Title : | Roli dhe kompetencat e prokurorit publik në procedurën e shkurtuar dhe procedurën e rregullt në bazë të ligjit të ri të procedurës penale : studime të Magjistraturës - cikli i dytë |
Material Type: | printed text |
Authors: | Besir Aliu, Dissertant ; Besa Arifi, Thesis advisor |
Publisher: | Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL |
Publication Date: | 2018 |
Pagination: | 71 p. |
Layout: | ill. |
Size: | 30 cm |
General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes Appendix |
Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) |
Abstract: | Rrënjët e prokurorisë publike datojnë që nga shekulli XII, kur papa Inokenti i III ka vendosur ndjekje (ex officio) vetëm për disa vepra penale. Në formën e sotme prokuroria publike për herë të parë u paraqit në Francë në shekullin XVIII, respektivisht ky prototip i prokurorisë bashkëkohore është rregulluar me Kodin mbi hetuesinë penale (Code d’instruction criminelle 1808) të Napoleon Bonapartës, ndërsa më vonë e njëjta u zgjerua në të gjitha shtetet e Evropës Kontinentale. Organizimi, kompetencat, të drejtat dhe detyrimet e prokurorisë publike janë të përcaktuara me Kushtetutën e RM-së, ligjin për prokurori publike dhe ligjin për procedurë penale. Prokurori publik është subjekt dhe palë në procedurën penale, i cili në emër të shoqërisë dhe shtetit jep iniciativa për ngritjen e ndjekjes penale. Prokuroria publike organizohet sipas parimit të hierarkisë dhe suboordinimit. Prokuroria publike është e organizuar si Prokurori publike e RM-së, prokuroria publike më e lartë, prokuroria publike themelore për ndjekje të kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit si dhe prokuroria publike themelore. Përcaktimi i karakterit të procedurës penale në një shtet varet nga vetë qasja e shtetit kundrejt të drejtave dhe lirive të njeriut. Nevoja për reformat serioze në sferën e procedurës penale ishin të parapara edhe me strategjinë për reformën e sistemit të jurisprudencës së RM-së nga Nëntori i vitit 2004, të cilat epiligon kryesor e arritën në vitin 2010 me sjelljen e Ligjit të ri për procedurë penale. |
Link for e-copy: | https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_100458.pdf |
Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=17901 |