Abstract: | Dhuna isntitucionale e pushtuese e regjimit serb, me brutalitetin dhe egërsinë e vet, që aplikoi gjatë vitit 1998 dhe një vit më pas mbi popullatën etnike shqiptare në Kosovë, ka habitur opinionin ndërkombëtar në mbarë botën. Përmasat gjenocidiale e tejkaluan çdo normë elementare njerëzore, duke marrë përmasa të mëdha, me qëllim të shfarosjes së popullatës civile në Kosovë dhe jashtë saj. Synimi shfarosës i shqiptarëve kosovarë nga ana e regjimit serb u manifestua me vrasje dhe masakra më monstruoze dhe më barbare që as nuk ka mundur t’i marrë me mend qenia njerëzore. Duke dashur që tokën kosovare ta shndërojë në një tokë të djegur e të shkretuar, politika serbe mori karakterin e një politike shovene me përmasa fashizoide dhe gjenocidiale. Kjo politikë fazhizoide realizohej përmes falangave dhe kordonëve vrastarë serbe të cilët kryenin akte kriminale ndaj qenies shqiptare në Kosovë. Ata vrisnin, pos meshkujve që ishin të zotët e pushkës, edhe gra, pleq e plaka, fëmijë dh nëna shtatëzëna , por edhe foshnje të posalindura. Këto forca paramilitare e militare serbo – malazeze dogjën viktimat e territorit dhe shumë prej tyre i deportuan benda dhe jashtë tokës së Kosovës. Pos kësaj, ata i zhvarrosën shumë të vrarët dhe i zhdukën në drejtime të panjohura për t’i humbur gjurmët e kufomat e civilëve shqiptarë. Banorët kosovarë, u detyruan t’i lësjojnë me dunë shtëpitë e tyre dhe të shndërrohen në refugjatë. Morën rrugët e botës, për të shpëtuar fëmijët, gratë dhe pleqtë. Vrasjet, masakrimet, dhunimet, dëbimet e deportimet masive të shqiptarëve, rrënimet, djegjet e plaçkitjet e shtëpive, të vend banimeve të tëra, kanë bërë që popullata autoktone shqiptare të largohet nën nreshërinë e plumbave, nën shpërthimin e gjyleve të topave të rëndë, mortajave e bombave të zbrazura në kolonat e refugjatëve nga helikopterë e aeroplanë tëformacioneve ushtarako-policore serbe. Të zhvendosurit e parë nga Kosova, të ikur nga vatrat e luftës, fillimisht u strehuan ne fshatrat dhe qytetet e Kosovës, aty ku lufta ende s’kishte gllabëruar më zjarrin e vet shtëpitë dhe pasuritë e tyre. Më kalimin e kohës dhe më rezistencën e armatosur të popullit të Kosovës, me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, politika shoviniste serbe mori aksionet më të rrepta pë të djegur dhe vrarë gjithë racën shqiptare atje, ku në arsenalin e vet ushtarak përdori mjetet më të sofistikuara ushtarake e luftarake. Qëllimi kryesor dhe jetik i regjimit serb, të udhëhequr nga Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia e Shkencave Serbe, të menaxhuar nga kryekrimineli Sllobodan Millosheviq, me vite ka hartuar planin strategjik për zhdukjen e popullit shqiptar në Kosovë dhe kolonizimin e saj me serbë dhe malazezë, politikë kjo gjenocidiale, e cila u përpoq që planet e veta t’i jetësojë përmes forcës ushtarake dhe policore. Bombardimet e NATO-s ishin vetëm një shkas për spastrimin etnik të Kosovës e që manifestohej me vrasje, masakrime e ekzekutime, me plaçitjen, rrënimet dhe djegiet e vendbanimeve që realizoheshin gjatë deportimeve masive të popullatës civile shqiptare nga trojet e veta etnike. Sipas raportit të KMDLNJ-së, të hartuar der në dhjetor të vitit 1999, besohet se në këtë periudhë janë vrarë së paku 12.000 shqiptarë. Kjo organizatë ka arritur të regjistroj 8.911 shqiptarë të vrarë e të masakruar në periudhën e luftës në Kosovë, prej të cilëve gjatë vitit 1999 dhe 2.220 në vitin 1998 në Kosovë janë vrarë 2.220. Mirëpo kësaj shifre nuk i ishte bashkangjitur numri i të burgosurve shqiptarë që llogaritej të jetë mbi 2.000 veta të cilët dergjeshin nëpër burgjet e Serbisë dhe Vojvodinës dhe në territorin e Malit të Zi. Ky Kësjill vlerësohet se mbi 4.000 civilë shqiptarë, të moshave të ndryshme, gjatë kësaj kohe janë djegur, zhdukur e kindapuar. Ka indikacione së një pjesë e viktimave shqiptare të jetë djegur në furrat e shkritores së Minierës “Trepça”, ndërsa një numër i konsiderueshëm i të vrarëve dhe të masakruarve janë gjetur, nga të afërmit e tyre, të hedhur nëpër puse e gropa të gëqeres në zonat rurale të Kosovës. Po ashtu trupa të kosovarëve të vrarë janë gjetur nëpër gremina e humnera të maleve, por edhe të varrosur nëpër varrezat masive. Deri tani janë gjetur mbi 550 sosh në territorin e Kosovës dhe të Serbisë. Nuk dihet fatkeqësisht nurmi i varrezave masive ne Mal të Zi. Dihet vetëm për grupet e të vrarëve që Këshilli i Emergjencës për pritjen dhe strehimin e refugjatëve në Rozhajë i ka zbuluar apo hulumtuar deri më tani, siç është rasti i vrasjes së 6 refugjatëve në Husaj, i tre Vëllezërve Brahimaj në Husaj, i tre vëllezërve Rexhaj në Ballotiq, katër të vrarët në Hajlë e kështu me radhë. |