Abstract: | ABSTRAKT
Perandoria Osmane ka qenë njëra nga perandoritë më të mëdha që njeh historia botërore. Kjo perandori gjatë zhvillimit të saj përgjatë historisë ka pasur shtrirje territoriale të ndryshme dhe njëherit edhe ka pasur numër të ndryshëm të popullsisë. Duhet theksuar se gjatë shekullit XVI ka pasur shtrirje më të madhe territoriale, përkatësisht është shtrirë në tre kontinente: Evropë, Azi dhe Afrikë. Gjatë periudhës kur me Perandorinë Osmane ka udhëhequr sulltan Sulejmani, territori i saj është shtrirë në Evropën Juglindore, në një pjesë të caktuar të Evropës Qendrore, në vendet e Kaukazit, Azinë e Vogël, Azinë Jugperëndimore, Afrikën Veriore dhe përgjatë bregdetit të Detit të Kuq. Pra, shtrirje më të madhe territoriale ka pasur në vitin 1683, kur sipërfaqja e saj ka arritur 5.200.000 km2. Ndërsa në vitin 1914 Perandoria Osmane është shtrirë në një territor prej 1.800.000 km2. Perandoria Osmane zgjerim më të madh territorial ka arritur në shekullin e XVI, më saktë bëhet fjalë për kohën e sulltan Sulejman Kanunit. Koha e sulltan Sulejman Kanunit konsiderohet Etapa e Artë e Perandorisë Osmane, ngase në vitet që ai ishte në pushtet, pra në vitet 1520-1566, kjo perandori përjetoi një zgjerim shumë të madh që nuk ishte parë ndonjëherë më parë. Kjo shfaqje dhe ky afirmim ndikoi që në vendet perëndimore, e sidomos në vendet evropiane, të cilat përjetonin përçarje të rrezikshme politike dhe fetare. Qëllimi për të cilin u formua Perandoria Osmane ishte mbrojtja e Islamit, ngritja e flamurit të tij në lindje të Azisë së Vogël dhe shkatërrimi i Bizantit që kërcënonte muslimanët. Osmani ftoi muslimanët që të bashkohen nën flamurin islamik. Kjo porosi u bë platformë në të cilën bazoheshin udhëheqësit e Perandorisë në kohën e fuqisë, krenarisë dhe dominimit të tyre. Ftesës së tij iu përgjigjën shumë njerëz, të cilët i nxiste dëshira e madhe për të ndihmuar Islamin dhe për ta rrëzuar Perandorinë Bizantine. Perandoria Osmane ka qenë një shtet i të gjithë qytetarëve dhe aty kanë gjetur trajtim të drejtë të gjithë qytetarët pa dallim race, kombësie, feje apo dallimi shoqëror. Jomuslimanët kanë gëzuar të gjitha të drejtat dhe liritë që ju kanë takuar. Sistemi i Miletit ishte një sistem që u vendos në Perandorinë Osmane në periudhën nga shekulli XVI e deri në fillim të shekullit XX. Ky sistem kishte të bëjë, apo më saktë përcaktonte me ligj statusin e pakicave jomuslimane dhe autonominë e bashkësive fetare. Gjatë ekzistencës së saj 600 vjeçare, Perandoria Osmane u zhvillua si një sistem shtetëror shumë-besimësh. Sistemi i Miletit përbënte sistemin ligjor të statusit të secilës bashkësi të veçantë fetare dhe të gjithë jomuslimanëve në bazë të së drejtës islamike. Domethënë miletet ishin formuar në bazë të feve jo sipas aspektit kombëtar. “Një pakicë çifute mund të mbijetojë në të njejtën mënyrë që kanë mbijetuar në botën arabe pakicat e tjera… nën Perandorinë Osmane, me sistemin e miletit, kjo funksionoi fare mirë. Ajo që kishin ata atëherë duket shumë më njerëzore nga kjo që kemi tani”. Edward SAID, për gazetën Haaretz Fjalë kyçe: Perandoria Osmane, Islam, Sistemi i Miletit, muslimanët, jomuslimanët, bashkësitë fetare.
АПСТРАКТ
Османската Империја била една од најголемите империи што познава светската историја. Оваа империја за време на својот развој во текот на историјата имало разно територијално распространство, но истотака во неа бројот на жителите бил менлив. Треба да се потецира дека за време на XVI век, Османската Имеприја имало најголемо територијално распространство, поточно таа била распространа на трите континенти: Европа, Азија и Африка. Во периодот кога со Османлиската Империја го раководел султан Сулејман, неговата територија имало распространство во Југоисточна Европа, во дел од Централна Европа, во Кавказ, Мала Азија, Југозападна Азија, Северна Африка и по крајбрежјето на Црвено Море. Значи, таа најголемо територијално распространство имало во 1683 година, кога неговата територија достигнала површина од 5.200.000 км2. Додека во 1914 година, Османлиската Империја се распространила во територија со површина од 1.800.000 км2. Периодот на владеењето на султан Сулејман се назначува како Златна епоха на Османлиската Империја, затоа што за времето на неговото владеење, поточно во периодот од 1520-1566, ова империја доживеа најголемо распространување што не беше остварено никогаш претходно.
Целта за која се формирало Османлиската Империја било заштитувањето на Исламот, издигнувањето на неговото знаме во истокот на Мала Азија и уништувањето на Византиската Империја која била ризик за муслиманите. Царот Осман ги повика муслиманите за да се обединат под исламското знаме. Ова порака се претвори во платформа во која се базирале владетелите на Османлиската Империја за времето на нивната сила, гордоста и нивната доминација. На неговата покана му одговорија многу луѓе, кои ги потикнуваше големата желба за да помогнат Исламот и од друга страна да го урнат Византиската Империја.
Османлиската Империја било држава на сите граѓани и во неа нашле правичен третман сите граѓани без ралика на расата, националноста, верската припадност или социлајната состојба. Немуслиманите во потполност ги оствариле сите права и слободи што им припаднале ним. Милетскиот систем бил систем кој се вовел во Османлиската Империја во периодот почнувајќи од XVI век па се до почетокот на XX. Овој систем со закон го регулираше статусот на немуслиманските малцинства и автономноста на верските заедници. За време на 600 годишното егзистирање, Османлиската Империја се развивало како систем на држава со разни вери. Милетскиот систем го означуваше системо-правниот статус на сите верски заедници и на немуслиманите врз основа на исламското право. Значи дека милетите биле формирани врз основа на верата но не врз етничката припадност. “Едно еврејско малцинство може да опстојува исто како што опстоиле другите малцинства во арапскиот свет… под Османлиската Империја, ова со Милетскиот систем функционорало многу добро. Тоа што тие го имале тогаш било почовечно од тоа што го имаме ние сега”. Edward SAID, за весникот Haaretz Клучни зборови: Османлиската Империја, Ислам, Милетски систем, муслиманите, немуслиманите, верските заедници.
ABSTRACT
The Ottoman Empire was one of the biggest empires that the world history knows. Throughout history the development of this empire marked different territorial expansions and it also had a variable number of population. It must be emphasized that during the sixteenth century the empire achieved its biggest territorial expansion. It was expanded into three continents: Europe, Asia and Africa. During the reign of sultan Suleyman, its territory was expanded into southeastern Europe, in some parts of Central Europe, in Kavkaz, Small Asia, southwestern Asia, north Africa and along the coast of Red Sea. Its biggest territorial expansion was achieved in 1683, with a total area of 5.200.000 square kilometers. While in 1914, the empire had a territory of 1.800.000 km2. The biggest territorial expansion was achieved in the sixteenth century, during the reign of sultan Suleyman Kanun. His period is considered as the golden age of the empire, because during his reign, i.e. 1520-1566, the empire experienced an expansion which had never been seen before. This affirmation and development alerted the western countries, especially the European countries which at that time were experiencing dangerous political and religious dissensions.The reason why the Ottoman Empire had been formed was the protection of Islam, raising Islamic Flag in the eastern part of Asia Minor and the destruction of Byzantium which threatened Muslims. The empire invited Muslims to join under the Islamic Flag. This message became a platform of leaders of the empire in the verge of power, pride and their domination. A lot of people responded to this invitation, who were driven by their desires to help Islam and ruin the Byzantium Empire. The Ottoman Empire was a state of all its citizens. There was equal treatment among all citizens, no matter their race, ethnicity, religion or social status. Non-Muslims had all the rights and freedoms like the other citizens. The system of Milet was a system which was established in the Ottoman Empire from the sixteenth to the beginning of the twentieth century. This system had to do with the laws referring to Non-Muslim minorities and the autonomy of religious unions. During its existence of six hundred years, the Ottoman Empire developed as a state system of multiple religions. The system of Milet constituted the law system of statuses of every special religious union and all the other statuses referring to Non-Muslims based on the Islamic Law. This shows that the milets were formed on the basis of religion not on the basis of nationality. “A Jewish minority could survive at the same time like the other minorities survived in the Arab world under the Ottoman Empire with the help of the system of milet. This functioned quite well. What they had at that time, seems to be more human than that what we have nowadays”.
Edward SAID - for the newspaper Haaretz. Keywords: Ottoman Empire, Islam, System of Milet, Muslims, Non-Muslims, Religious Unions. |