Abstract: | Letër mbi humanizmin, botura më 1947, - një vepër ku analizohet marrëdhënia e filozofisë së Qenies së Heideggerit me humanizmin, Krishtërimin, Marksizmin, dhe "filozofinë e re të ekzistencës" të parashtruar nga Sartre, Jaspers, etj., është quajtur "arritja më e madhe e Heideggerit". Eseja mban vulën e gjuhës së paharrueshme të Heideggerit. Në të, mund të shohim qartësisht rolin e refleksionit rreth gjuhës në përgatitjen e një vlerësimi të ri të Qenies që do të kapërcejë traditën e metafizikës, e cila gjer tani ka përcaktuar gjithë gjuhën tonë. Letër mbi Humanizmin përfshin çështjet më të rëndësishme të të gjithë filozofisë së vonë të Heideggerit - domethënien e historisë së Qenies, lidhjen e saj me traditën filozofike, kuptimin e veprimit, rolin e teknologjisë, artit dhe gjuhës në fatin historik të Qenies, dhe, mbi të gjitha, nevojën për një mendim të ri për të përgatitur këtë fat. |