Title : | Komunikimi dhe transparenca e administratës publike nëpërmjet qeverisjes elektronike : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Agim Zuzaku, Dissertant ; Veton Latifi, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit - UEJL | Publication Date: | 2010 | Pagination: | 118 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes index | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | HYRJE
Komunikimi në administratën publike përmes qeverisjes elektronike, tani në vendet e perëndimit ka arritur një zhvillim të madh në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për shfrytëzimin e shërbimeve elektronike, të cilat tani ofrohen nga qeveritë e tyre. Republika e Kosovës është një shtet sovran dhe i pavarur i formuar dy vitet e fundit, me një administratë publike dhe institucione të reja, me resurse humane me moshë të re, ku shumica prej tyre e përdorin internetin. Konsiderojmë që aplikimi i internetit është i domosdoshëm në zhvillimin e shërbimeve elektronike, ku qytetarët mund t'i marrin shërbimet nga administrata publike përmes kompjuterit, pa pasur nevojë që të presin në radhët e gjata që tani janë evidente në vendet ku ofrohen shërbime për qytetarët. Komunikimi përmes qeverisjes elektronike në Republikën e Kosovës është në fazën fillestare. Në vitin 2008 Qeveria ka aprovuar strategjinë për e-qeverisje dhe është në fazën e zhvillimit të produkteve elektronike për qytetarët e Kosovës. Mirëpo, problemi kryesor është që ende nuk shfrytëzohet nga qytetarët e Kosovës. Kjo rrjedhë mbase informimi për ofrimin e këtyre shërbimeve është ende jo i plotë. Qëllimi kryesor - i këtij studimi është pasurimi i teorisë së teknikava të komunikimit, thellimi i njohurive ekzistuese për efikasitetin dhe efektivitetin e administratës publike dhe zhvillimin e njohurive për qeverisjen elektronike, si mjet për komunikimin e qytetarëve dhe institucioneve shtetërore. Bëhet fjalë për një detyrë shumë të ndërlikuar, ngase kjo fushë i është nënshtruar ndryshimeve të shpejta dhe ndikimeve të ndryshme tekniko-teknologjike. Qëllimet e kërkimit të kësaj teme janë: 1) Efikasitetit i administratës publike përmes komunikimit dhe qeverisjes elektronike; 2) Efektiviteti i administratës publike dhe; 3) Zhvillimi i raporteve të komunikimit në mes të qytetarëve dhe administratës publike. Lënda e kërkimit — Duke u nisur nga qëllimi i sipërpërmendur, lëndë kryesore e këtij hulumtimi do të jenë përvojat e vendeve të ndryshme, si dhe hulumtimi i literaturës | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=19208 |
|