
Edward Elgar Publishing UN iLibrary HeinOnline Directory of Open Access Books SAGE Journals ASTM Compass
From this page you can:
Home |
Author details
Author Zeqir Kadriu
Available item(s) by this author



Ritet e dasmës në rrethinën e Preshevës (fshatrat Maxhere, Miratoc dhe Raincë / Feride Musliu
Title : Ritet e dasmës në rrethinën e Preshevës (fshatrat Maxhere, Miratoc dhe Raincë : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Feride Musliu, Dissertant ; Zeqir Kadriu, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit - UEJL Publication Date: 2018 Pagination: 60 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: HYRJE
Folklori është një nga thesaret që karakterizon identitetin e një populli sepse rrënjët e tij janë të gërshetuara në krejt ato elemente dhe karakteristika që një pupull i ka pasur, i ka dhe i trashëgon brez pas brezi. Në kuadër të folklorit janë edhe këngët e dasmës që këndohen para dhe gjatë organizimit të saj. Ngaqë këngët e dasmës jaaë me karakter zbavitës por edhe moralizues, ato gjithnjë kanë qenë aktuale dhe janë kultivuar në çdo familje, fshat .qytet, krahinë dhe më gjerë. Dasma, si momenti më i rëndësishëm në jetën e njeriut. zë vend të theksuar në lirikën popullore të kësaj ane. Në këtë rit tradicional ku dy të rinj lidhin jetën e tyre, zhvillohen ceremoni të ndryshme të cilat shoqërohen me këngë. Ajo është një ngjarje e gëzuar si për djalin ashtu edhe për vajzën, për familjet e fyre dhe për të gjithë farefisin. Në këtë trevë këndohen këngë të ndryshme , ato këndohen në çaste të caktuara si: në hapjen e dasmës. në përcjelljen e nuses nga shtëpia e prindërve. në pritjen që i bëhet në shtëpinë e dhëndrit. Në disa këngë që lidhen me momentin e përcjelljes së nuses gëzimi venitet nga emocionet dhe mallëngjimi i ndarjes. Nusja quhet:„F//oz mali", „oj e bardh". kurse për dhëndrin:,/// i sabahit"etj. Shumë këngë dasme janë ndërtuar në fomië dialogu me nusen apo me dhëndrin, si dhe midis çiftit. sepse në ceremonial nuk këndon as nusja as dhëndri. Ato pasqyrojnë ndjenjat dhe mendimet shoqërore për martesën me gjithë imtësitë.duke përfshirë dhe inetersimin e botës shpirtërore me gjithë imtësitë, duke përfshirë dhe inetersimin e botës shpirtërore të nuses dhe të dhëndrit gjatë dasmës mbi bazën e një përvojë të gjatë.Në këngët e martësës vërehet një respekt për nusen . që përherë të parë vjen në shtëpinë e burrit. Lashtësia dhe tradita në trevën e Preshevës konkretisht në fshatrat e Karadakut të Preshevës si në Maxhere, Miratoc dhe Raincë është shumë e vjetër.Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=20903 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M10702-000464 M10702-000464 Musliu, F. 2018 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Shkrimi akademik / Zeqir Kadriu
Title : Shkrimi akademik : doracak për studentë të viteve të para Material Type: printed text Authors: Zeqir Kadriu, Author ; Ejup Ajdini, Author ; Vebi Bexheti, Author Publisher: Tetovo : South East European University - SEEU Publication Date: 2006 Pagination: 151 p. Size: 24 cm General note: Includes index Includes bibliography Languages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Descriptors: Academic writing - Student's book Class number: 808.042 Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=2122 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status 5702-002974 808.042 Kad-Shk 2006 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 5702-002979 808.042 Kad-Shk 2006 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 5702-002985 808.042 Kad-Shk 2006 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 5702-000259 808.042 Kad-Shk 2006 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Due for return by 05/31/2020 5702-006691 808.042 Kad-Shk 2006 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Due for return by 11/01/2019 5702-002978 808.042 Kad-Shk 2006 General Collection SEEU Library Skopje Albanian Available
Title : Socioonomastika e Pejës : studime të Doktoraturës - cikli i tretë Material Type: printed text Authors: Valdet Hysenaj, Dissertant ; Zeqir Kadriu, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit - UEJL Publication Date: 2019 Pagination: 313 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes indexLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: PARATHËNIE
Gjuhësia shqiptare sot gjendet në një situatë të re studimesh e hulumtimesh në vazhdën e trajtimit të çështjeve të pa hulumtuara karshi atyre të njohura, të cilat si koncepte kanë bashkëvepruar duke ndjekur akcila rrugën e vet të një aksiome shkencore. Në mesin e dijeve të pa rrahura ashtu sikundër çdo shkencë tjetër bën pjesë edhe socioonomaistika e cila ka ecurinë e konstituimit dhe të zhvillimit, por në krahasim me shumë dije të tjera është në nismë të zhvillimit. Ajo ka një historik mjaft të shkurtër brenda së cilit pati zhvillim dhe zgjerim të shpejtë në fillim në gjuhësinë amerikane dhe, më pas, edhe në atë europiane. Si shtysa parësore për themelimin dhe zhvillimin e kësaj dijeje u panë synimet për të krijuar mundësinë e hulumtimit të emërtimeve të ndryshme nga pikëpamja sociale dhe vështrimin e tyre nga aspekti social duke u rreshtuar kështu në mesin e dijeve të moderuara shkencore, hulumtimi i së cilës ka traditë shumë të gjatë: që nga retorika antike në krye me Aristotelin, Ciceronin, Kuintilianin, Demostenin, Sokratin, Hermoxhenin, Kratilin etj. për të vazhduar edhe sot e gjithë ditën. Jemi përpjekur që të krijojmë një fizionomi të qëndrueshme të emërtimeve në përgjithësi, duke i hetuar nga këndi i dritës sociale, e cila njëherësh është edhe demonstrues i mentalitetit. Civilizim. Kulturë. Kompetencë. Formim arsimor dhe edukativ. Metakomunikim etj. Shikuar nga ky raport, është esenciale për sa i përket konsolidimit të mendimit dhe kuptimit të përgjithshëm për kahet e reja studimore të bazohemi mbi idetë e mendimtarëve të kohës nga kjo fushë. Si fenomen me një spektër të gjerë përbërësish, socioonomastika bashkëvepron me shumë shkenca të tjera si p.sh. stilistika, sociofonetika, linguistika interkulturore, politolinguistika, semiotika, estetika, hermeneutika, pragmatika, retorika etj.
Trajtimi i socioonomastikës përkon me synimet, kërkesat, hulumtimin, rëndësinë dhe përfundimin si arritje. Për t’i arritur këto objektiva, synimi im ishte që të këkoja në literaturën e kohës të arriturat e gjertanishme në raportin kohor – historik për këtë dije të re gjuhësore dhe rëndësinë e saj në gjuhësinë bashkëkohore. Në rrugën e hulumtimit tim kam bërë përpjekje dhe kam hasur në vështirësi për sigurimin e literaturës së nevojshme, e cila aktualisht është mjaft e mangët, por pas hulumtimit kam arritur që të grumbulloj materialin e nevojshëm dhe të duhur për të vlerësuar të arriturat nga kjo fushë. Disiplinat ndërgjuhësore, që prej kohësh, kanë zgjuar interesimin e studiuesve të ndryshëm, në veçanti të linguistëve. Në shtegtimin e qëmtimit e studimit të ndërlidhjeve gjuhësore kam ndjekur disa kritere kërkimi si p.sh. kriterin fonetik, morfologjik, leksikor, frazeologjik etj. Në këtë dritë u kapën edhe kriteret ekstralingistike si: shtrirja gjeografike e popujve dhe e gjuhëve, metodologjia e hulumtimeve, shkollat gjuhësore të kohës dhe pikërisht për këtë, lindën e u zhvilluan edhe disiplina të reja gjuhësore, si shtysa themelvënëse të hulumtimeve të reja, mes tyre edhe socioonomastika, një subdisiplinë shkencore e onomastikës, që ka si detyrë t’i qëmtojë e t’i gjurmojë rrethanat sociale, politike, arsimore, historike, ekonomike etj., të cilat reflektohen edhe në shkencën e onomastikës. Ajo, e integruar me dije të tjera, hedh dritë të re në shtegtimin historik e burimor të etnive të ndryshme duke i hetuar transformimet dhe metaemërtimet onomasike që bëhën dhe imponohen nga rrethanat e sipërthëna. Në këtë pikëpamje do ndjekur edhe studimet dialektore përherë të shoqëruara nga materia e pasur e krijimtarisë popullore në të cilën ruhen veçoritë e ndryshme gjuhësore dhe onomastike të një etnie dhe krahine. Andaj edhe tiparet dialektore dhe socioonomastike të Pejës me rrethinë do të vështrohen nga këto kënde. Socioonomastikën e Pejës do ta trajtojmë si pjesë të pandarë të realitetit dhe të jetës së këtij etniteti dhe në vijimësi si përcjellëse të faktorëve onomastikë në dritën sociale gjatë historisë. Po ashtu do atë do ta paraqesim si dëshmi të politikës shkombëtarizuese e tjetërsuese që zbatohej ndaj popullatës së kësaj pjese përmes ndryshimit e ndërrimit të antroponimeve e patronimeve ku të sllavizuara e ku të turqizuara shpeshherë i humbin kështu gradualisht gjurmët e përkatësisë së prejardhjes, jo vetëm të Pejës me rrethinë. Do të përpiqemi që të ndjekim edhe shkaktarët e ndryshimit të emërtimeve onomastike (antroponimike) që u bënë, në radhë të parë, nga pushtetet e nduarnduarshme të cilët në radhë të parë impononin vetëm ndryshimin e grafisë së emërtimit, për të vazhduar më pas, në rrjedhë motesh edhe me ndryshimet e toponimeve dhe patronimeve burimore. Nga përvoja shumëvjeçare në fushën e shkrimeve kam paraparë që këtë tezë doktorate ta emërtoj: Socioonomastika e Pejës me rrethinë, për vet faktin se socioonomastika si disiplinë e re synon të jetë një studim gjithëpërfshirës që do të trajtojë onomastikën si dije, si shkencë dhe si vlerë kulturore dhe gjuhësore të këtyre anëve.Link for e-copy: https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/DR_126886.pdf Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18722 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status D10702-000036 D10702-000036 Hysenaj, V. 2019 General Collection Thesis Repository Doctoral Not for loan Stili dhe gjuha në romanet Fatiana, Dredhia dhe Farsa e katrahurës te Abdylazis Islamit / Nakije Iseni
Title : Stili dhe gjuha në romanet Fatiana, Dredhia dhe Farsa e katrahurës te Abdylazis Islamit : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Nakije Iseni, Dissertant ; Zeqir Kadriu, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit - UEJL Publication Date: 2016 Pagination: 107 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes indexLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: HYRJE
Arsyeja e këtij punimi apo ndryshe thënë nxitjet e mija për punën time kanë qenë të shumta në fillim mund të them se një ndër ato arsye ishte edhe profesori im i nderuar Zeqir Kadriu, i cili me shumë dashuri fliste për një shkrimtar, poet, dramaturg, etj, ku thoshte se dija e tij dhe shkrimet e
: tij janë aq me vlerë dhe duhet bërë shumë për to, sepse një shkrimtar i tillë siç ishte Abdylazis Islami e meriton që një pjesë të jetës t'ia kushtojmë sëpaku duke e nderuar me leximin e veprave f dhe interpretimin e tyre. Në punimin tim 'Stili dhe gjuha në romanet Fatiana, Dredhia dhe Farsa e Katrahurës të Abdylazis Islamit', jam munduar maksimalisht që në mënyrë të prerë t'i nxjerr gjërat me vlerë nga romanet e autorit apo krijuesit të madh Abdylazis Islami, duke i analizuar ato për të nxjer në pahtë vërtetat e dikurshme, që autori na mundëson t'i kuptojmë nëpërmjet shprehjeve dhe ngjarjeve në roman. Nga romanet në fjalë, kam shfaqur, si fillim një analizë të shkurtër për të tri romanet, për t'i njoftuar apo kyçur lexuesit se çka bëhet fjalë sipas interpretimit të autorit, dhe më pas kam vazhduar me idetë e mija dhe interpretimet e mija të bazuara gjithmonë në shprehjet e autorit, siç janë fjalët e urta, fjalët krahinore, fjalët e rralla, sinonimet, fjalët e mençura, legjendat, besimet, zakonet, traditat, dredhitë, etj. Synimi im është që me punimin tim sadopak të informoj të tjerët për një vlerë të madhe të romaneve të A.Islamit, i cili me një fjalë në mënyrë të heshtur bëri shumë për popullin, në një kohë ku nuk guxoje haptasi të tregoje realitetin, por autori me forcën e mendimit dhe shkrimit i [ tregoi të gjitha në mënyra figurative, duke dashur të na bëjë me dije se çka kishte ndodhur në kohën e tij dhe jep mendim se çka mund të ndodh edhe më tutje por këtë më mirë thotë që ta lërë në dorë të pasardhërve, që më mirë do ta dijnë dhe do ta kuptojnë se çdo të ndodhë në të vërtetë.Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=20153 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M10702-000387 M10702-000387 Iseni, N. 2016 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Studime gjuhësore, folklorike, etnografike dhe kulturore për Arbëreshët e Italisë / Mustafa Ibrahimi
Title : Studime gjuhësore, folklorike, etnografike dhe kulturore për Arbëreshët e Italisë Material Type: printed text Authors: Mustafa Ibrahimi, Author ; Hamit Xhaferi, Author ; Vebi Bexheti, Author ; Zeqir Kadriu, Author Publisher: Tetovo : South East European University - SEEU Publication Date: 2010 Series: Projekt hulumtues Pagination: 203 p. Size: 24 cm Accompanying material: CD ISBN (or other code): 978-9989-17-333-2 General note: Includes bibliographical references (p. 203)
Includes bibliographical footnotes
Languages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Descriptors: Albanian language - folklore
Albanian literature - Albanians in Italy (Arberesh)
Ethnolinguistics - Albanian languageClass number: 398.8 Abstract: Arbëreshët si kategori etnike dhe fetare dallohen nga italianët jo vetëm nga gjuha, por edhe nga kultura dhe feja, sepse siç dihet italianët në përgjithësi ishin katolikë. Por, që nga fundi i shek. XV kur u vendosën këtu në Itali, disa katunde arbëreshe kishin një problem me përkatësinë kombëtare. Shpesh ngatërrohej feja që ndiqnin arbëreshët asokohe, feja greko-ortodokse me kombësinë. Pra, nuk njiheshin si shqiptarë, si arbëreshë, por si grekë. Nga ky emërtim doli jashtë fjala kombëtare që, në fakt, ngatërronte aspektin etnik të prejardhjes. P.sh. deri në vitin 1987, Hora e Arbëreshëve quhej Piana Degli Greçi. Pra, pas një vendimi qeveritar ndryshoi emërtimi në Piana Degli Albanesi ose Hora e Arbëreshëve. Megjithatë feja ka pasur një ndikim vërtetë të madh sidomos për ruajtjen e gjuhës. Duke filluar nga Lekë Matrënga deri në At Gjergji Skiroi e deri në At Gjergj Guxeta janë të gjithë priftërinj. Papa Klementi nga familja Albanëve ka qenë shqiptar dhe ka pasur një ndikim vendimtar në jetën e arbëreshëve. Contents note: Studime gjuhësore, folklorike, etnografike dhe kulturore për Arbëreshët e Italisë; Muatafa Ibrahimi: Studime onomastike dhe etnolinguistike në katundet Arbëreshe të Italisë; Toponomoastika Arbëreshe; Patronimet dhe antroponimet Arbëreshe; Patronime Arbëreshe sipas Eqrem Çabejt; Pasqyrë e nofkave (epteteve) Arbëreshe; Fjalë të urta dhe frazeologjizma Arbwreshe; Hamit Xhaferi: Folklori Arbëresh; Vebi Bexheti: Arbëreshët dhe veshja e tyre popullore; Zeqir Kadriu: Kultura, arsimi dhe indentiteti arbëresh; Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=14915 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status 2702-003207 398.8 Ibr-Stu 2010 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 2702-003213 398.8 Ibr-Stu 2010 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 2702-003209 398.8 Ibr-Stu 2010 General Collection SEEU Library Skopje Albanian Available 2702-003210 398.8 Ibr-Stu 2010 General Collection SEEU Library Skopje Albanian Available 2702-003211 398.8 Ibr-Stu 2010 General Collection SEEU Library Skopje Albanian Available PermalinkVeçoritë specifike në të folmen e Kërçovës dhe fshatrave të Zajazit / Lirije Alimi
PermalinkVeprimtaria letrare e Murat Isakut dhe Abdylazis Islamit
PermalinkPermalinkPermalinkVlerësimi formativ në arsimin fillor në Kosovë dhe lidhja e tij me të arriturat shkollore të nxënësve / Vjollca Ahmedi
![]()
Permalink