
Edward Elgar Publishing UN iLibrary HeinOnline Directory of Open Access Books SAGE Journals ASTM Compass Arxiv
From this page you can:
Home |
Author details
Author Emine Zendeli
Available item(s) by this author



Barra e provës në procedurën kontestimore dhe natyra juridike e rregullave mbi barrën e provës” / Burim Koro
![]()
Title : Barra e provës në procedurën kontestimore dhe natyra juridike e rregullave mbi barrën e provës” : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Burim Koro, Dissertant ; Emine Zendeli, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL Publication Date: 2018 Pagination: 79 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes AppendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: Hyrje
Çelësi i suksesit në procedurën kontestimore është përmbushja e barrës së provës. Barra e provës (latinisht: onus probandi) është detyrë e një pale në gjykim që të paraqesë provat që do të vërtetojnë pretendimet që kanë bërë kundër palës tjetër. Barra e provës ka dy komponentë: barrën e prodhimit dhe barrën e bindjes. Barra e prodhimit është obligimi për të paraqitur dëshmin në gjykatë. Barra e bindjes është detyrë për të bindur gjyqtarin e procedurës për një standard të caktuar. Ky standard është thjeshtë një pikë matëse dhe përcaktohet duke shqyrtuar sasinë dhe cilësinë e provave të paraqitura. Përmbushja e barrës së provës do të thotë se njëra palë ka paraqitur prova të mjaftueshme bindëse për të arritur standardin e përcaktuar në barrën e bindjes. Objekt i këtij studimi do të jetë pikërisht barra e provës në procedurën kontestimore dhe natyra juridike e rregullave mbi barrën e provës. Barrat e provës ndryshojnë, varësisht nga lloji i çështjes që gjykohet. Barra e dëshmisë së paditësit në një çështje civile quhet mbizotërim i provave. Mbizotërimi i provave kërkon që paditësi të paraqesë dëshmi pak më shumë ose pak më të mirë se mbrojtja. Mbizotërimi i provave është një standard mjaft i ulët, por paditësi ende duhet të prodhojë më shumë prova se mbrojtja. Nëse paditësi ofron dëshmi të cilësisë së diskutueshme, gjyqtari mund të konstatojë se barra e provës nuk është plotësuar dhe paditësi e humbë rastin. Paditësi në përgjithësi e ka barrën e vërtetimit të rastit, duke përfshirë çdo element të tij. Gjykuesi i fakteve përcakton nëse një palë e ka përmbushur barrën e provës në gjykim. Barra e provës bie zakonisht mbi personin që sjell një kërkesë në një mosmarrëveshje. Shpesh shoqërohet me maksimen latine “semper necessitas probandi incumbit ei qui agit” e cila gjithmonë duhet të jetë i pranishëm në këtë kontekst: "domosdoshmëria e provës gjithmonë qëndron tek personi që akuzon" Pala që nuk bartë barrën e provës e ka përfitimin e supozimit se është e saktë, ato supozohen të jenë të sakta, deri sa barra të ndryshojë pas paraqitjes së provave nga pala që e sjellë veprimin. Nga ato që u thanë më lartë, konsideroj se me shqyrtimin dhe analizimin çështjeve me rëndësi për barrën e provës në procedurën kontestimore dhe natyrën juridike të rregullave mbi barrën e provës, do të jepet një kontribut i rëndësishëm në shtjellimin e gjithanshëm të tyre dhe me përfundimet që do të nxjerren, do të jepen rekomandime adekuate, zbatimi i të cilave do të ndihmonte institucionet kompetente që të ndërmarrin reformat e nevojshme në funksionalizimin dhe forcimin e kornizës ligjore në procedurën civile rreth barrës së provës dhe natyrës së saj juridike. Lëndë e këtij hulumtimi do të jetë analiza e normave juridike që rregullojnë veprimet kryesore të cilat i kryen gjykata, të cilat kanë për qëllim zbulimin e së vërtetës rreth çështjes së caktuar në kontest juridiko – civile, andaj përcaktimi se cila palë e bartë barrën e provës kërkon marrjen në konsideratë të natyrës substanciale të shkaktarit të veprimit të paditësit dhe mbrojtjes së disponueshme në vend të vetëm të përdorimit të formës në të cilën janë përcaktuar rregullat ligjore ose shkaqet e veprimeve të krijuara. Të provuarit në përgjithësi është institut shumë i rëndësishëm i së drejtës civile, për identifikimin e elementeve të cilat e përbëjnë objektin e të provuarit të cilat mund të jenë prova që nuk janë paraqitur nga palët. Prandaj, ky hulumtim ka për qëllim të japë një shpjegim se ku barra e provës qëndron në lidhje me disa nga çështjet kryesore që zakonisht lindin në çështjet civile, një analizë të faktorëve që çojnë në vendosjen e barrës në një palë dhe jo në tjetrën, dhe një llogari të standardit të provës që duhet të plotësohen në çështjet civile. Për arsye se, provat janë ato që mbulojnë barrën e provës, pranueshmërisë, rëndësisë, peshës dhe mjaftueshmërisë së asaj që duhet të pranohet në proçesverbalin e një procesi gjyqësor në çështje civile. Duke e parë një situatë të tillë e cila po mbretëron në shoqërinë tonë, ky hulumtim do të përfshijë analizën e detajuar në kornizën ligjore që në mënyrë të plotë e rregullon çështjen e parashtrimit të fakteve dhe propozimit të provave me qëllimin e provimit të tyre. (LPKRK - Ligji për Procedurën Kontestimore të Republikës së Kosovës, 30 qershor, 2008). Andaj, si lëndë e këtij hulumtimi do të jetë pikërisht analiza e barrës së provës, dispozitave ligjore të marrjes së provave, barra dhe objekti i të provuarit, mjetet provuese dhe çmuarja e tyre të cilat janë të paraqitura nga palët dhe natyrës së rregullimit të normave juridike që rregullojnë përgjegjësinë juridike-civile, si një institut shumë i rëndësishëm i të drejtës së civile. Poashtu, duke e parë një situatë të tillë e cila mbretëron në shoqërinë tonë hulumtimi im do të përfshijë analizën e detajuar të kornizës ligjore që rregullon ërgjegjësinë e paraqitjes së barrës së provës për të provuar në një proces gjyqësor juridiko-civile. Edhe sipas sistemit tonë procedural në Republikën e Kosovës, barra e provës nuk mund të trajtohet si detyrë eskluzive e 10 palëve, sepse rolin aktiv në zbulimin e së vërtetës materiale gjykata mund ta luajë vetëm në qoftë se ngarkohet me detyrë që saktësisht ta vërtetojë gjendjen faktike, po që nevoja edhe duke marrë prova të cilat nuk i kanë propozuar palët. Në këtë studim do të përpiqem që të shpjegoj rëndësinë e provës, klasifikimit, natyrën juridike të rregullave mbi marrjen e provës, dispozitat ligjore për marrjen e provës, barra e të provuarit dhe rregullat për prezumimet ligjore, objektit të provës, pretendimet faktike si objekt i të provuarit, faktet kontesuese si objekt i të provuarit, faktet që nuk kanë nevojë të provohen, rastet në të cilat gjykata nuk merr prova për provimin e fakteve kontestuese. Ndërsa rëndësi të posaçme do t‟i jap mjeteve provuese si procedimit provues, marrjes së provës, çmuarjes dhe sigurimit të saj poashtu, pa i lënë anash edhe mjetet provuese veç e veç duke i analizuar një nga një.Link for e-copy: https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_117787.pdf Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18290 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M8702-000018 M8702-000018 Koro, B. 2018 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Bashkësia jashtëmartesore dhe fëmija jashtëmartesor sipas legjislacionit të Republikës së Maqedonisë dhe praktikës së Gjykatës Themelore në Gostivar / Pendije Shabani
![]()
Title : Bashkësia jashtëmartesore dhe fëmija jashtëmartesor sipas legjislacionit të Republikës së Maqedonisë dhe praktikës së Gjykatës Themelore në Gostivar : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Pendije Shabani, Dissertant ; Emine Zendeli, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL Publication Date: 2019 Pagination: 81 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: HYRJE
Bashkëjetesa, ndërsa është një institut i ri juridik, nga pikëpamja sociale, ajo është po aq e lashtë sa edhe martesa e familja. Edhe ndjeshmëria ligjore ndaj këtij institucioni kanë qenë sa e dukshme, po aq edhe e ndryshme në kohë të ndryshme. E drejta zakonore shqiptare dënonte bashkësinë jashtëmartesore, në ndërkohë që njihte katër lloje martesash: martesën me kurorë, martesën mbi kurorë, martesën me provë dhe martesën me grabitje. Martesat mbi kurorë ose me provë ishin llojet e martesave që ndaloheshin e dënoheshin sipas ligjit të sipërcituar. Sipas këtij ligji, ata që bashkoheshin si burrë e si grua sipas zakoneve të vendit për martesë ose që gjendeshin pa e celebruar martesën sipas ligjit, ndëshkoheshin. Në kushtet bashkëkohore të jetesës shtrohet pyetja se: a konkurrohet martesa nga bashkëjetesa? A është në rrezik martesa? Bashkëjetesa haptas ishte një dukuri sporadike aty nga fillimi i viteve ’90 ajo hyri në formatin e sjelljeve liberale. Themi kështu, sepse ndryshimet e mëdha shoqërore dhe transicioni i bëri njerëzit gradualisht më “liberal”. Kjo ndodhi me të gjithë shoqërinë. Dhe ndodhi që liberalizimi i lirive vetjake (personale) ishte ngacmimi që evidentoi këtë dukuri të fshehur. Pati një reagim kryesisht të brezit të ri, për të flakur tej moralin tradicional dhe zakonet, për të bërë ndryshe. Ritmi i shpejtë i ndyshimeve shoqërore në shumicën e vendeve të Europës në këta njëzet vitet e fundit është karakterizuar përgjithësisht nga ulja e numrit të martesave dhe rritja e numrit të shkurorëzimeve. Prirjet e reja në sjelljet bashkëshortore tregojnë se një numër i madh të rinjsh “e shyjnë” martesën ose ndoshta edhe nuk martohen fare. Martesa ligjore, e konsideruar “dikur” si e vetmja formë e ligjshme e partneritetit (marrëdhënieve) u ka lënë vendin rregullave të bashkëjetesës së çiftit ( more uxorio ). Martesat formale po e humbasin kuptimin e mëparshëm, veçanërisht në vendet e zhvilluara të Europës.Link for e-copy: https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_124950.pdf Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18981 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M8702-000108 M8702-000108 Shabani, P. 2019 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Dhuna në familje në rrethin e Gjykatës Themelore të Bujanocit prej vitit 2007 deri në vitin 2014 / Labinot Sylejmani
Title : Dhuna në familje në rrethin e Gjykatës Themelore të Bujanocit prej vitit 2007 deri në vitin 2014 : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Labinot Sylejmani, Dissertant ; Emine Zendeli, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL Publication Date: 2017 Pagination: 76 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: HYRJE
Dhuna në familje haset në shumë shoqëri njerëzore, pavarësisht nga niveli i zhvillimit ekonomik e social të tyre. Ajo është një fenomen global dhe prek të gjitha shtresat e popullsisë - të rinjë dhe të moshuar, të arsimuar apo analfabetë, të martuar apo beqarë, prek çdo kombësi, klasë, racë apo grup etnik. Ajo përfshin dhunimin e të drejtave qytetare, kulturore, ekonomike, politike dhe sociale të njeriut. Të dhënat alarmante nga e gjithë bota lidhur me shkallën e dhunës në familje konfirmojnë faktin se dhuna në familje është një problem ndërkombëtar. Në Konferencën e Katërt të Kombeve të Bashkuara në Pekin (1995) është theksuar se dhuna ndaj gruas përbën një dhunim të të drejtave njerëzore dhe përbën një pengesë në arritjen e barazisë, zhvillimit dhe paqes në shoqëri. Nuk e ekzagjerojmë po të themi se dhuna e krimi në familje këto vitet e fundit, ka "triumfuar" mbi llojet e tjera të krimeve. Për fat të keq, sot dhuna është shumë pranë nesh, pranë shtëpive tona, brenda në familje. Dhuna jeton dhe na shoqëron si pa u ndjerë, e pakontrolluar, gati si një epidemi. Njerëzit që përjetojnë dhunën, si viktima ose dëshmitarë, mësojnë (ndërmjet të tjerave) të kenë frikë, ta evitojnë dhunën ose të bëhen njëlloj të dhunshëm si dhunuesi. Shpesh dhuna kthehet në tragjedi, e në rastet më "fatlume" ajo shoqëron si hije jetën e njeriut.1 Dhuna në familje është sjellja e një anëtari të familjes që rrezikon integritetin fizik, shëndetin mendor apo qetësinë e një anëtari të familjes. Dhuna në familje është një term që zakonisht i referohet dhunës në mes të bashkëshortëve apo abuzimit bashkëshortor, por gjithashtu mund të aplikohet për të pamartuarit, partnerët intime apo vetëm tek njerëzit që jetojnë sëbashku. Dhuna në familje është një fenomen që është i pranishëm në të gjitha vendet e botës dhe në të gjitha kulturat; njerëzit e të gjitha racave, grupeve etnike, orientimit fetar, politik e seksual, në nivelet sociale dhe kulturore .2 Tërheqëja e vëmendjes së publikut për dhunën në familje filloi me paraqitjen e lëvizjes së grave, veçanërisht feminizmit dhe të lëvizjes për të drejtat e grave në vitet e shtatëdhjeta tëshekullittë 20, preokupimi kryesor i të cilitështë zgjidhja e problemittëgravetë dhunuara, agresorët e të cilëve ishin burrat e tyre.3 Ndërgjegjësimi lidhur me dhunën në familje, si dhe të kuptuarit dhe dokumentimi i veprës ndryshojnë nga vendi në vend. Është vlerësuar se në SHBA dhe Britani të Madhe vetëm një e treta e rasteve të dhunës në familje raportohet në polici. Sipas të dhënave nga Victimology Society i Serbisë, një në katër gra në Ballkan janë duke vuajtur dhunën në familje.4 Dhuna në familje është çdo formë e abuzimit fizik , seksual, psikik dhe ekonomik , të cilin e kryen një anëtar i familjes ndaj një anëtari tjetër të familjes .Ekzekutimi apo kryerja e dhunësRecord link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21576 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M8702-000410 M8702-000410 Sylejmani, L. 2017 General Collection Thesis Repository Master Not for loan E drejta familjare / Emine Zendeli
Title : E drejta familjare Material Type: printed text Authors: Emine Zendeli, Author ; Arta Selmani - Bakiu, Author ; Dejan Mickoviq, Author ; Angel Ristov, Author Publisher: Tetovë : Autori Publication Date: 2020 Pagination: 403 p. Size: 24 cm ISBN (or other code): 978-6-08-245524-2 General note: Includes bibliographical references (p. 389-403) Languages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Descriptors: Family law
North MacedoniaClass number: 346.01 Abstract: Teksti universitar E drejta familjare erdhi si rezultat i nevojës së kahmotshme për një tekst të tillë në gjuhën shqipe, të mbështetur në legjislacionin pozitiv të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Materia që përbën objektin e studimit të së drejtës familjare, si një disciplinë juridiko-pozitive është sistemuar në 7 pjesë, brenda së cilave janë trajtuar një gamë e gjërë e instituteve të së drejtës familjare. Teksti është bazuar kryesisht në legjislacionin pozitiv të Republikës së Maqedonisë së Veriut, respektivisht, në masë të madhe në Ligjin për familje (1992) të Republikës së Maqedonisë, duke përfshirë edhe ndryshimet dhe plotësimet nga sjellja e tij e deri më sot. Një pjesë e rëndësishme e tekstit, që ka të bëjë me marrëdhëniet pasurore të bashkëshortëve martesorë dhe të atyre jashtëmartesorë, mbështetet në Ligjin për pronësi dhe të drejta të tjera sendore (2001) të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që konceptet bashkëkohore për themelimin e familjes mbështeten edhe në Ligjin për fekondim të asistuar biomjekësor (2008) të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Contents note: Nocionet themelore të së drejtës familjare dhe familjes në përgjithësi për të drejtën familjare; Burimet e së drejtës familjare; Praktika e Gjzkatës Europiane për të drejtat e njeriut; Gjinia; E drejta martesore; së drejtës familjare; Nocionet themelore të së drejtës martesore; Fejesa; Lidhja e martesës; Forma për lidhja e martesës; Pasojat e martesës; Pushimi i martesës; Pasojat e pushimit të martesës; Bashkësia jashtmartesore; E drejta prindore; Adoptimi; E drjeta e kujdestarisë; Mbajtja; Marrëdhëniet pasurore; Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=19196 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status 2702-007921 346.01 Zen-dre 2020 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 2702-009023 346.01 Zen-dre 2020 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Due for return by 10/18/2023 2702-009022 346.01 Zen-dre 2020 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Due for return by 12/04/2023 2702-007920 346.01 Zen-dre 2020 General Collection SEEU Library Skopje Albanian Available 2702-008266 346.01 Zen-dre 2020 General Collection SEEU Library Skopje Albanian Due for return by 04/28/2023 2702-008268 346.01 Zen-dre 2020 General Collection SEEU Library Skopje Albanian Available
Title : E drejta e pengut dhe procedura e regjistrimit të tijë në Republikën e Kosovës : studime të doktoraturës - cikli i tretë Material Type: printed text Authors: Ekrem Salihu, Dissertant ; Emine Zendeli, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL Publication Date: 2021 Pagination: 251 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes indexLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: Abstrakt
Lëndë e studimit dhe e hulumtimit në këtë punim është e drejta e pengut në Republikën e Kosovës dhe në të drejtën komparative , ku fokusi do të përqëndrohet në analizën historike , juridike si dhe trajtime praktike të njërit prej instituteve më të rëndësishme të së drejtës sonë civile si dhe duke paraqitur karakteristikat e këtij instituti –ngjashmërit dhe dallimet në aspektin komparativ , përkatësisht karakteristikat e këtij instituti në shtetet e të drejtës kontinentale si dhe shtetet e së drejtës Anglo-Saksone. Në këtë punim do të gjeni të trajtuar faktorët bazë, kategoritë kryesore si dhe elementet e drejtpërdrejtë dhe të tërthortë që përbëjnë dhe luajnë një rol të rëndësishëm për ekzistencën dhe zhvillimin e institutit të së drejtës së pengut. Do të gjeni të trajtuar në planin historik, por edhe evoluimin e tyre në planin teorik dhe praktik. Sot kur ekonomia e tregut është në rritje e sipër, për të ruajtur shpejtësinë dhe sigurinë e transakioneve të ndryshme afariste, është më se i nevojshëm institucioni i pengut, i cili rregullon dhe siguron shmangëjen e rreziqeve te marrëdhëniet juridiko-civile. Ndikimi i kontratave të pengut si dhe të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga këto kontraktime mes palëve të cilat më tepër janë shfaqur nëpër sistemet bankare, ku një pjesë e qytetarëve të cilët kanë detyrime kreditore, si garanci bankare aplikojnë vënien peng të sendeve të luajtshme dhe të paluajtshme.
Qarkullimi i shpejtë i mallrave dhe i parasë, mungesa e disiplinës financiare etj., kanë ndikuar që kreditorët dhe debitorët të interesohen për një sigurim sa më kualitativ për sigurimin e kërkesës. Duke pasur parasysh se gjithmonë ekziston rreziku që të vijë deri të mosarkëtimi i kërkesës së kreditorit dhe me qëllim që të sigurohet kreditori, në rastet kur realizimi bëhet i pamundur ose kur kreditori kërkon që të jetë i siguruar, në konktekst të asaj se çfarë mjete mund të ketë për të arritur qëllimet e tyre që materalizohen me lidhjen e raporteve të caktuara juridike, gjegjësisht kur kreditori kërkon garanci pagesore, sistemi juridik ofron mekanizmat të cilat vendosen në dispozicion të subjekteve të së drejtës, respektivisht paraqitet e drejta e pengut, si formë kryesore e realizimit të kërkesave. E drejta e pengut si fenomen juridik dhe si mjet plotësues i sigurimit të pretendimeve duhet të sigurojë jo vetëm realizimin e të drejtave subjektive–civile, jo vetëm eleminimin e shkeljeve dhe evitimin e pabarazisë në mardhëniet juridiko-civile, por duhet të mundësojë edhe vlefshmërinë dhe efektivitetin e të drejtës në mardhëniet faktike. Sipas të drejtës pozitive e drejta e pengut është e drejtë sendore në sendin e huaj –iura in re aliena.Instituti i të drejtës së pengut është instrumenti më i sigurtë i sigurimit të kërkesës. Nga të gjitha format e të drejtës së pengut, hipoteka është instrumenti më ideal i sigurimit të kërkesës dhe me zhvillimin e hovshëm të ekonomisë së tregut, ndërtimin e sistemit bankar, investimet e huaja sa vjen e rritet roli i të drejtës së pengut e sidomos hipotekës në mardhëniet juridiko-civile. Pengu është e drejtë sendore në bazë të të cilit titullari i tij – pengmarrësi mund të kërkojë pagesën e kërkesave të tija nga sendi nëse ato nuk paguhen në afatin e caktuar.E drejta e pengut përbën një dukuri komplekse e cila përmban mardhënie të ndryshme tek të cilat nga njëra anë paraqitet kreditori pengmarrës, ndërsa në anën tjetër debitori pengdhënës dhe personat e tjerë të tretë. Roli i pengut dhe afirmimi i tij është i lidhur me ndryshimet më kualitative të sigurimit të kërkesave. Fjalët Kyqe: E drejta e Pengut,fiducia,pengu i dorës,pengu i regjistruar,hipoteka ,regjistrimi i hipotekës, shuarja e të drejtës së pengut,permbarimi në sendet e luajtshme dhe paluajtshmëri,falimentimi,shkaqet e falimentimit.
Abstract
The subject of study and research in this thesis is the right of pledge in the Republic of Kosovo and on comparative law, where the focus will be concentrated on historical, legal analysis and practical addressing of one of the most important institutes of our civil law, as well as presenting the characteristics of this institute - similarities and the differences in the comparative aspect, respectively the characteristics of this institute in the states of continental law as well as the countries of Anglo-Saxon law. In this thesis you’ll find the basic factors, key categories and also direct and indirect elements that constitutes and play an important role for the existence and development of the right of pledge institute. You will find it addressed in the historical plan, but also their evolution in the theoretical and practical plan. Today, when the market economy is growing day to day, in order to maintain the speed and security of various business transactions, the pledge institution it is more than necessary, which regulates and ensures the avoidance of risks in legal-civil relations. The impact of pledge contracts as well as the rights and obligations arising from these contracts in between the parties which have mostly appeared within the banking systems, where a part of the citizens who have credit liabilities, as bank guarantees they do apply the pledge of movable and real estate items. The rapid circulation of goods and money, the lack of financial discipline, etc, have influenced creditors and debtors to be interested in a higher quality insurance to secure the claim. Considering that there is always a risk that the creditor’s claim will not be collected, and in order to secure the creditor, in cases where the realization becomes impossible, or when the creditor seeks to be insured, in the context of what kind of means he/she can have to achieve their objectives that are materialized by linking certain legal reports, respectively when the creditor seeks payment guarantees, the legal system offers the mechanisms that are made available to the entities of the law, respectively the right of pledge arises, as the main form of claims realization. The right of pledge as a legal phenomenon and as a supplement mean of securing claims should ensure not only the realization of subjective-civil rights, not only the elimination of violations and the avoidance of inequality in legal-civil relations, but should enable the validity and effectiveness of the right in factual relations. According to the positive law, the right of pledge is an item right in a foreign item – iura in re aliena. The institute of pledge right is the safest instrument of securing the claim. Out of all types of pledge right, mortgage is the most ideal instrument for securing the claim and with the rapid development of market economy, the construction of banking system, foreign investments, the role of the right of pledge and especially the mortgage in legal-civil relations is increasing continuously. The pledge is an item right according to which its holder - the pledgee may request the payment of his claims from the item, if they are not paid within the set time limit. The right of pledge constitutes a complex phenomenon which contains various relations in which on one hand the pledgee creditor is presented, while on the other hand the pledgor debtor and other third parties. The role of the pledge and its affirmation is related to the most qualitative changes in securing of claims. Key words: Pledge right, fiducia, hand pledge, registered pledge, mortgage, mortgage registration, termination of pledge right, execution on movable items and immovable property, bankruptcy, bankruptcy reasons.Link for e-copy: https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/DR_126905.pdf Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=19853 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status D8702-000023 D8702-000023 Salihu, E. 2021 General Collection Thesis Repository Doctoral Not for loan E drejta procedurale civile / Arsen Janevski
PermalinkE drejta subjektive e trashëgimit në Republikën e Maqedonisë, Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë - Studim komparativ / Andresa Kadriu
PermalinkEkspropriimi në sistemin juridik të Republikës së Maqedonisë dhe në të drejtën komparative / Fuad Jonuzi
PermalinkFitimi i së drejtës së pronësisë në mënyrë origjinere / Korab Bokshi
PermalinkGjykata si subjekt i procedurës kontestimore / Lirika Dalipi
PermalinkPermalinkHipoteka e kontraktuar – themelimi dhe realizimi i saj sipas legjislacionit pozitiv të Republikës së Kosovës / Arlind Loxha
![]()
PermalinkInstitucioni i familjes dhe rregullimi i saj sipas legjislacionit të Republikës së Maqedonisë dhe të Drejtës së Sheriatit / Fejsal Ismaili
PermalinkInstituti i kujdestarisë dhe kompetencat e qendrës për punë sociale sipas ligji për familje të Republikës së Maqedonisë / Haxhere Shabani
PermalinkJudicial reforms and anti - corruption practices : challenges, prospects and transfer of experiences
![]()
Permalink