Title : | Etika e mediave dixhitale : seria mediat dixhitale dhe shoqëria | Other title : | Digital media ethics : digital media and society series | Material Type: | printed text | Authors: | Charles Ess, Author ; Rrapo Zguri, Translator | Publisher: | Tiranë : Instituti Shqiptar i Medias | Pagination: | 210 p. | Size: | 24 cm | ISBN (or other code): | 978-992-84105-3-5 | General note: | Includes bibliographical references (p. 188-200)
Include index (p. 201-210) | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : English (eng) | Descriptors: | Digital media - Social aspects Journalism and media United States
| Class number: | 071.471 | Abstract: | Janë botuar shumë tekste të arrira në fushën e etikës së aplikuar si dhe në Etikën e Informacionit dhe të Kompjuterit (EIK). Në fakt unë mbështetem dhe iu referohem atyre përgjatë këtij teksti. Por në këtë libër përpiqem të bëj tre gjëra disi ndryshe nga tekstet e tjera. Së pari, përpiqem t'i adresohem një audience më të gjerë dhe si rrjedhim një game më të gjerë çështjesh dhe problemesh se sa ato të zakonshmet e EIK. Duke menduar se etika e mediave dixhitale është e rëndësishme për cilindo që përdor një kompjuter, një telefon celular, një videolojë e kështu me radhë, ky tekst është hartuar që të përdoret jo vetëm në degët e filozofisë dhe të etikës së aplikuar, por edhe në shumë degë të tjera, duke përfshirë ato të medias, informacionit dhe komunikimit (psh., ato që lidhen me shkencat kompjuterike, me bibliotekat, etj). Natyrisht, këtu trajtojmë disa nga çështjet dhe problemet më të rëndësishme të EIK - privacinë, të drejtën e autorit, pornografinë si dhe çështjet e lirisë së shprehjes dhe të komunikimit ndërkulturor online. Por unë kam lënë jashtë një mori çështjesh të tjera të rëndësishme (si psh, siguria, pirateria dhe disa detyrime specifike të etikës profesionale) në dobi të zgjerimit dhe përfshirjes në mediat dixhitale edhe të telefonëve celularë dhe të videolojërave, si dhe të disa prej çështjeve etike që ato krijojnë. Së dyti, unë nukpërpiqem të jem gjithëpërfshirës. Përkundrazi, mendoj thjesht se "pak" disa herë është "shumë". Përvoja më ka mësuar se kjo është shpesh e vërtetë sidomos në mësimdhënien efektive, ndaj ky botim është përvijuar së pari si një tekst mësimor; kjo duket që në krye, në rastet studimore të panumërta në fillim dhe përgjatë çdo kapitulli, secili i shoqëruar nga pyetjet që bëhen për të ushqyer dhe nxitur refleksionet individuale dhe ato në grup, diskutimet, të shkruarit dhe kërkimin. | Contents note: | Çështjet kryesore të etikës së mediave dixhitale; Privacia në metropolin global elektronik; Kopjimi dhe shpërndarja përmes mediave dixhitale : e drejta e autorit, liria në të drejtën e autorit, perspektiva globale; Qytetar në metropolin global; Çështje të tjera etike: seksi dhe lojërat dixhitale; Etika e mediave dixhitale : pamje e përgjithshme, korniza, burimet; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18119 |
|  |