Title : | Administrimi dhe menaxhimi i cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë : studime të doktoraturës - cikli i tretë | Material Type: | printed text | Authors: | Anton Gojani, Dissertant ; Hasan Jashari, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore - UEJL | Publication Date: | 2019 | Pagination: | 258 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes index | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | Abstrakti
Arsimi i lartë dhe shkenca në secilën shoqëri konsiderohet i një rëndësie të veçantë në zhvillimin e resurseve humane duke filluar nga ato akademike, shkencore e deri te kuadrot teknike dhe teknologjike, që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor. Por institucionet e arsimit të lartë konsiderohen edhe si vatra të zhvillimit të identitetit kombëtar të shoqërisë dhe të elitave që kanë ndikim edhe në imazhin dhe pozicionimin e vendit në arenën ndërkombëtare të dijes. Siç shprehet më të drejtë, Sir Francis Bacon (1561-1526) "Dija është fuqi" dhe këtu nuk bën përjashtim as AL-ja dhe shkenca e Kosovës që ka një histori dhe rrugë të veçantë të lindjes dhe zhvillimit në rrethana krejtësisht të posaçme. Pas luftës për çlirim të vitit 1999, shoqëria e Kosovës është përshkuar me ndryshime rrënjësore të rethanave politike, ekonomike dhe sociale, duke u sfiduar me nevoja imediate për të krijuar bazë ligjore dhe institucionale edhe për AL-në në kushte të reja. Mendohet se këto rrethana kanë ndikuar fuqishëm në cilësinë jo të mirë të AL-së. Pastaj hapja e shumë universiteteve dhe kolegjeve publike dhe private në një periudhë të shkurtër kohore pa përgatitje të mirë paraprake dhe me resurse të kufizuara të stafit akademik, me resurse të kufizuara financiare dhe fizike, ka ndikuar në rënien e cilësisë në arsimin e lartë. Sigurimi i cilësisë nga perspektiva e administrimit dhe menaxhimit është hulumtimi i parë shkencor për menaxhimin e cilësisë në arsimin e lartë të Kosovës. Prandaj qëllimi i këtij studimi është që me metoda shkencore të analizojmë, identifikojmë dhe vërtetojmë nevojat dhe mundësitë për përmirësimin e menaxhimit të cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë. Hulumtimi mëton t’u përgjigjet këtyre pyetjeve: cilat janë sfidat kryesore të menaxhimit të cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë, a kanë qenë të përshtatshme politikat e MASHT-it dhe legjislacioni për sigurimin e cilësisë në sistemin e arsimit të lartë në Kosovë? Pastaj cili është roli dhe ndikimi institucioneve përgjegjëse në menaxhimin e sigurimit të cilësisë dhe sa janë të përgjegjshme IAL-të në zbatimin e mekanizmave për sigurimin e cilësisë ? Në ç’masë kanë qenë mbështetëse programet e BE-së dhe të donatorëve të tjerë në raport me zhvillimin e kapaciteteve për përmirësimin e cilësisë të arsimit të lartë në Kosovë? Po ashtu hulumtimi synon të identifikojë pengesat konkrete në menaxhimin e cilësisë së AL-së në institucionet publike dhe private dhe përgjegjësitë e AKA-së dhe të MASHT-it në menaxhimin e sigurimit të brendshëm dhe të jashtëm të cilësisë, duke propozuar zgjidhje për të bërë përmirësimet e nevojshme në të mirë të cilësisë. Ky hulumtim paraqet gjetje dhe rekomandime konkrete dhe të realizueshme për institucionet përkatëse qeveritare dhe për industrinë, si dhe do të kontribuojë edhe në shoqëri përmes përmirësimit të cilësisë së kuadrove të formuara në arsimin e lartë . Rëndësi tjetër mund të ketë edhe për donatorët që të shohin problemet dhe nevojat që dalin nga hulumtimi dhe t`i orientojnë projektet e tyre në përmirësimin e gjendjes së cilësisë së arsimit të lartë dhe potencialet për përmirësim. Në këtë hulumtim janë përdorur metodat kualitative dhe kuantitative dhe të dhënat e mbledhura janë primare dhe sekondare. Të dhënat primare janë mbledhur nga autori i hulumtimit përmes metodës së fokus grupit eksplorues me ekspertët e arsimit, përmes metodës së intervistave gjysmë të strukturuara me përgjegjësit, bërësit e politikave dhe menaxhuesit e arsimit të lartë (fokus grup), si dhe me përgjegjësit për sigurimin e cilësisë. Pastaj anketimi me pyetësorë me studentët e IAL-ve publike dhe private. Pra, në varësi nga aspekti analitik i hulumtimit janë aplikuar metoda dhe teknika përkatëse përmes analizës së të dhënave kualitative dhe kuantitative. Gjithashtu është përdorur si metodë e rëndësishme analiza e dokumentacionit arsimor dhe vëzhgimi i drejtpërdrejtë si metodë kualitative. Fjalët kyçe: Arsim i lartë, administrim, menaxhim, cilësi, legjislacion, akreditim. | Link for e-copy: | https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/DR_123616.pdf | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18836 |
|