Abstract: | Abstrakti
Në kuadër të kësaj teze të magjistraturës tentohet të shpaloset gjendja faktike në shoqëritë e sigurimeve, kryesisht në pjesën e menaxhimit me rreziqet në sistemet e informimit që posedojnë, masat që ndërmerren në këtë aspekt, si dhe sugjerimet se çfarë duhet bërë për eliminimin e lëshimeve të mundshme? Kjo problematikë, menaxhimi me rreziqet operative në sistemin e informimeve është me rëndësi të trajtohet, pasi që ndikon në vazhdimësinë e biznesit, financave si dhe reputacionin e një shoqërie. Me anë të këtij punimi tentohet të shpjegohet në mënyrë më të detajuar funksionimi dhe rreziqet në industrinë e sigurimeve, ndarjen si dhe klasat e tyre, organet kompetente të cilat i mbikëqyrin, se sa janë të sigurta në aspektin operativ, nfrastrukturor, gatishmëria dhe kapaciteti i tyre në lidhje me rreziqet që u kanosen. Hapat që janë ndërmarrë për realizimin e kërkimit janë krahasime me punime shkencore si dhe intervista të realizuara drejtpërsëdrejti, si dhe me anë të pyetësorëve me të punësuarit në departamentin e informatikës në shoqëritë e sigurimeve. Nga rezultatet e arritura në këtë punim, mund të konfirmohet se shoqëritë e sigurimeve janë në përputhje me standardet minimale që kërkohen sipas trendit aktual për menaxhimin me rreziqet si dhe me rregulloret e organeve kompetente që mbikëqyrin punën e tyre. Si përfundim mund të konstatojmë se ekziston hapësirë për përpjekje më të madhe nga vetë shoqëritë për përmirësim, azhurnim si dhe ecje në hap me kohën. |