Abstract: | ABSTRAKT
Fillimisht në këtë punim do të trajtohen njohuri të përgjithshme mbi daktiloskopinë, rolin dhe ,funksionin i vijave papilare që gjenden te të gjithë njerëzit , gjithashtu një prej karakteristikat më të rëndësishme të organeve policore, që i jep një ndihmë jashtzakonisht të madhe daktiloskopia , kjo disiplinë shkencore që mundëson qart dhe sigurt deri tek arritja e zbulimit të kryersit të veprës penale, me cka arrihet deri te zbardhja e shumë veprave penale. Në përgjithësi , përdorimi i saj gjen zbatim në shumë organe ,institucione nga më të ndryshmet ,objekte private e publike duke regjistruar shenjat ,format e vijave papilare duke bërë kontrollimin e tërësishëm të gishtave si nëpër Airporte,banka,institucione të sigurisë dhe kontrolle të vazhdueshme nëpër vende të hapura, duke kontrolluar aty për aty personin me anë të kësaj metode , për vërtetimin e personit . Metodat e zbulimit të gjurmëve të gishtave të dorës, gishtave të këmbës dhe shputave, ADN-së, lëngjeve të ndryshme trupore, flokëve dhe qimeve tjera trupore, kanë bërë të mundur që ekspertët e forensikës të vijnë shumë shpejt deri te faktet në lidhje me krime të ndryshme.Kjo metodë gjen zbatim shumë të madhë edhe në teknologjitë e sotme moderne, duke u aplikuar në telefonat e mencur , dhe siguria është më e madhe nga keqpërdorimet e mundshme që mund të bëhen nga personat e specializuar. Sot teknologjia e identifikimit të krimeve ka evoluar mjaft, sa që kryesit e veprave mund të kapen kudo. Natyra njerëzore shpeshherë di të bëhet mjaft e vrazhdë në raport me njëri tjetrin dhe pikërisht kjo i bënë njerëzit që nga zemërimi i tepërt dhe për shkak të problemeve të ndryshme të bëjnë vepra penale dhe krime të lehta, të mesme apo edhe monstruoze. Pikërisht kjo i ka shtyrë organet e rendit dhe të hetuesisë që në bashkëpunim me arritjet shkencore të gjejnë mënyra dhe metoda për gjetjen e kryesëve të krimeve dhe sjelljen e bërësve para ligjit. Kriminelët profesionistë ,që janë të anagazhuar për krime e vecanta dhe specifike , ato gjithmonë mendojnë dhe punojnë që gjurmët e tyre mos ti lënë në vendin e ngjarjes me të vetmin qëllim mos gjetja e kryerësve të asaj vepre penale, por sot shkenca me metodat e saj se modernizuara arrinë edhe me një gjurmë më të vogël të gjej shkaktarin apo kryerësin e asaj vepre penale, edhe pse mjetet e posacme të specializuara të kriminelëve janë nga ato më pak të besueshme për njerzit në përgjithësi , por ato bëjn c’mos në asgjësimin apo zhdukjen e tërësishme të gjurmëve, që të mos zbulohet asnjë gjurmë që mund të paraqitet si provë. |