Title : | Administrata publike dhe sfidat e zhvillimit të saj në Kosovë : studime të Doktoraturës - cikli i tretë | Material Type: | printed text | Authors: | Avni Alidemaj, Dissertant ; Zemri Elezi, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore - UEJL | Publication Date: | 2020 | Pagination: | 227 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes index | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | Hyrje
Administrata publike është bazamenti i shtetit që bartë mbi vete përgjegjësinë e funksionimit të institucioneve shtetërore duke ndërvepruar vazhdimisht me qytetarët në ushtrimin e pushtetit shtetëror dhe ofrimin e shërbimeve. Nga niveli i funksionimit të administratës publike në ofrimin e shërbimeve për qytetarët mvaret respektimi, mbrojtja dhe përmbushja e të drejtave më thelbësore të qytetarëve. Rrjedhimisht, çdo shtet duhet të krijoj administratë publike profesionale, të qëndrueshme dhe të paanshëm politikisht për të siguruar qeverisje demokratike dhe përmbushje të nevojave dhe interesave të qytetarëve. Funksionalizimi dhe reformimi i Administratës në vendet në tranzicion është i rëndësisë madhore për të rivendosur qeverisje efektive dhe efikase e që është shtylla kryesore e demokracisë funksionale. Fuqizimi i administratës publike është filluar gjithëherë me reformimin dhe profesionalizimin e shërbimit civil, proces ky i cili zakonisht përcillet me të arritura por edhe me komplikime edhe në shtetet me demokraci të përparuar. Në këtë kontekst, shkalla e vështërsive është tejet e madhe te shtetet në tranzicion, të cilat ballafaqohen me sfida të shumta të ruajtjes së stabilitetit të vendit, krijimit të konsenzusit dhe kohezionit politik andaj reformimi i administratës publike dhe shërbimit civil, në të shumte rasteve, bie në fund të prioriteteve të tyre. Megjithate, kur administrata publike bëhet e mbipopulluar, joefektiv, joprofesionale, e korruptuar dhe e pafuqishëm për të ofruar shërbime publike dhe implementuar politika publike, atëherë reformimi i saj është tejet i vështirë dhe përcillet me konsekuenca dhe kriza të mëdha.
Administrata publike profesionale dhe efikase është mjet i rëndësishëm i shtetit të orientuar drejt zhvillimit dhe rrjedhimisht ekziston pajtueshmëri e gjërë se administrata është mekanizëm që ofron një spektër të madh zgjidhjesh përmes shkathtësive të standardizuara të cilat janë veçori dalluese të administratës së mirë, efikase dhe efektive. Pikërisht kjo është synuar të arrihet përmes Ligjit për Administratën Shtetërore në Kosovë, Ligjit për Shërbimin Civil dhe një mori ligjesh të posaçme nga fusha e veprimtarisë administrative me qëllimin përfundimtar të krijimit të një aparati administrativ të bazuar në meritokraci, profesionalizëm, qëndrueshmëri dhe efikasitet. Mirëpo, gjendja aktuale e administratës publike në Kosovë karakterizohet me interferime të fuqishme politike në procesin e rekrutimit dhe rrugëtimit të administratës publike dhe shërbimit civil, me një sistem të pastandardizuar të trajnimit dhe vlerësimit i cili sfidon krijimin e një administrate të bazuar në meritokraci dhe profesionalizëm. Gjendja e tanishme e administratës publike në Kosovë shpërfaqë ngjashmëri me administratat e shumë vendeve të dalura nga lufta dhe përpjekjet e tyre dëshpëruese për të krijuar një aparat administrativ profesional. | Link for e-copy: | https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/DR_126967.pdf | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=19333 |
|