Abstract: | HYRJE
Zgjedhjet duhet të përcaktohen, organizohen, zbatohen dhe vlerësohen mirë. Të gjitha këto aktivitete të listuara janë punë e administratës zgjedhore. Menaxhimi i procedurës së përgjithshme zgjedhore i është besuar administratës zgjedhore për të siguruar ligjshmërinë dhe legjitimitetin zgjedhor. E gjithë kjo do të arrihet duke përcaktuar dhe definuar procesin zgjedhor, si dhe vetë organizimin dhe menaxhimin e zgjedhjeve, në mënyrë që të realizohen dhe mbrohen të drejtat zgjedhore të të gjithë pjesëmarrësve në proces. Në bazë të asaj që u tha më lartë, është e një rëndësie të veçantë brenda një shoqërie për të parandaluar shpërdorimin e të drejtës së votës për secilin votues, në veçanti shkeljen e fshehtësisë së votimit. Liria e votuesit duhet të mbrohet nga represioni që mund të pëson në rast se kuptohet se për kend ka votuar. Votuesi, nëpërmjet fshehtësisë së votës, mbrohet nga presioni, por edhe vetë votuesi nuk duhet të bëjë presion me votimin e tij transparent. Qëllimi i këtij punimi është të shihet procedura aktuale për zhvillimin e procesit zgjedhor, si dhe të gjitha palët e përfshira dhe aktorët të cilët kanë një rol për zgjedhje të drejta dhe demokratike. Përveç kësaj, në bazë të një përpunimi të vazhdueshëm të temës, përveç pjesës teorike të punimit, është përfshirë edhe një hulumtim empirik i zbatuar ndaj një grupi qytetarësh pjesmarrës në sistemin zgjedhor të Republikës së Maqedonisë. Fjalët kyçe: kodi zgjedhor, zgjedhjet, modeli zgjedhor, votimi, e drejta për fshehtësi |