Abstract: | Abstrakt
Diplomacia perëndimore , BE dhe SHBA, kanë qenë të angazhuara së tepërmi në dy decenjet e fundit në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Mosëmarveshjet me fqinjët, korupcioni, lufta për pushtet në mes pozitës dhe opozitës, parregullsitë ne zgjedhje, janë vetëm disa nga pikat e nxehta ku diplomacia perëndimre ka qenë shpëtues i përhershëm i situatatve të rënduara shoqëroro-politike. Nga aspekti shoqëroro-politik dimplomacia perëndimore ka patur efekt të drejtëpërdrejt në eliminimin e varëfrisë, papunësisë, përmirësimin e shërbimeve në arsim, shëndetësi, mbrotje dhe siguri etj. Duke përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes së Prespes nga parlamenti në Shkup, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se marrëveshja e emrit mund të shërbejë si një model për zgjidhjen e një sërë mosmarrëveshjesh midis Prishtinës dhe Beogradit. Në një post në Facebook, ai tha se shpreson që viti 2019 të jetë "një vit i vendimeve të mëdha" gjatë së cilës Kosova dhe Serbia mund t'i japin fund konfliktit të përjetshëm duke i ndarë ato me një marrëveshje që do të sjellë paqe dhe normalizojë marrëdhëniet dypalëshe. Verën e kaluar, në fakt, ndihmëssekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Evropiane dhe Euroazisë Ëess Mitchell i tha Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, se "Në Ballkan kemi luajtur rol në zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit greko-maqedonas dhe angazhimi me Serbinë dhe Kosovën për të çuar përpara dialogun e udhëhequr nga BE. Vetëm pak javë më parë, ndërkohë, Presidenti i SHBA Donald Trump i dërgoi një letër Thaçit dhe homologut të tij serb Aleksandar Vuçiç duke u kërkuar për të përshpejtuar bisedimet e pajtimit dhe paralajmëron se "dështimi për të përfituar nga kjo mundësi do të ishte një pengesë tragjike". Perëndimi dëshiron të sjellë të gjitha vendet në rajonin e Ballkanit nën ombrellën euroatlantike, dhe veçanërisht në NATO. Kjo ka të bëjë me luftën që bën perëndimi kundër ndikimit Rus, Kinez dhe turk në rajon. Një vështrim në hartë tregon se një herë "Maqedonia e Veriut" dhe pastaj Kosova do t’i bashkohen NATO-s, vetëm Serbia dhe Bosnje-Hercegovina do të mbeten jashtë aleancës. Pasi humbi betejën për Malin e Zi dhe tani po humbet betejën për "Maqedoninë e Veriut", presidenti rus Vladimir Putin nxitoi në Beograd javën në fillim të vitit 2019 ku mesazhi i tij ishte se Moska ende ka një dorë në të gjitha zhvillimet në Ballkan, me Serbinë si trampolinë e saj. Qëndrimi i tij tregon se beteja për Kosovën do të jetë e vështirë. Diplomacia perëndimore gjithherë ka patur ndikim të madh shoqërore- politik në Ballkanin përëndimor. Ndikimet perëndimore janë realizuar nëpërmjet programeve të ndryshme ; donacioneve, organizatave qeveritare dhe joqeveritare që kanë patur ndikim të drjtëpërdrejtë në ekonomi, politikë, arsim, shëndetësi, mbrojtje, pune të brendëshme etj. Vetë kompliciteti i ndërhyrjes hapi një numër të madh të debateve të juristëve, sociologëve, politikologëve, mediave dhe i njëjti me intenzitet më të vogël, vazhdon edhe sot. |