Abstract: | Parathënie
Ndihem shumë e kënaqur që pas një rrugëtimi të gjatë të mbushur me përpjekje dhe sakrifica, arrita të përmbush me sukses një qëllim të rëndësishëm në profesionin tim. Ky realizim nuk do ishte i mundur pa praninë dhe përkrahjen e shumë personave, të cilët gjej rastin t’iu shpreh mirënjohjen dhe falënderimet e mia, që kanë qenë pjesë e suksesit tim. Dua të falënderoj pafund udhëheqësin tim, Prof. Dr. Izet Zeqirin, i cili me përkushtim maksimal dhe profesionalizmin e lartë që e karakterizon, më mbështeti dhe këshilloi në çdo pjesë të punës sime studimore, po ashtu familjes time të cilët më dhanë përkrahjen e duhur për të përfunduar studimet pasdiplomike. Kjo tezë e masterit do të përgatitet duke përdorur literaturë nga autorë të ndryshëm vendas dhe të jashtëm, duke analizuar dhe sintetizuar të dhënat dhe informacionet që do t’i grumbullojë lidhur me temën në fjalë dhe të cilat do të shërbejnë që të fitojmë një pasqyrë reale të funksionimit të IPSH- Spitalit klinik të Tetovës në aspektin e menaxhimit. Ky punim do të bazohet kryesisht në matjen e suksesit të punës së menaxherëve, kryesisht hulumtimin e faktorëve që ndikojnë në përmirësimin e performancës së menaxherëve. Përkundër shqyrtimeve teorike nga fusha e menaxhimit strategjik, gjegjësisht BSC-së, kam përdorur po ashtu edhe anketim të të punësuarve në këtë Institucion shëndetësor, krahasim të të dhënave nga periudhat e kaluara, mbledhje të numrave relevant në këtë institucion dhe në fund të njëjtat do t’i përdor për të verifikuar hipotezat e parashtruara. |