Title : | Ditët e fundit të Lev Tolstoit | Other title : | Последние дни Льва Толстого | Material Type: | printed text | Authors: | Vladimir Certkov, Author ; Chertkov V. G, Author ; Agron Tufa, Translator | Publisher: | Tiranë : Onufri | Publication Date: | 2006 | Pagination: | 81 p. | Size: | 21 cm | ISBN (or other code): | 978-99927-535-7-6 | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Russian (rus) | Descriptors: | Novelists, Russian - 19th century - Biography Tolstoy, Leo, graf, 1828-1910
| Class number: | 891.7 | Abstract: | Konti Lev Nikollajeviç Tolstoi (1828 – 1910), njeri me shpirt të fortë e të patundur, gjithë jetës copëtohej midis natyrës së tij të ndjeshme dhe mbindjeshmërisë së ndërgjegjies. Joshja dhe tundimi i qytetit e shpërngulnin atë shpesh nga udhëza e qetë e fshatit, nëpër të cilën Tolstoi asket digjej të ecte me po atë pasion me të cilin Tolstoi qejfli dëshironte i dalldisur ngushëllimet e epshit. Në rini pati sunduar epshi. Më vonë, pas martesës (1862), Tolstoi gjeti prehjen shpirtërore në jetën familjare duke iu kushtuar drejtimit të çifligut (ai zotëronte toka pjellore në Vollgë) dhe punës mbi librat e tij më të mirë. Pikërisht në këtë periudhë, në vitet '60 dhe fillimin e viteve '70, ai krijoi kryeveprat e tij: romanin madhështor "Lufta dhe paqja" (1869) dhe romanin e pavdekshëm "Ana Karenina". Dhe më vonë, në fund të viteve '70, kur i kishte kapërcyer qëkuri të dyzetat, ndërgjegjia triumfoi mbi interesat personale, mirëqenien familjare, karrierën marramendëse letrare, të cilën ai e sakrifikoi për hir të asaj që e quante borxh moral, duke parapëlqyer guximin piktoresk para krijimtarisë së thjeshtë, jetën e ashpër të bazuar në parimet racionale të moralit kristian dhe idesë abstrakte të humanizmit. Dhe kur në vitin 1910 e kuptoi qartë se duke vazhduar të qëndronte në çifligun e tij, në gjirin e butë familjar, ai vazhdonte gjithaq t'i tradhtonte idealet e rrojtjes së thjeshtë e të pamëkatë, ky plak 80 vjeçar u largua nga shtëpia, u nis të shkonte më këmbë në manastir dhe, pa sosur gjer aty, takoi vdekjen në një han të vogël të një stacioni hekurudhor. Nuk i duroj dot gërmimet në fakte biografike të shkrimtarëve të mëdhenj, ma shpifin njerëzit që vëzhgojnë si maniakë jetën e tyre përmjet vrimës së çelsit, ma shpif vulgariteti i "interesit të njeriut", ma shpifin fëshfërimat e fundeve dhe kuturisjet nëpër korridoret e kohës. Por ja se ç'dua të them. Përvujtnia e ligë e Dostojevskit, dehja e tij me keqardhjen për të fyerit e të poshtëruarit, të gjitha këto kanë qenë tekembramja vetëm se emocione, ndërsa ajo laryshi e veçantë e kristianizmit të zymtë, të cilën predikonte Dostojevski, nuk e pengonte atë asfare të çonte një jetë tërësej të largët prej idealeve të tij. Ndërsa Tolstoi, sikundërse edhe përfaqësuesi i tij, Levini, përkundrazi ishte organikisht i paaftë për të imituar ndërgjegjien ndaj vuante egërsisht kur zanafilla kafshërore merrte të përpjetë mbi atë shpirtëroren. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18135 |
|  |