guxim dhe vetëbesim në rrugën që kisha nisur, duke mos harruar të marrjen pjesë edhe në mundjen tradicionale, që tek popullata njihet si pehlivanllëk ose "sehir". Vazhdimisht kishte momente euforie nga gëzimi pas çdo fitoreje të arritur, por njëherësh kishte edhe raste kur dëshpërimi dhe hidhërimi, pas ndonje beteje të humbur, më ngulfatnin frymëmarrjen, sidomos pas ndonjë referimi skandaloz, të njëanshëm dhe jokorrekt. Të gjitha këto i përballoja me një guxim të paepur, pasi nuk doja ta rrezikoja ëndrrën time të madhe që ia kisha vënë vetes për qëllim, arritjen e majave të sportit, aty ku qëndrojnë vetëm kampionët, në majën e Olimpit. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=19605 |
|  |