Title : | Hotel Bejruti | Material Type: | printed text | Authors: | Nehat Islami, Author | Publisher: | Prishtinë : Koha | Publication Date: | 2013 | Series: | Koha | Pagination: | 278 p. | Size: | 20 cm | ISBN (or other code): | 978-995-14-1791-4 | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Descriptors: | Correspondence - Albanian Literature Lebanon - History - Civil War, (1975-1990) Middle East - History
| Class number: | 956 | Abstract: | Besoj se libri i gazetarit Nehat Islami, brezit tonë mund t’i rringjallë kujtime për atë që e kemi lexuar para një gjysmë shekulli, kurse pa dyshim do të jetë një befasi shumë e këndshme për brezin e ri që lindi pas 1989-s, e që mbase mund të mendojë se gjithë ça kemi sot ka nisur më 1997 ose 1999. Ndjeva njëkohësisht kënaqësi dhe dhimbje kur për së dyti i lexova shkrimet e Nehat Islamit për Lindjen e Mesme e çerekut të fundit të sekullit XX, që e promovuan autorin si ekspert për atë pjesë të botës. Në vitet shtatëdhjetë të shekullit XX kemi pasur vetëm një universitet (UP), vetëm një gazetë të përditshme (“Rilindja”) e vetëm një TV në shqip (RTK). Pra, nuk kemi pasur si sot shumë universitete me shumë degë a seminare, kurse gazetarë, shumë gazeta të përditshme e stacioneve televizive. Por ajo gazetë e vetme kishte korrespondentë të vetët në disa rajone të botës : Nehat Islami për Lindjen e Mesme, Jusuf Buxhovi për Gjermaninë, Avni Spahiu për SHBA-në, etj. Ndonëse kanë dëshmuar veten jo vetëm si gazetarë profesionistë, jo vetëm si korrespondentë të përqëndruar në tema kulturore e historike nga kauza shqiptare në kohën kur Shqipëria jonë ishte e mbyllur për këto tema. Kështu, Nehat Islami kurrë nuk u kënaq me obligimin e vet si korrespondent me seli në Bejrut për ngjarjet e përditshme, por ai shëtiti nëpër Liban, Siri, Jordani, Egjipt, etj., gjurmëve të shqiptarëve tanë në Lindjen e Mesme. Kështu, po ai Nehati, e jo ndonjë historian yni, na zbuloi Pashko Vasën që ishte guvernator i përgjithshëm i Libanit për dhjetë vjet (1882-1892), ç’veprimtari kishte atje për çështjen kombëtare, si dhe për zhvillimin e atij vendi sa që Pashko Vasa u bë simbol që i lidh shqiptarët me libanezët. Nëse marrim, për shemmbull, vetëm shkrimet e N. Islamit për Pashko Vasën, shohim se si çdo historian që u mor me Pashko Vasën (si p.sh. Vehbi Bala e të tjerët) janë mbështetur në ato shkrime të Nehat Islamit. Po ashtu, N. Islami shtetgoi shumë here nëpër Siri e Egjipt gjurmëve të Mehmet Ali Pashës dhe kolonisë shqiptare atje, në kohën kur në arabishte theksohej përkatësia shqiptare e M. Aliut, kurse në Shqipëri njerëzit e kishin harruar libin e Aleksandër Xhuvanit që u botua në Tiranë, më 1921. Kështu, N. Islami mori në këtë rast rolin e historianit, duke gjurmuar në burim literature profesionale e duke nxjerrë në shesh shumë informata për fatin e mijëra shqiptarëve që shkuan atje me Aliun, të cilët lane shumë gjurmë deri në ditët tona në Lindjen e Mesme. Nehat Islami, në krahasim me J.Buxhovin e A.Spahiun e të tjerët, u gjet në një rajon me shumë popuj e konflikte, andaj nuk e kishte të lehtë të thellohej në rrëjnët e konflikteve dhe të mbahej me një objektivitet duke raportuar vazhdimisht për ngjarjet e dramat njerëzore që zhvilloheshin atje. Për shumë vjet që qëndroi atje, arriti të lidhet e të krijojë miqësi me udhëheqës e njerëz me përgjegjësi, qoftë në pozitë ose në opozitë, qoftë arabë ose kurdë, qoftë palestinezë ose libanezë, etj. Këto lidhje i miqësi nuk i shërbenin N. Islamit vetëm si burime për raportet e analizat e tij profesionale, por edhe në raportet e Kosovës në atë rajon. Autori u gjet në Lindjen e Mesme në momente historike, duke raportuar për ngjarjet që mbahen në mend si: Lufta civile në liban (1975-1990), me çka u bë edhe dëshmitar për shumë drama njerëzore si masakra në Tal AL-Zatar, etj. Raportet e N. Islamit aq u përcollën me interesim sa që krijuan edhe gjurmë të thella në letërsinë tonë me anë të vargjeve Enver Gjerqekut, Adem Gashit, Muhamed Kërveshit etj. Në dekadat e fundit ndryshuan shumë gjëra. Kosova u bë shtet i pavarur, përderisa njerëzit si Nehat Islami, fatmirësisht mbetën me ato vlera profesionale, sa që libri i tij, “Hotel Bejruti”, jam i bindur, do të lexohet me ëndje si dëshmi e prekshme për një kohë dhe si një analizë të thukët për ngjarjet aktuale në kohën tonë. | Contents note: | Parashtrime e një bote në vlim; Hotel Bejruti; Robërit e aeroportit të Bejrutit; Sherif al Akhavi; Gandi Libanez; Si i shpëtova snajperit; Beteja titanike për ujë; Lëngimi i detit të vdekur; Jerusalemi; Devetë fatlume; Paja e nusërisë tronditi omanin; Latrmadhëria e tij – papagalli Koko; Iraku pa llambën e Alajdinit; Mallkimi i qytetit më të vjetër në botë; Pavarësia e mohuar me shekuj; Kurdët e Irakut rikthehen në skenën e fitimtarëve; Lulet mbi barrikade; Vera e zezë palestineze; Mjeku palestinez nga Prishtina; Poezia e luftës ose shkruhet menjëherë ose heshtet; Shqiptarët e shquar në botë; Gjurmëve të Pashkov Vasës në Liban; Dyzet mijë shqiptarë ndryshojnë historinë e Orientit; Pranvera Arabe; Dëshmi e një kohe, analizë e kësaj kohe; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=16215 |
|  |