Title : | Shfrytëzimi i fondeve të BE-SË në Republikën e Maqedonisë efikasiteti, ndikimi dha kapaciteti absorbues : efikasiteti, ndikimi dhe kapaciteti absorbues : përmbledhje studimesh | Material Type: | printed text | Authors: | Drilon Iseni, Author ; Natasha Danilovska, Author ; Mate Gjorgjievski, Author ; Snezhana Miloshevska Kostadinoska, Author ; Mila Stankkoviq, Author ; Biljana Stojanoska, Author ; Emilija Taseva, Author ; Vanço Uzunov, Author ; Drilon Iseni, Translator ; Ismail Luma, Translator | Publisher: | Shkup : Instituti për politikë evropiane | Publication Date: | 2013 | Pagination: | 126 p. | Size: | 24 cm | ISBN (or other code): | 978-6-08-470209-2 | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Macedonian (mac) | Descriptors: | EU funding Macedonia (Republic)
| Class number: | 337.1 | Abstract: | Republika e Maqedonisë është përfituese e fondeve të BE-së që nga viti 1996, në kuadër të programeve PHARE dhe CARDS. Që nga viti 2007, me paraqitjen e Instrumentit për asistencë paraqasëse, si vend kandidat Maqedonia u bë e pranueshme për të gjitha (5) komponentët e këtij program, si dhe për programet tjera të komunitetit. Me qëllim të promovimit të përfshirjes së Kuvendit në monitorimin e shfrytëzimit të fondeve të BE-së, Instituti për politikë evropiane filloi programin disa-vjetor “IPA Monitor”, i cili ka për qëllim që nëpërmjet hulumtimeve të bazuara në fakte, të inkurajojë debate publike dhe të ofrojë rekomandime konkrete për të rritur efikasitetin e shfrytëzimit të fondeve të BE-së. Në kuadër të këtij programi, në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich Ebert – Shkup, Instituti për politikë evropiane – Shkup realizoi një hulumtim mbi shfrytëzimin e fondeve të BE-së në vend. Qëllimi i të cilit ishte të vërtetojë efikasitetin e shfrytëzimit të fondeve paraqasëse(IPA) në Maqedoni, ndikimin e tyre, dhe të vlerësojë kapacitetet absorbuese të Republikës së Maqedonisë. Që të arrihet një studim cilësor, u botua një thirrje publike për gjithë hulumtuesit e interesuar nga të cilët u kërkua të dërgojnë propozime për punime të cilat do të adresonin çështjet specifike në kuadër të një nga pesë komponentat IPA (I. Asistenca e tranzicionit dhe zhvillimit institucional; II. Bashkëpunimi ndërkufitar; III. Zhvillimi rajonal; IV. Zhvillimin e Burimeve njerëzore; dhe V. Zhvillimin rural), ose të analizohet kapaciteti absorbues i vendit. Nga numri i përgjithshëm i dymbedhjetë propozim-punimeve të dorëzuara, gjashtë u pranuan në bazë të kritereve të definuara paraprakisht dhe në bazë të rëndësisë së temave. Gjatë përgaditjes, dy ekspertë ndërkombëtar njohës të çështjeve realizuan mentorimin e punës, profesor Mojmir Mrak nga Universiteti i Ljubjanës, Republika e Sllovenisë dhe Martin Valentovic, konsultant në Qendrën për analiza ekonomike dhe sociale të Bratisllavës, Republika Sllovake. Ky botim paraqet rezultatin e një hulumtimi dhe përfshin një studim të përgjithshëm të kapacitetit absorbues të Maqedonisë në shfrytëzimin e fondeve të BE-së dhe pesë studimrastesh për pesë komponentat e IPA. | Contents note: | Vanço Uzunov: Kapaciteti absorbues i Republikës së Maqedonisë për shfrytëzimin e fondeve IPA – çështje të përgjithshme; Emilija Taseva: Kompetenta e pare nga IPA për intitucione Evropiane që garantojnë demokraci, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut, mbrojtjen e minoriteteve në Republikën e Maqedonisë; Drilon Iseni: IPA – “Lehtësimi për veprime prosperuesse”, studim rasti : Programi për bashkëpunim ndërkufirtar Maqedoni – Shqipëri 2007 – 2013; Mate Gjorgjievski, Mila Stankoviq: Fondet IPA në Maqedoni: Potenciali dhe kufizimet për zhvillim regjional; Biljana Stojanoska: Kontributi i fondeve të IPA-së për zhvillimin e kapitalit njerëzorë në Republikën e Maqedonisë; Snezhana Miloshevska–Kostadinoska, Natasha Danilovska: Përrllogaritja e vlerës së shtuar bruto (VSHB), vlerës neto të shtuar (VNSH) dhe produktivitetit të punës tek shfrytëzuesit e IPARD-it në Republikën e Maqedonisë; | Link for e-copy: | http://www.epi.org.mk/docs/shfryt%C3%8Bzimi_i_fondeve_t%C3%AB_be-s%C3%AB_n%C3%AB [...] | Format of e-copy: | http:/ | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=17862 |
|  |